Jozefin Marku

Jozefin Marku
Emri i lindjesJozefin Marku
NofkaJozi
Lindi19 mars 1996 (30 vjeç)
Laç, Shqipëri
ProfesioniKëngëtar

Jozi Marku (lindur si Jozefin Marku; më 19 mars 1996) është këngëtar shqiptar. Ai studioi në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë për kanto.[1] Fillimisht u shfaq më këngën "Kur ti je me mu" me bashkëpunim me maestron shqiptar Edmond Zhulali.

Ai ishte konkurrent i sezonit të katërt të emisionit shqiptar të realitetit Big Brother VIP Albania. Në natën e gjysmëfinales më 13 prill 2025, ai sulmoi Besart Kelmendin (Gjesti) para se të lëshonte garën si i eliminuar. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës për disa orë pas daljes.[2]

Referime

  1. ↑ Kolari, Arsim (22 gusht 2016). "Jozefin Marku Me Projektin "Femna Jem" Pëlqehet Nga Publiku". TeksteShqip.com. Marrë më 2025-01-15.
  2. ↑ "Arrestimi i Jozefin Markut pasi goditi Besart Kelmendin në BBV, reagon policia e Tiranës". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-04-14.