James Harden

James Edward Harden Jr. (lindi më 26 gusht 1989) është basketbollistë amerikanë i cili luan për Houston Rockets. Në vitin 2012, ai u emërua lojtari i gjashtë i vitit dhe e ndihmoi ekipin Thunder deri në finale. Ai shkoi në shkollën e lartë Artesia në Lakewood, Kaliforni.

Ai ka luajtur edhe në kombëtaren amerikane i cili fitoi medaljen e artë në Lojërat olimpike verore 2012. Ai poashtu ishte anëtarë i skuadrës të cilët fituan Kupën Botërore të Baketbollit në vitin 2014. Ai ishte kandidatë për të luajtur në Lojërat olimpike verore 2016, por u tërhoq nga skuadra.

Jeta personale

Harden u lind në Los Angeles, Kaliforni.[1] Ai është më i vogli nga tre fëmijë. Para lindjes së tij, pas lindjes së motrës së tij më të madhe, nëna e tyre pësoi një sërë abort spontanesh.[2] Hardeni është krishter . Ai ka folur për fenë e tij, duke thënë: "Dua vetëm ta falënderoj të Atin për gjithçka që ka bërë në jetën time".[3] Harden filloi të rriste mjekrën e tij të famshëm në vitin 2009, pasi qe pritoj të e rrudhur.[4] Mjekra e tij është shfaqur në këngë dhe bluza, dhe kjo i fitoi atij një miratim dhe një seri sheqerkave unike me Trolli's, ku një përshkrim i fytyrës dhe mjekrës së tij shfaqej në secilën bonbon.[5][6][7]

Më 3 gusht 2015, kompania e veshjeve sportive Adidas paraqiti një marrëveshje miratimi për Harden me vlerë 200 milionë dollarë amerikane gjatë 13 viteve të ardhshme.[8] Më 18 korrik 2019, Hardeni u bë bashkëpronar në ekipet profesionale të futbollit të Hjustonit; Houston Dynamo i MLS-së dhe Houston Dash i NWSL-së. Hardeni e shpjegoi vendimin e tij duke thënë "Hjustoni është shtëpia ime tani, dhe e pashë këtë si një mënyrë për të investuar në qytetin tim dhe për të zgjeruar interesat e mia të biznesit në të njëjtën kohë" , si dhe "Ky është qyteti im dhe unë jam këtu për të qëndruar".

Harden tregoj në serialin televiziv Starting 5 qe e ka një djalë me emrin Jace.[9]

Politikë

Më 4 tetor 2019, menaxheri i përgjithshëm i Houston Rockets, Daryl Morey, publikoi një postim në Twitter që i mbështetej protestat e Hong Kongut 2019–20 .[10] Postimi në Twitter i Morey-it rezultoi në pezullimin e marrëdhënieve me Shoqatën Kineze të Basketbollit ndaj Houston Rockets-ëve . Më vonë, Harden-i kërkoj falje ndaj Kinës, duke thenë: "Ne kërkojmë falje. Ne e duam Kinën."

Në 17 korrik, 2020, Hardeni u kritikua në masë në rrjet për mbajtjen e një maske pro-policore, qe ishte thëne të kishte lidhje me Superioritetin e Racës të Bardhë, dhe me lëvizjen "Jetat të Kaltërta kanë Rendësi". Young Thug në Twitter tha qe "ai nuk ka internet" dhe nuk është i informuar për polemiken e lidhur me temë.

  1. ↑ "Player Bio". nba.com (në anglisht). NBA Media Ventures, LLC. access–date 29 Tetor, 2020. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2025. Marrë më 17 janar 2024. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. ↑ "James Harden: Behind The Beard | E:60". YouTube. ESPN. 18 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2026. Marrë më 21 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ Thomasos, Christine (7 nëntor 2012). "James Harden Wanted Time to Pray Before Leaving OKC". Christian Post. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ Thamel, Pete (20 mars 2009). "James Harden's Style at Guard Masks His Ability at Arizona State". The New York Times. fq. B13. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ Beck, Howard (27 maj 2012). "Standing Out and Blending In". The New York Times. fq. SP7. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2022. Marrë më 24 shkurt 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ↑ Kerby, Trey (20 dhjetor 2011). "Get your very own James Harden beard thanks to this t-shirt". TheScore.com. Score Media Inc. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  7. ↑ Badenhausen, Kurt (2 shkurt 2016). "James Harden Expands His Unique Brand With Trolli Candy Endorsement". Forbes. Marrë më 23 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ↑ "Player Bio". nba.com (në anglisht). NBA Media Ventures, LLC. access–date 29 Tetor, 2020. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2025. Marrë më 17 janar 2024. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  9. ↑ "Player Bio". nba.com (në anglisht). NBA Media Ventures, LLC. access–date 29 Tetor, 2020. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2025. Marrë më 17 janar 2024. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  10. ↑ "Player Bio". nba.com (në anglisht). NBA Media Ventures, LLC. access–date 29 Tetor, 2020. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2025. Marrë më 17 janar 2024. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)