Kadri Veseli
Kadri Veseli | |
|---|---|
![]() | |
| Lider i Opozitës | |
| Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 3 Qershor 2020 | |
| Paraprirë nga | Albin Kurti |
| Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) | |
| Në detyrë 9 Mars 2016 – 5 Nëntor 2020 | |
| Paraprirë nga | Hashim Thaçi |
| Pasuar nga | Enver Hoxhaj (në detyrë) |
| Kryetar i Kuvendit të Kosovës | |
| Në detyrë 8 Dhjetor 2014 – 22 Gusht 2019 | |
| Paraprirë nga | Jakup Krasniqi |
| Pasuar nga | Glauk Konjufca |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 31 Maj 1967 Mitrovicë e Kosovës, ish-Jugosllavi (tani Kosovë) |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Demokratike e Kosovës (PDK) |
| Punësimi | Politikan Jurist |
| Nënshkrimi | ![]() |
Kadri Veseli (lindi më: 31 Maj 1967) ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në fakultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjike në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Veseli flet gjuhën angleze, gjermane dhe serbe. Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Veseli është një nga liderët e ri të lëvizjes studentore gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e njerëzve dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi.
Veseli u dënua më 16 shtator 2026 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 18 vjet burgim, pasi u shpall penalisht përgjegjës për ndalim/arrestim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje, si krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.[1][2][3][4][5]
Jeta
Ai është i martuar me bashkëshorten e tij Violetën dhe kanë 4 fëmijë.
Veprimtaria ushtarake
Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të UÇK-së ndryshe i njohur si Zbulim-Kundër Zbulim(G-2), deri në fund të luftës kur u shndërrua në të ashtuquajturin Shërbimi Informativ i Kosovës ose SHIK.
Veprimtaria politike
SHIK, një organizatë e inteligjencës në Kosovën e pas luftës, e cila ishte apostrofuar si e lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës nga kundërshtarët politik të kësaj të fundit. ShIK-u zyrtarisht përmbylli misionin në vitin 2008 kur Kadri Veseli shpalli shpërbërjen e saj. Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. Veseli u votua kryetar i Kuvendit të Kosovës më 8 dhjetor 2014. Ai është ngritur si kreu i partisë PDK pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e liroi postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit të Kosovës.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.
Shiko edhe
Referime
- ↑ "Summary of Trial Judgment in Specialist Prosecutor v. Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, and Jakup Krasniqi (KSC-BC-2020-06)" (PDF) (në anglisht).
- ↑ "Dënohen ish-krerët e UÇK-së". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2026-09-16.
- ↑ "Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet".
- ↑ "Katërshja e UÇK-së dënohet me 81 vjet burgim". Lajmet e fundit - Zëri. 2026-09-16. Marrë më 2026-09-16.
- ↑ Tela, Valona. "Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte, Veseli me 18, Selimi me 13". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2026-09-16.
- Lindje 1967
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Mitrovica
- Politikanë kosovarë
- Biografi shqiptare
- Shqiptarë të Kosovës
- Kosovë
- Të akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës
- Ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

.svg.png)