Juliani

Juliani
Monedhë ari që paraqet një burrë me mjekërr me diademë, drejtuar djathtas. Teksti përreth skajeve lexon FL CL IVLIANVS P F AVG, në kahun orar.
Juliani në një monedhë solidus të prerë në Antioki.
me legjendën: Fl. Cl. Iulianus p.f. aug.
Perandor romak
Augustus3 nëntor 361 – 26 qershor 363 (shpallur në shkurt 360)
PredecessorKonstanci II
SuccessorJoviani
Caesar6 nëntor 355 – 360
Born331
Kostandinopojë, Perandoria Romake
Died26 qershor 363 (31–32 vjeç)
Samarra, Mesopotami, Perandoria Sasanide
Burial
Tarsus, pastaj Kisha e Apostujve të Shenjtë
SpouseHelena (m.v. 355, vdekur në vitin 360)
Names
Flavius Claudius Julianus
Regnal name
Imperator Caesar dominus noster Flavius Claudius Iulianus pius felix Augustus[1]
DinastiaKonstantiniane
FatherJulius Konstantini
MotherBasilina
ReligionPaganizmi helenistik,
më parë Krishtërimi

Juliani[a][2][3][4] (Flavius Claudius Julianus; Ἰουλιανός Script error: The function "transl" does not exist.; 331 – 26 qershor 363) ishte perandor romak nga viti 361 deri në vitin 363, si dhe një filozof dhe shkrimtar i shquar në greqisht.[5] Refuzimi i tij i krishtërimit dhe promovimi i helenizmit neoplatonik në vend të tij, bëri që në traditën e krishterë ai të kujtohej si Julian Apostati.[6][7]

Jeta e hershme

Një nip i Kostandinit të Madh,[8] Juliani ishte një nga të paktët në familjen perandorake që i mbijetoi spastrimeve dhe luftërave civile gjatë mbretërimit të Konstantinit të II, Konstansit dhe Kostancit II, kushërinjve të tij. Babai i tij, Julius Konstantini, gjysmë-vëllai i vogël i Kostandinit I, ndërsa mamaja ishte një fisnike bitiniane e quajtur Basilina, vajza e një zyrtari të lartë, të quajtur po Julian, i cili kishte shërbyer si prefekt pretorian dhe kreu i qeverisë nën perandorin e mëparshëm, Licini. Nëna e tij vdiq pak pas lindjes së tij dhe ai e kaloi fëmijërinë e tij në Kostandinopojë, duke formuar një lidhje të fortë me qytetin. Juliani me gjasa u rrit me greqishten si gjuhë të parë.[9] dhe duke qenë nipi i perandorit të parë të krishterë, Kostandinit, ai u rrit nën besimin e krishterë.[10]

Në trazirat pas vdekjes së Kostandinit I në vitin 337, në mënyrë që të siguronte sundimin e tij dhe të vëllezërve të tij, kushëriri i Julianit, Konstantini II, duket se ka drejtuar një masakër ndaj shumicës së të afërmve të Julianit. Thuhet se Konstantini II urdhëroi vrasjet e shumicës së pasardhësve nga martesa e dytë e Konstanc Klorit dhe Theodorës, duke lënë vetëm Julius Konstantinit dhe vëllezërit e tij, Konstancin II dhe Konstansin, si dhe kushërinjtë e tyre, Julianin dhe Konstant Galin (gjysmë-vëllai i Julianit), si meshkuj të mbijetuar të afërm të perandorit Kostandin. Konstantini II, Konstanci II dhe Konstansi u shpallën bashkë-perandorë, duke sunduar secili një pjesë të territorit romak. Juliani dhe Gali u përjashtuan nga jeta publike, u mbikëqyrën në mënyrë strikte gjatë rinisë së tyre dhe iu dha një edukim i krishter. Me gjasa ata u shpëtuan nga mituria e tyre. Nëse shkrimet e mëvonshme të Julianit duhet të besohen, Konstantini më vonë do të vuante nga fajësia në masakrën e vitit 337.[11]

Juliani mbeti jetim si fëmijë pasi babai i tiju ekzekutua në vitin 337 dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij nën mbikëqyrjen e ngushtë të Konstantinit.[12] Fillimisht u rrit në Bitini, nga gjyshja nga nëna. Megjithatë, perandori e lejoi Julianin të ndiqte lirisht një arsim në lindjen greqishtfolëse, me rezultatin që Juliani u bë jashtëzakonisht i kulturuar për një perandor të kohës së tij.[13] Në moshën shtatë vjeçare ai qe nën mbrojtjen e Eusebit, peshkopi gjysmë-arian i Nikomedisë dhe u mësua nga Mardoni, një eunuk got, rreth të cilit më vonë ai shkroi me ngrohtësi. Pasi Eusebi vdiq në vitin 342, si Juliani ashtu dhe Gali u zhvendosën në pronat perandorake të Macellum-it në Kapadoki. Aty Juliani u njoh me peshkopin e krishter Xhorxhin e Kapadokisë, i cili i huazoi atij libra nga tradita klasike. Në moshën 18 vjeçare ekzili u hoq dhe ai banoi shkurtimisht në Kostandinopojë dhe Nikomedi.[14] Ai u bë një lektor, një zyrë e vogël në kishën e krishterë dhe shkrimet e tij të mëvonshme tregojnë një njohuri të hollësishme të Biblës, me gjasa të marë në jetën e hershme.

Konvertimi i Julianit nga Krishtërimi në paganizëm ndodhi në moshën 20 vjeçare. Duke kujtuar jetën e tij në vitin 362, Juliani shkroi se ai kishte kaluar 20 vjetë në mënyrën e Krishtërimit dhe 12 në mënyrën e vërtetë. d.m.th. mënyrën e Heliosit. Juliani e filloi studimin e tij të Neoplatonizmit në Azinë e Vogël në vitin 351, fillimisht nën Aedesiusin, filozof dhe pastaj studentin e Aedesiusit, Eusebin e Mindit. Ishte nga Eusebi që Juliani mësoi idetë e Maksimit të Efesit, të cilin Eusebi e kritikonte për formën e tij më tepër mistike të theurgjisë neoplatonike. Eusebi e raporton takimin e tij me Maksimin, në të cilin ai e ftoi atë në tempullin e Hekatës dhe duke kënduar një hymn, bëri që statuja e hyjneshës së buzëqeshte dhe pishtari i saj të ndizej. Eusebi thuhet se i tregoi Julianit se ai Nuk duhet të mrekullohet nga këto gjëra, madje as siç u mrekullova unë, por beso se gjëja me rëndësinë më të lartë është purifikimi i shpirtit që arrihet nëpërmjet arsyes. Megjithë paralajmërimin e Eusebit në lidhje me mashtrimet e shtriganerisë dhe magjisë që mashtrojnë ndjesitë dhe veprat e komplotistëve që janë njerëz të marrë i përhumbin ushtrimet e fuqisë tokësore dhe materiale, Juliani u intrigua dhe kërkoi Maksimin si mentorin e tij të ri. Sipas historianit Eunapius, kur Juliani u largua nga Eusebi, ai i tha mësuesit të mëparshëm mirupafshim dhe kushtoja veten librave të tu. Më ke treguar njeriun për të cilin isha në kërkim.[15]

Konstantini II vdiq në vitin 340, kur ai sulmoi vëllain e tij, Konstansin. Konstansi nga ana tjetër ra në vitin 350 në luftë me uzurpatorin Magnetius. Kjo e la Konstancin e II si perandorin e vetëm të mbetur. Në nevojë për mbështetje, në vitin 351 ai e bëri gjysmë-vëllain e Julianit, Galin, çezar të Lindjes, ndërsa Konstanci II vetë e ktheu vëmendjen nga perëndimi te Magnetiusi, të cilin ai e mundi vendosmërisht atë vit. Në vitin 354 Gali, i cili kishte imponuar një sundim terrori mbi territoret nën drejtimin e tij, u ekzekutua. Juliani u thirr në oborrin e Konstancit në Mediolanum në vitin 354 dhe e mbajti për një vit, nën dyshimin e intrigave tradhëtare, në fillim me vëllain e tij dhe pastaj me Klaud Silvanin; ai u pastrua, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së perandores Eusebia në anën e tij dhe iu lejua të studionte në Athinë (Juliani ia shpreh mirënjohjen e tij perandores në oracionin e tij të tretë).[16] Ndërsa ndodhej aty, Juliani u njoh me dy njerëz që më vonë do të bëheshin peshkopë dhe shenjtorë: Grigor Teologun dhe Vasilin e Kajserit. Në të njëjtën periudhë, Juliani u iniciua në Misteret Eleuzine, të cilat më vonë do të përpiqej ti restauronte.

Sundimi

Pasi u përballë me rrebelimet e Magnentiusit dhe Silvanit, Konstanci II ndjeu nevojën për një përfaqësues permanent në Gali. Në vitin 355, Konstanci II e thirri Julianin në Mediolanum dhe më 6 nëntor e bëri atë çezar të perëndimit, duke e martuar atë me motrën e tij, Helenën. Konstanci, pas përvojës së tij Galin, synonte që përfaqësuesi i tij të ishte më tepër kre figurativ, sesa një pjesëmarrës aktiv në ngjarje, kështu ai e dërgoi Julianin në Gali me një shpurë të vogël, duke menduar se prefektët e tij aty do ta mbanin atë nën kontroll. Në fillim refuzues për ta shkëmbyer jetën e tij studiuese për luftën dhe politikën, në vijim Juliani shfrytëzoi çdo mundësi për ta përfshirë veten në çështjet e Galisë.[17] Në vitet në vazhdim ai mësoi se si të drejtonte dhe pastaj menaxhonte një ushtri, nëpërmjet një serie fushatash kundër fiseve gjermanike që ishin vendosur në të dyja anët e Rinit.

Megjithë papërvojën e tij, Juliani tregoi sukses të papritur në kapacitetin e tij të ri, duke mposhtur dhe kundërsulmuar sulmet gjermane nëpër Rhine dhe duke inkurajuar kthimin në prosperitet të provincave të shkatërruara.[12] Gjatë fushatës së tij të parë në vitin 356, Juliani drejtoi një ushtri në Rin, ku ai sulmoi banorët dhe rekuperoi mjaft qytete të rëna në duart e frankëve, duke përfshirë Colonia Agrippina (Këlni). Nën brezin e tij, ai u tërhoq me sukses për dimërim në Gali, duke i shpërndarë forcat e tij për të mbrojtur qytete të ndryshme dhe duke zgjedhur qytetin e vogël të Senonit, afër Verdunit për të pritur pranëverën.[18] Ky doli të ishte një gabim taktik, pasi ai ishte lënë me forca të pamjaftueshme për tu mbrojtur kur një kontigjent i madh frankësh e rrethuan qytetin dhe Juliani u mbajt virtualisht rob aty, për mjaft muaj, derisa gjenerali i tij, Marcellus denjoi ta lironte. Marrëdhëniet midis Julianit dhe Marcellusit duket se kanë qenë të dobëta. Konstanci pranoi raportimin e Julianit për ngjarjet dhe Marcellusi u zëvendësua si magister equitum nga Severi.[19][20]

Viti pasues pa një operacion të përbashkët të planifikuar nga Konstanci për të rifituar kontrollin e Rinit nga fiset gjermanike që ishin ndarë përgjatë lumit. Nga jugu magister peditum-i i tij, Barbatio do të vinte nga Milanoja dhe ti grumbullonte forcat në Augst, pastaj të nisej drejtë veriut me 25,000 ushtarë; Juliani me 13,000 trupa do të lëvizte drejtë lindjes nga Durocortorum-i (Reimsi). Megjithatë, ndërsa Juliani po marshonte, një grup Laeti do të sulmonte Lugdunumin (Lioni) dhe Juliani u vonua në mënyrë që të merej me ta. Kjo e la Barbation të pa mbështetur dhe thellë në territorin aleman, kështu që ai u ndje i detyruar të tërhiqej mbrapa. Në këtë mënyrë operancioni i koordinuar kundër fiseve gjermanike dështoi.[20][21]

Me Barbation jashtë kuadrit, mbreti Knodomarius drejtoi një konfederatë forcash alemane kundër Julianit dhe Severit në Betejën e Argentoratit. Romakët ishin shumë më të paktë[20] dhe gjatë nxentësisë së betejës një grup prej 600 kalorësish në krahun e djathtë dezertuan,[22] megjithatë, duke përfituar nga kufizimet e terrenit, romakët arritën një fitor vendimtare. Armiku i ndoq dhe u drejtua për te lumi. Mbreti Knodomarius u kap dhe më vonë u dërgua te Konstanci në Mediolanum.[23][24] Amian Marcelini, i cili ishte pjesëmarrës në betejë, e portretizon Julianin në krye të zhvillimeve të betejës[25] dhe përshkruan se si ushtarët, për shkak të këtij suksesi, e brohoritën Julianin duke u përpjekur ta bënin atë august, por që ai e refuzoi. Më vonë ai i shpërbleu ata pë trimërinë e tyre.[26]

Në vend që të ndiqte armiqtë përgjatë Rinit, Juliani tani përparoi për të ndjekur Rinin nga veriu, itinerari që ai ndoqi vitin e mëparshëm gjatë rrugës së kthimit në Gali. Në Moguntiacum (Majnci), gjithësesi, ai e kapërceu Rinin në një ekspeditë që depërtoi thellë në atë që tashmë është Gjermania dhe detyroi tre mbretëri vendore të nënshtroheshin. Ky aksion u tregoi alemanëve se Roma ishte prapë e pranishme dhe aktive në zonë. Gjatë rrugës së tij të kthimit në zonën e dimërimit në Paris ai u përballë me një bandë frankësh që kishin marrë kontrollin e disa fortesave të braktisura përgjatë lumit Meuse. [27][23]

Në fund të vitit 257 Juliani, me prestigjin e fitores së tij ndaj alemanëve, që i dha atij vetëbesim, parandaloi një rritje taksash nga prefekti pretorian gal Florentius dhe mori vetë përsipër provincën e Belgica Secunda. Kjo ishte përvoja e parë e Julianit me administrimin civil, ku pikëpamjet e tij ishin ndikuar nga edukimi i tij liberal në Greqi. Ngushtësisht ai ishte një rol që i përkiste prefektit pretorian. Megjithatë, Florentiusi dhe Juliani u përplasën shpesh mbi administrimin e Galisë. Përparësia kryesore e Julianit, si çezar dhe komandant i përgjithshëm i Galisë, ishte të dëbonte barbarët që depërtonin kufirin e Rinit. Ai kërkoi të fitonte mbështetjen e popullsisë qytetare, e cila ishte e nevojshme për operacionet e tij në Gali dhe gjithashtu të tregonte ushtrisë së tij gjerësisht gjermanike, avantazhet e sundimit perandorak romak. Në këtë mënyrë Juliani e ndjente të nevojshme të rindërtonte kushte stabile dhe paqësore në qytetet dhe fshatrat e rrënuara. Për këtë arsye, Juliani u përplas me Florentiusin mbi përpjekjen e këtij të fundit për rritjen e taksave dhe burokracinë e korruptuar të tij.

Në vitin 358, Juliani do të arrite fitore mbi frankët salianë në Rinin e Poshtëm, duke i vendosur ata në Toksandria në Perandorinë Romake, në veri të qytetit të tanishëm të Tongerenit dhe mbi çamavit, që u dëbuan prapë në Hamaland.

Konstanci II u përpoq të mbante disa mënyra kontrolli mbi çezarin, që shpjegon largimin e këshilltarit të ngushtë të Julianit nga Galia, Saturninius Secundus Salutius. Largimi i tij nxiti shkrimin e oracionit të Julianit Ngushëllim pas largimit të Salutiusit.[28]

Në vitin e katërt të qëndrimit të Julianit në Gali, perandori sasanid Shapuri II, pushtoi Mesopotaminë dhe mori qytetin e Amidës pas një rrethimi 73-ditësh. Në shkurt 360, Konstanci II urdhëroi më shumë se gjysmën e trupave galike të Julianit ti bashkoheshin ushtrisë së tij lindore, urdhëri e anashkalonte Julianin dhe u drejtohej drejtpërdrejtë komandantëve. Megjithëse Juliani në fillim u përpoq ta zbatonte urdhërin, ai provokoi një kryengritje nga trupat e petulantëve, të cilët nuk kishin dëshirë të largoheshin nga Galia. Sipas historiani Zosimos, oficerët e ushtrisë ishin përgjegjës për shpërndarjen e një trakti anonim që ankohej kundër Konstancit, duke iu frikësuar fatit të Julianit. Në mënyrë të shquar mungonte Florentiusi, i cili ishte rrallë nga Juliani, megjithëse tani mbahej i angazhuar duke organizuar furnizime në Vjenë dhe largë nga ndonjë përplasje që mund të shkaktonte urdhëri. Më vonë Juliani do të fajësonte atë për mbërrijten e urdhërit nga Konstanci II. Amian Marcelini sugjeron madje se frika se mos Juliani fitonte më shumë popullaritet se vetja bëri që Konstanci të dërgonte urdhërin me kërkesën e Florentiusit.[29]

Në vitin 360, trupat e shpallën Julianin august në Lutetia (Paris), duke shkaktuar një luftë me Konstancin. Megjithatë kjo çoi në një përpjekje shumë të zhdërvjelltë ushtarake për të siguruar ose fituar mbështetjen e të tjerëve. Por lufta civile do të shmangej nga vdekja e e Konstacit më 3 nëntor, i cili, në dëshirën e tij të fundit, disa burime thonë se ai e njohu Julianin si pasuesin e tij legjitim.

Në vitin 363, Juliani filloi një fushatë ambicioze kundër Perandorisë Sasanide. Ai u nis nga Antiokia, me një ushtri prej rreth 65,000–83,000 ose 80–90,000 vetash[30] dhe u drejtua në veri drejtë Eufratit. Fushata ishte fillimisht e suksesshme, duke siguruar një fitore jashtë Ktesifonit në Mesopotami.[31] Megjithatë, ai nuk u përpoq të rrethonte kryeqytetin. Në vend të kësaj, Juliani u zhvendos në zemrën e Persisë, por shpejt u përball me probleme furnizimi dhe u detyrua të tërhiqej drejt veriut, ndërsa ngacmohej pandërprerë nga sulmues persianë. Gjatë Betejës së Samarrës, Juliani u plagos për vdekje në rrethana misterioze.[32][13] Ai u pasua nga Joviani, një oficer i lartë në gardën perandorake, i cili ishte i detyruar të dorëzonte territorin, përfshirë Nisibis, për të shpëtuar forcat romake të bllokuara.[33]

Juliani ishte një njeri me karakter jashtëzakonisht kompleks: ai ishte "komandant ushtarak, teozof, reformator social dhe njeriu i letrave".[34] Ai ishte sundimtari i fundit jo i krishterë i Perandorisë Romake dhe ai besonte se ishte e nevojshme të rivendoseshin vlerat dhe traditat e lashta romake të Perandorisë në mënyrë që të shpëtohej nga shpërbërja.[35] Ai spastroi burokracinë shtetërore të rëndë dhe u përpoq të ringjallte praktikat tradicionale fetare romake në kurriz të krishterimit . Përpjekja e tij për të ndërtuar një Tempull të Tretë në Jerusalem, ndoshta kishte për qëllim të dëmtonte krishterimin sesa t'i kënaqte hebrenjtë.[13] Juliani gjithashtu i ndaloi të krishterët të mësonin dhe të mësonin tekste klasike.[36]

Juliani, emri i plotë i të cilit ishte Flavius Claudius Julianus, lindi në Kostandinopojë, ndoshta në vitin 331, në familjen e perandorit në fuqi, Kostandinit I.[8] Babai i tij ishte Julius Constantius, gjysmë-vëllai më i vogël i Konstandinit, dhe nëna e tij ishte një fisnike bitiniane e quajtur Basilina, e bija e një burokrati të rangut të lartë, Julianus, i cili kishte shërbyer si prefekt pretorian dhe kreu i qeverisë nën perandorin e ndjerë Licinius.[9] Nëna e Julianit vdiq pak pasi ai lindi dhe ai e kaloi fëmijërinë e tij në Konstandinopojë, për të cilën ndihej gjithmonë i lidhur.[10] Juliani ndoshta u rrit me greqishten si gjuhë të tij të parë,[9] dhe, duke qenë nipi i perandorit të parë të krishterë të Romës, ai u rrit nën besimin e krishterë.[10]

Veprat

Juliani shkroi mjaft vepra në greqisht, disa prej të cilave kanë mbijetuar deri në kohët e tanishme.

Budé Data Vepra Koment Wright
I 356/7[37] Panegjerik në nder të Konstancit Shkruar për të siguruar Konstancin se ai ishte në anën e tij. I
II ~Qershor 357[37] Panegjerik në nder të Eusebias Shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Eusebias. III
III 357/8[38] Veprat Heroike të Konstancit Tregon mbështetjen e tij për Konstancin, ndërsa ishte kritik. (ndonjëherë i quajtur "panegjeriku i dytë për Konstancin".) —
IV 359[39] Ngushëllim pas largimit të Salutiusit[40] Vuajtja për heqjen e këshilltarit të ngushtë në Gali. VIII
V 361[41] Letër Senatit dhe Popullit të Athinës Një përpjekje për të shpjeguar veprimet që çuan në rrebelimin e tij. –
VI Fillimi i v. 362[42] Letër Themistius Filozofit Përgjigje për një letër nga Themistiusi, duke nënvizuar leximin politik të Julianit. –
VII Mars 362[43] Për Herakleos Cinikun Përpjekje për të përcaktuar përgjegjësitë fetare të cinikëve. VII
VIII ~Mars 362[44] Për Nënën e zotave Një mbrojtje e traditave helene dhe romake. V
IX ~Maj 362[45] Për cinikët e paedukatë Një tjetër sulm mbi cinikët të cilit ai mendonte se nuk ndiqnin parimet e cinizmit. VI
X Dhjetor 362[46] Çezarët[47] Satirë që përshkruan një garë mes perandorëve romakë se kush është më i miri. Tepër kritik ndaj Kostandinit. –
XI Dhjetor 362[48] Për Mbretin Helios Përpjekje për të përshkruar fenë romake si ai e shihte. IV
XII Fillimi i v. 363[49] Misopogon, ose Mjekërr-urryesi Shkruar si një satirë mbi veten, ndërsa sulmonte popullin e Antioisë për mungesë mbështetjeje. –
– 362/3[50] Kundër Galileasve Polemikë kundër të krishterëve, që tashmë mbijeton vetëm si fragmente. –
– 362 Fragment i një letre ndaj një prifti Përpjekje për të kundërbalancuar ndaj aspekteve që ai mendonte se ishin pozitive te Krishtërimi. –
– 359–363 Letra Letra personale dhe publike gjatë kohës së gjatë të karrierës së tij. –
– ? Epigrame Një numër i vogël veprash në vargje të shkurtra. –

Budé tregon numrin e përdorur nga Athanassiadi në botimin Budé (1963 & 1963) të Veprës së Julianit. Wright tregon numrin e oracionit të caktuar në botimin e W. C. Wright të veprave të Julianit.

Pema familjare

Perandorët paraqiten me kënde të rrumbullakosura me datat si augusti, emrat me një vijë kufizuese më të trashë paraqiten në të dy seksionet.

1: Prindërit dhe gjysmë-vëllezërit dhe motrat e Kostandinit

Klaudi II, 268–270,
prejardhje e fabrikuar
HelenaKonstanc Klori, 305–306Flavia Maximiana Theodora
Konstantini I, 306–337Flav DalmatiHanibalianiFlavia Julia KonstantinaLicini, 308–324AnastasiaBasiani
GallaJulius KonstantiniBasilinaLicini IIEutropiaVirius Nepotiani
HanibalianiKonstantinaKonstant GaliJuliani, 360–363HelenaNepotiani


2: Fëmijët e Kostandinit

MinervinaKonstantini I, 306–337Fausta
KrispiKonstantini II, 337–340Konstansi, 337–350HanibalianiKonstantinaKonstant Gali
FaustinaKonstanci II, 337–361HelenaJuliani, 360–363
Graciani, 367–383Konstantia

Shih edhe

Shënime

  1. ↑ Rrallë Juliani II. Përcaktimi "Juliani I" përdorej ose për perandorin Didius Julianus (mb.v.v. 193), ose usurpatori Sabinus Julianus (mb.v. 283–285). Edhe më shpesh ai quhet Juliani III.

Referime

  1. ↑ Browning, f. 103.
  2. ↑ David Sear (2014). Roman Coins and Their Values (në anglisht). Vëll. 5. Londër: Spink. fq. 267.
  3. ↑ D. Margetić, "Antoniani of Julian of Pannonia", Num. vijesti, broj 63., 2010
  4. ↑ Kunsthistorisches Museum Wien, "Evil Emperors", 2019
  5. ↑ Grant, Michael (1980). Greek and Latin authors, 800 B.C.–A.D. 1000, Part 1000 (në anglisht). H. W. Wilson Co. fq. 240. ISBN 978-0-8242-0640-6. Julian Apostati (Flavius Claudius Julianus), perandor romak dhe shkrimtar grek, lindi në Kostandinopojë në vitin 332 dhe vdiq në vitin 363.
  6. ↑ Gibbon, Edward. "Kapitulli 23". The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht).
  7. ↑ Hans-Ulrich Wiemer; Stefan Rebenich, red. (20 janar 2020). A Companion to Julian the Apostate (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-41631-4.
  8. 1 2 Bowersock 1978, ff. 21–22.
  9. 1 2 3 Browning 1975, f. 32.
  10. 1 2 3 Bowersock 1978, f. 22.
  11. ↑ Juliani (2014). Wilmer Cave Wright (red.). Orations 6-8. Letters to Themistius, To the Senate and People of Athens, To a Priest. The Caesars. Misopogon (në anglisht). Vëll. 2. Harvard University Press. fq. 241–294. ISBN 978-067499032-6.
  12. 1 2 Oxford Dictionary of Late Antiquity, "Julian the Apostate", fq. 839
  13. 1 2 3 "Julian". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 23 gusht 2018.
  14. ↑ Hunt 1998, ff. 44–45.
  15. ↑ Eunapi (1921). "Maximus". Lives of the Philosophers and Sophists (në anglisht). Tertullian.org. fq. 428–461.
  16. ↑ Browning 1975, ff. 74–75.
  17. ↑ Potter 2004, f. 499.
  18. ↑ Drinkwater 2007, f. 220.
  19. ↑ Hunt 1998, f. 49.
  20. 1 2 3 Potter 2004, f. 501.
  21. ↑ Hunt 1998, ff. 50–51.
  22. ↑ D. Woods (gusht 1997). "On the Standard-Bearers at Strasbourg: Libanius, or. 18.58-66". Mnemosyne (në anglisht). 50 (4): 479.
  23. 1 2 Hunt 1998, f. 51.
  24. ↑ Potter 2004, ff. 501–502.
  25. ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 16.12.27ff, 38ff, 55
  26. ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 16.12.64–65
  27. ↑ Drinkwater 2007, ff. 240–241.
  28. ↑ Antanassiadi & p69.
  29. ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 20.4.1-2
  30. ↑ Bowersock 1978, f. 108.
  31. ↑ Phang et al. 2016.
  32. ↑ "Ancient Rome: The reign of Julian". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 23 gusht 2018.
  33. ↑ David Potter (2009). Rome in the Ancient World - From Romulus to Justinian (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 289. ISBN 978-050025152-2.
  34. ↑ Glanville Downey, "Julian the Apostate at Antioch", Church History, Vol. 8, No. 4 (December 1939), pp. 303–315. See p. 305.
  35. ↑ Athanassiadi, p. 88.
  36. ↑ David Potter (2009). Rome in the Ancient World - From Romulus to Justinian (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 288. ISBN 978-050025152-2.
  37. 1 2 Athanassiadi, p. 61.
  38. ↑ Athanassiadi, pp. 62–63.
  39. ↑ Athanassiadi, fq.69
  40. ↑ Tradita e dorëshkrimit përdor emrin "Sallustius", por shiko Bowersock, fq. 45 (futnota #12), dhe Athanassiadi-n, fq. 20.
  41. ↑ Athanassiadi, p. 85.
  42. ↑ Athanassiadi, p. 90.
  43. ↑ Athanassiadi, p. 131.
  44. ↑ Athanassiadi, p. 141, "at the same time" as To The Cynic Heracleios.
  45. ↑ Athanassiadi, p. 137.
  46. ↑ Athanassiadi, p. 197, shkruar për festën e Saturnalias, që fillon më 21 dhjetor.
  47. ↑ "Julian: Caesars – translation". www.attalus.org (në anglisht).
  48. ↑ Athanassiadi, p. 148, nuk jep një datë të qartë. Bowersock, fq. 103, e daton atë gjatë kremtimit të Sol Invictus, më 25 dhjetor, pak pasi kishte shkruar Çezarët.
  49. ↑ Athanassiadi, fq. 201, e daton atë "afër fundit të qëndrimit të tij në Antioki".
  50. ↑ Athanassiadi, fq. 161. – Kundër Galileasve

Bibliografiaa

Burimet e lashta

Burime moderne

Lidhje të jashtme