Major League Soccer

Major League Soccer
Themeluardhjetor 17, 1993 (1993-12-17)[1]
Sezoni i parë1996
VendetUnited States (27 teams)
Canada (3 teams)
KonfederataCONCACAF
KonferencatEastern Conference
Western Conference
Numri i klubeve30
Niveli në piramidë1
Kupa vendoreU.S. Open Cup
Canadian Championship
Kupa ndërkombëtareCONCACAF Champions Cup
Campeones Cup
Leagues Cup
Fituesi aktual i MLS CupInter Miami CF (1st title)
(2025)
Fituesi aktual i Supporters' ShieldPhiladelphia Union (2nd shield)
(2025)
Më shumë MLS CupLA Galaxy
(6 titles)
Më shumë Supporters' ShieldD.C. United
LA Galaxy
(4 shields each)
Më shumë paraqitjeNick Rimando (514)
Golashënuesi më i mirëChris Wondolowski (171)
Transmetuesi/tApple TV
  • United States:
  • Fox/FS1
  • Fox Deportes[A]
  • Canada:
  • TSN
  • RDS[B]
  • International:
  • See list
Faqja zyrtaremlssoccer.com
Aktualisht: 2026 Major League Soccer season

Major League Soccer (MLS) është një ligë profesionale e futbollit për meshkuj, e sanksionuar nga Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara, e cila përfaqëson nivelin më të lartë të sportit në Shtetet e Bashkuara.[2][3] Liga përbëhet nga 29 ekipe: 26 në Shtetet e Bashkuara dhe 3 në Kanada, që nga sezoni 2023.[4][5] MLS e ka selinë në Midtown Manhattan.

Kampionati paraardhës i MLS ishte North American Soccer League, i cili u organizua nga viti 1968 e deri në 1984.[6] MLS u krijua në vitin 1993 si pjesë e kandidaturës së Shteteve të Bashkuara për të organizuar FIFA Kupën e Botës 1994.[7]

Sezoni i parë i Major League Soccer u luajt në vitin 1996. Gjjthsej morën pjesë dhjetë klube.[8] Kampionati hasi vështirësi financiare dhe organizuese në vitet e para, duke humbur miliona dollarë si dhe dy klube falimentuan në vitin 2002.[9] Megjithatë, që atëherë, ndërtimi i stadiumeve të posaçme për futbollin si dhe krijimi i rregullit "Designated Player" i lejoi klubeve afrimin e shumë yjeve të futbollit si David Beckham dhe Lionel Messi. MLS filloi të gjeneronte të ardhura pas firmosjes edhe të disa kontratave fitimprurëse me televizione të ndryshme kombëtare.[10]

Në vitin 2022, me 21,000 tifozë pë lojë, MLS kishte frekuentimin mesatar të katërt më të madh të ligave kryesore sportive profesionale në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, pas National Football League (NFL) me mbi 69,000 tifozë për lojë, Major League Baseball (MLB) me mbi 26,000 tifozë për lojë dhe Canadian Football League (CFL) me mbi 21,700 tifozë për lojë.[11][12] MLS ishte liga e tetë e futbollit profesionist me pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve për ndeshje në botë deri në vitin 2018.[13]

Sezoni i rregullt i Major League Soccer fillon në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit dhe përfundon në mes të tetorit.[14] Ekipet luajnë nga 34 ndeshje secila dhe ekipi me rekordin më të mirë fiton Supporters' Shield.[15] Tetëmbëdhjetë ekipe marrin pjesë në fazën play-off, e cila nis në fund të tetorit dhe kulmon me ndeshjen finale që vendos fituesin e MLS Cup.[16]

Formati

Kampionati zakonisht fillon në fund të shkurtit ose në fillim të marsit dhe mbaron në tetor. Ekipet ndahet në bazë të pozitës gjeografike në konferencën e lindjes dhe perëndimit, duke luajtur 34 ndeshje në një kalendar jo të balancuar. Me 30 ekipe në vitin 2025, secili ekip përballet dy herë me çdo ekip tjetër të të njëjtës konferencë (në shtëpi dhe në transfertë) si dhe gjashtë ndeshje kundër ekipeve të konferencës tjetër. Sezoni 2020 ishte i pari në histori ku ekipet nuk u ndeshën kundër çdo ekipi tjetër në kampionat.[17] Në fund të sezonit të rregullt, ekipi me më shumë pikë në secilën konferencë fiton Supporters' Shield si dhe ka avantazhin e të luajturit të ndeshjeve në shtëpi gjatë fazës play-off.[18]

Ekipet marrin një pushim të shkurtër për ndeshjen vjetore All-Star Game e cila luhet në mesin e sezonit. Në ndeshje marrin pjesë lojtarët më të mirë të kampionatit. Formati i All-Star Game ka ndryshuar disa herë që nga themelimi i kampionatit: 2020 ishte viti i parë ku ekipi All-Star i MLS do të luante kundër ekipit All-Star të Liga MX të Meksikës, por ky event u anullua për shkak të Pandemisë së COVID-19.[19][20] Që nga viti 2015, dita e fundit e ndeshjeve të sezonit është quajtur si "Decision Day" (Dita e Vendimit), ku pothuajse të gjithë ekipet e dy konferencave luajnë njëkohësisht dhe transmetohen me dy dritare – një për secilën konferencë.[21]

Ndryshe nga shumica e ligave kryesore të futbollit në botë,[22] por të ngjashme me ligat e tjera në kontinentin amerikan, sezoni i rregullt i MLS pasohet nga një turnament me eliminim direkt pas sezonit për të përcaktuar kampionin e ligës. Që nga viti 2023, tetëmbëdhjetë ekipe marrin pjesën në turnament, i cili kulmon me ndeshjen finale për MLS Cup në fillim të dhjetorit.[23] Formati i sezonit 2023 përfshiu një çift ekipesh me vetëm një ndeshje me eliminim direkt për dy ekipet e fundit të çdo konference e cila do të pasohej nga një raund best-of-three (tre ndeshje); ky raund u pasua nga raunde të tjera me vetëm një ndeshje me eliminim direkt në rrugën drejt finales së MLS Cup.[24]

Kalendari pranverë-vjeshtë i Major League Soccer përplaset me kalendarin ndërkombëtar të FIFA-s. Turnamentet madhore si FIFA Kupa e Botës dhe CONCACAF Kupa Gold organizohen në verë,[25] duke bërë që disa lojtarë që marrin pjesë në këto turnamente me ekipet e tyre kombëtare të humbasin ndeshjet e kampionatit.[26] Edhe pse MLS has konsideruar për të pasur një kalendar vjeshtë-pranverë, nuk ka pasur asnjë plan konkret deri tani.[27] Nëse ky ndryshim do të bëhej, një pushim dimëror do të ishte i nevojshëm veçanërisht për ekipet që ndodhen në zona me klimë të ashpër dimri.[28][29] Gjithashtu MLS do të duhej të konkuronte me popullaritetin dhe prezencën e medias së National Football League (NFL), National Basketball Association (NBA), dhe National Hockey League (NHL), të cilat kanë një kalendar vjeshtë-pranverë.[27]

Kompeticionet e tjera

Ekipet e MLS gjithashtu luajnë në kompeticione të tjera vendore dhe ndërkombëtare. Çdo sezon, deri në dhjetë ekipe luajnë në CONCACAF Kupën e Kampioneve kundër ekipeve të tjera nga rajoni i CONCACAF. Katër ekipe të MLS kualifikohen në bazë të rezultateve të sezonit të rregullt nga viti i kaluar: kampioni i Supporters Shield, ekipi me më shumë pikë nga konferenca tjetër, kurse dy ekipet e tjera nga renditja e Supporters Shield. Ekipi i pestë që kualifikohet është fituesi në fuqi i MLS Cup. Një tjetër ekip i MLS (jo ekipe kanadeze) mund të kualifikohet duke fituar U.S. Open Cup.[30]

Ekipet

30 klubet e ligës janë të ndara midis konferencave Lindore dhe Perëndimore. MLS është zgjeruar rregullisht që nga sezoni 2005, së fundmi me shtimin e San Diego FC në vitin 2025.[31]

Liga paraqet shumë kupa rivaliteti që konkurrohen nga dy ose më shumë ekipe, mjaft shpesh rivalë gjeografikë. Çdo trofe i jepet ekipit me rekordin më të mirë në ndeshjet gjatë sezonit të rregullt që përfshijnë ekipet pjesëmarrëse. Koncepti është i krahasueshëm me trofetë e rivalitetit të luajtura nga ekipet amerikane të futbollit kolegji.[32]

MLS ofron disa nga distancat më të gjata të udhëtimit për një ligë vendase futbolli, me Vancouver Whitecaps FC dhe Inter Miami CF skuadrat më të largëta nga njëra-tjetra me 2,801 miles (4,508 km).[33] Gjatë sezonit 2018, skuadra me distancën më të shkurtër të përshkuar gjatë gjithë orarit të rregullt ishte Toronto FC me 25,891 miles (41,668 km), ndërsa më e gjata ishte Vancouver me 51,178 miles (82,363 km).[34]

Përmbledhje e klubeve të MLS-së
Konferenca Skuadra Vendndodhja Stadiumi Capacity
Lindore Atlanta United Atlanta, Georgia Mercedes-Benz Stadium 42,500
Charlotte Charlotte, North Carolina Bank of America Stadium 38,000
Chicago Fire Chicago, Illinois Soldier Field 24,995
FC Cincinnati Cincinnati, Ohio TQL Stadium 26,000
Columbus Crew Columbus, Ohio Lower.com Field 20,000
D.C. United Washington, D.C. Audi Field 20,000
Inter Miami CF Fort Lauderdale, Florida Chase Stadium 21,550
CF Montréal Montreal, Quebec Saputo Stadium 19,619
Nashville SC Nashville, Tennessee Geodis Park 30,000
New England Revolution Foxborough, Massachusetts Gillette Stadium 20,000
New York City FC The Bronx, New York Yankee Stadium 30,321
New York Red Bulls Harrison, New Jersey Sports Illustrated Stadium 25,000
Orlando City SC Orlando, Florida Inter&Co Stadium 25,500
Philadelphia Union Chester, Pennsylvania Subaru Park 18,500
Toronto FC Toronto, Ontario BMO Field 28,351
Perëndimore Austin FC Austin, Texas Q2 Stadium 20,500
Colorado Rapids Commerce City, Colorado Dick's Sporting Goods Park 18,061
FC Dallas Frisco, Texas Toyota Stadium 19,096
Houston Dynamo FC Houston, Texas Shell Energy Stadium 22,039
LA Galaxy Carson, California Dignity Health Sports Park 27,000
Los Angeles FC Los Angeles, California BMO Stadium 22,000
Minnesota United FC Saint Paul, Minnesota Allianz Field 19,400
Portland Timbers Portland, Oregon Providence Park 25,218
Real Salt Lake Sandy, Utah America First Field 20,213
San Diego FC San Diego, California Snapdragon Stadium 35,000
San Jose Earthquakes San Jose, California PayPal Park 18,000
Seattle Sounders FC Seattle, Washington Lumen Field 37,722
Sporting Kansas City Kansas City, Kansas Children's Mercy Park 18,467
St. Louis City SC St. Louis, Missouri Energizer Park 22,423
Vancouver Whitecaps FC Vancouver, British Columbia BC Place 22,120

Referime

  1. Borg, Simon (17 dhjetor 2010). "MLS celebrates 17th anniversary of formal debut". MLSSoccer.com. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 20 nëntor 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "About Major League Soccer" (në anglisht). USSoccer.com. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2014. Marrë më 16 janar 2021.
  3. . Text
  4. "St. Louis City unveil new renderings of state-of-the-art stadium ahead of 2023 MLS debut". Chicago Tribune (në anglisht). Major League Soccer. Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2021. Marrë më 20 gusht 2019.
  5. "MLS announces plans to expand to 30 teams". MLSSoccer.com (në anglisht). 18 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  6. "By The Numbers... North American Soccer League vs Major League Soccer" (në anglisht). 11 shkurt 2013. Marrë më 20 shtator 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  7. "About Major League Soccer" (në anglisht). MLSnet.com. 5 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2008. Marrë më 5 shtator 2008.
  8. "1996 Season Recap". MLSsoccer.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  9. "Major League Soccer's Most Valuable Teams". Forbes (në anglisht). 20 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  10. Chris Smith (19 gusht 2015). "Major League Soccer's Most Valuable Teams 2015". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2015. Marrë më 20 gusht 2015.
  11. David Broughton (10 prill 2023). "Attendance evolution since 2003" (në anglisht). Sports Business Journal. Marrë më 3 mars 2024.
  12. Gregory Strong (19 maj 2023). "Intentional Grounding: CFL coverage to take hit with fewer reporters on the road" (në anglisht). Toronto Star. The Canadian Press. Marrë më 3 mars 2024.
  13. Raffaele Poli; Loïc Ravenel; Roger Besson (prill 2019). "Attendances in football stadia (2003–2018)" (PDF) (në anglisht). International Centre for Sports Studies. fq. 3. Marrë më 3 mars 2024.
  14. "MLS expands playoffs, adds 2 teams in 20th season". USA Today (në anglisht). 7 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 8 janar 2015.
  15. "Major League Soccer unveils 2015 schedule, with Decision Day finale and expanded playoff format" (në anglisht). Major League Soccer. 7 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 17 qershor 2015.
  16. "MLS Cup Playoffs 101: How the 2013 postseason works" (në anglisht). Portland Timbers. 29 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  17. Victor Mather (29 tetor 2020). "In M.L.S., the Pandemic Changes the Playoff Math" (në anglisht). The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2020.
  18. "A case for the Supporters Shield". Brotherly Game (në anglisht). 21 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  19. "MLS All-Star Game creates opportunities for Portland, U.S. soccer: Editorial". The Oregonian (në anglisht). 3 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  20. "Major League Soccer Provides Updates on All-Star Game, Leagues Cup and Campeones Cup" (në anglisht). Major League Soccer. 19 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2020. Marrë më 19 maj 2020.
  21. Jayda Evans (4 tetor 2019). "Sounders have plenty to play for as Decision Day looms Sunday" (në anglisht). The Seattl eTimes. Marrë më 23 dhjetor 2024.
  22. "How the MLS Playoff Format Punishes Ambitious Teams". Forbes (në anglisht). 15 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  23. Jonathan Yardley (22 tetor 2015). "Playoffs Around the World: Global leagues use variety of different formats to determine champions". MLSsoccer.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2023. Marrë më 21 shkurt 2023.
  24. "MLS announces new playoff format for 2023 season". MLSsoccer.com. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2023. Marrë më 21 shkurt 2023.
  25. Michael Lewis (19 qershor 2010). "FIFA president Blatter says MLS needs to adopt int'l calendar to compete" (në anglisht). New York: Daily News. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 22 dhjetor 2010.
  26. "MLS May Change Its Schedule To Help The US's World Cup Bid". Business Insider (në anglisht). 22 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2012. Marrë më 24 tetor 2011.
  27. 1 2 "MLS' Garber: No plans for international calendar" (në anglisht). USA Today. 15 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2012. Marrë më 19 tetor 2011.
  28. "MLS looks at switching to international schedule" (në anglisht). USA Today. 22 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2012. Marrë më 24 tetor 2011.
  29. "Playoffs expand to 10 teams, more changes ahead". MLSsoccer.com (në anglisht). Major League Soccer. 22 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2010. Marrë më 22 dhjetor 2010.
  30. "Lamar Hunt U.S. Open Cup" (në anglisht). U.S. Soccer. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  31. Major League Soccer (18 maj 2023). "Major League Soccer awards expansion team to San Diego". Press release. https://www.mlssoccer.com/news/major-league-soccer-awards-expansion-team-to-san-diego-x9222. Retrieved 18 maj 2023.
  32. "Derby or Rivalry in MLS?" (në anglisht). 27 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2017. Marrë më 20 shtator 2014.
  33. Rosenblatt, Ryan (13 qershor 2023). "Baseball fields, playoffs, snow and All-Star Games: What new things await Lionel Messi in MLS?" (në anglisht). ESPN. Marrë më 3 mars 2024.
  34. Baer, Benjamin (5 janar 2018). "Which team will have to travel the most, least in 2018?". MLSsoccer.com (në anglisht). Marrë më 3 mars 2024.

Shënimet

  1. Spanish audio/broadcast
  2. French audio/broadcast