KB Tirana

KB Tirana
KB Tirana
KB Tirana
Të dhëna bazë
Pseudonimi(et) Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
Themelimi 1946
Stadiumi Salla Sportive "Farie Hoti"
Kapaciteti 1.200 vende
Pronari Spiro Koleka
Liga Liga e Basketbollit e Shqipërisë
2022-2023 1
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

KB Tirana janë një skuadër që merr pjesë në Ligën e Basketbollit të Shqipërisë. Është ekipi i dytë historikisht më i suksesshëm në kampionatet e Basketbollit shqiptar pas B.C. Partizani Tirana, me 21 tituj kampioni të fituar.[1]

Historia

KB Tirana janë 21 herë Kampionë të Shqipërisë, 20 herë fitues të Kupës dhe 9 herë fitues të Superkupës në basketboll për meshkuj. Tirana ka grumbulluar plot 50 trofe madhorë, më shumë se çdo ekip tjetër në Shqipëri.

KB Tirana kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Të paharrueshme ndeshjet kundër finalistëve të Ligës Evropiane të Basketbollit, KK Split në turin e 2të (pasi kishin eliminuar në turin e 1rë belgët e Cercle Jeunesse duke i fituar të dyja ndeshjet) ekipi bardhë e blu bëri një paraqitje të mirë përpos humbjeve 77-90 në Tiranë dhe 58-85 në Split. Apo ndeshjet kundër Fituesve të Kupës së Kupave në sezonin 1973-74, KK Crvena Zvezda (Ylli i Kuq Beograd), në humbjet brenda dhe jashtë 83-99 dhe 70-114.

Që prej vitit 1999, një epokë e re nisi për ekipin bardhë e blu. Pasi fituan 8 trofe brenda periudhës 1999-2003, pas një ndërprerje të shkurtër mes viteve 2004-06, bardhë e blutë u rikthyen duke koleksionuar pothuajse cdo trofe të vënë për tu fituar. Duke marrë 5 tituj Kampionë, 5 Kupa dhe 5 Superkupa. Dobësimi i përkohshëm i ekipit në sezonin 2012 dhe forcimi i rivalëve bëri që për 4 vjet të mos fitoheshin trofe, por Tirana u rikthye sërish fuqishëm duke vazhduar të fitojë trofe të tjerë, madje edhe me paraqitje dinjitoze në Ligën Ballkanike.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" (kapaciteti 3.000 ulur) ose Pallatin e Sportit "Farie Hoti" (kapaciteti 1.200 ulur).

Arritjet Kombëtare

Liga e Basketbollit e Shqipërisë - 21 (1946, 1948, 1949, 1950, 1957, 1961, 1962, 1963, 1965, 1971, 1999, 2001, 2002, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2017, 2018, 2023)

Kupa e basketbollit e Shqipërisë - 20 (1961, 1962, 1963, 1969, 1971, 1973, 1977, 1988, 2000, 2001, 2002, 2007, 2008, 2009, 2011, 2012, 2016, 2017, 2018, 2022, 2024) (rekord)

Superkupa e basketbollit e Shqipërisë - 9 (2001, 2003, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2017, 2023) (rekord)

KB Tirana (femra)

Për informacione mbi ekipin e basketbollit për femra shiko PBC Tirana (femra)

Referime

  1. "Historia e kampioneve shqiptare meshkuj". Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2012.

Shih edhe