Konti i Hainautit

Konti i Hainautit (Comte de Hainaut; Graaf van Henegouwen; Graf von Hennegau) ishte sunduesi i Kontesë së Hainautit, një rajon historik në Vendet e Ulëta (që përfshihet në shtetet e tanishme të Belgjikës, Holandës, Luksemburgut dhe pjes të Francës veriore dhe Gjermanisë perëndimore). Në burimet historike në anglisht, emri shpesh shkruhet në mënyrën e vjetër Hainault.
Kontët Merovingë
Sipas Jacques de Guyse, konti i parë i Hainautit ishte Madelgari i Famarit të Hainautit (rr. 607–677. Landeriku i Soignesit, biri i tij, thuhet se hoqi dorë nga posti. Kurora e kontit i shkoi kushërirës së tij, Shën Ajës dhe burrit të saj, Shën Hidulfit të Lobit, dukës së Lobit.[1]
Balderiku i Burgojës, peshkopi i Noyon-it, përmend një Amalrik, që ishte martuar me vajzën e Isakut të Kambrait, konti i Kambrait.[2] Kontët e Hainautit e kishin zakon të kryenin betimin e nderit në reliktet e Shën Vincent Madelgarit si adhurues të Shën Vincentit.
Kontët Karolingë
- 843–870: me gjasa një kont lotharing, i caktuar nga Lothairi I[3]
- 870–880: Enguerrand I, konti i Gentit, Kurtrait dhe Turnait, i caktuar nga mbreti Karli II (Tullaci), i cili sapo e kishte aneksuar Lotharingian. Në vitin 880, nëpërmjet Traktatit të Ribermontit, Lotharingia iu kthye Ludvigut të Riut, mbretit të Gjermanisë, që vendosi Regnierin në krye të Kontesë së Hainautit:
- Në vitin 925, Lotharingia iu kthye Gjermanisë dhe Hendrik Shpendari, caktoi Regnierin e II si kont të Hainautit.
Shekulli X
Përgjatë shekullit të X, është e paqartë nëse rajoni i Hainutit ishte i bashkuar nën një kont. Konte të veçuara mund të kenë ekzistuar bazuar në fortesat e Monsit dhe Valensienës.
- Reginari I (i paqartë) († 915)
- Sigardi (l. v. 902–920), gjithashtu konti i Liugasit
- Reginari II (i paqartë) (s. v. 920–pas 932)
- Reginari III (i paqartë) (s. v. para 940–958)
- Godfridi I (s. v. para 958–964), gjithashtu dukë i Lotharingisë së Poshtme
- Riçari (s. v. 964–973), gjithashtu kont i Liugasit
Kontët e Monsit
Kontët dhe margravët e Valensienës
- Amalriku (i paqartë) (l. v. 953–973)
- Verneri (i paqartë) (s. v. 973)
- Arnulfi i Valensienës († 1011/1012), me gjasa edhe kont i Kambrait
- Baldvini IV (s. v. 988–1035)
- Baldvini V (s. v. 1035–1045)
- Reginari i Hasnonit (i paqartë) († rr. 1049), babai i Riçildës, konteshës së Hainautit (1045–1048/49)
- Hermani (s. v. 1039–1051), si burri i Riçildës (1048/49–1051)
Nën Hermanin dhe Riçildën, Hainauti u bashkua në një Konte të vetme të konsoliduar të Hainautit.

Dera e Flandrës
- Baldvini I (s. v. 1051–1070), gjithashtu kont i Flandrës
- Arnulfi I (s. v. 1070–1071), i biri i Baldvinit të I, gjithashtu kont i Flandrës
- Baldvini II (s. v. 1071–1098), i biri i Baldvinit të I
- Baldvini III (s. v. 1098–1120), i biri i Baldvinit të II
- Baldvini IV (s. v. 1120–1171), i biri i Baldvinit të III
- Baldvini V (s. v. 1171–1195), i biri i Baldvinit të IV, gjithashtu kont i Flandrës nga viti 1191
- Baldvini VI (s. v. 1195–1205), i biri i Baldvinit të V, gjithashtu kont i Flandrës dhe perandor latin i Kostantinopojës
- Joana (s. v. 1205–1244), vajza e Baldvinit të VI, gjithashtu konteshë e Flandrës
- Margareta I (s. v. 1244–1253), vajza e Baldvinit të VI, gjithashtu konteshë e Flandrës, e martuar fillimisht me Buçardin e IV të Avesnes dhe pastaj me Uilliamin e Dampierrit
- Kontetë e Flandrës dhe Hainautit u pretenduan nga bijtë e Margaretës, gjysmë-vëllezërit, Johani I i Avesnes dhe Uilliami III i Dampierrit në Luftën e Pasimit të Flandrës dhe Hainautit. Në vitin 1246, mbreti Luigji IX i Francës ia dha Hainautin Johanit, por Margareta refuzoi tia dorëzonte qeverinë, por u detyrua ta bënte këtë në vitin 1254 nga Johani dhe anti-mbreti gjerman Uilliami II, konti i Hollandës.
Dera e Avesnes
Dera e Flandrës

Dera e Avesnes
- Johani II (s. v. 1280–1304), i biri i Johanit të I, gjithashtu kont i Hollandës
- Uilliami I (s. v. 1304–1337), i biri i Johanit të II, gjithashtu kont i Hollandës
- Uilliam II (s. v. 1337–1345), i biri i Uilliamit të I, gjithashtu kont i Hollandës
- Margareta II (s. v. 1345–1356), vajza e Uilliamit të I,
- Bashkarisht me burrin e saj, Ludvigun e IV, perandor gjermaniko-romak († 1347) dhe birin e tyre, Uilliamin e III

Dera e Bavarisë
- Uilliami III (s. v. 1345–1389), i biri i Margaretës së II dhe Ludvigut të IV
- Margareta u kthye në vitin 1350 në kundërshtim të djalit të saj dhe e mbajti Hainautin deri në vitin 1356.
- Alberti I, (regjent që nga viti 1358, sundoi si kont në vitet 1389–1404)
- Uilliami IV (s. v. 1404–1417), i biri i Albertit të I
- Zhaklina (s. v. 1417–1433), vajza e Uilliamit të IV
- Zhaklina u kundërshtua nga ungji i saj, Johani, duka i Bavari-Straubingut, i biri i kontit Alberti I në një luftë pasimi. Pretendimet e Johanit u realizuan nga Filipi III, duka i Burgundisë, një nip i Uilliamit të IV, nëna e të cilit ishte motra e Uilliamit. Në prill 1433, ai e detyroi Zhaklinën të abdikonte nga Hainauti dhe Hollanda në favor të tij.

Dera e Burgundisë
- Filipi I i Miri (s. v. 1433–1467)
- Karli I i Burgundisë (s. v. 1467–1477), i biri i Filipit të Mirit
- Maria e Pasura (s. v. 1477–1482), e bija e Karlit të Burgundisë, bashkarisht me bashkëshortin e saj, Maksimilianin e I, perandor gjermaniko-romak

Dera Habsburge
- Filipi II i Bukuri (s. v. 1482–1506), i biri i Maries dhe Maksimilianit
- Karli II (s. v. 1506–1555), i biri i Filipit, gjithashtu perandor gjermaniko-romak (si Karli V)

Karli II në vitin 1549 shpalli Sanksionin Pragmatik, duke e lidhur përgjithmonë Hainautin me zotërimet e tjera të Vendeve të Ulta, në një bashkim personal. Kur Perandoria Habsburge u nda midis trashëgimtarëve të Karlit të V, Vendet e Ulta, duke përfshirë Hainautin, i shkuan Filipit të II të Spanjës, nga dega spanjolle e Habsburgëve.
- Filipi III (s. v. 1555–1598), i biri i Karlit të III, gjithashtu mbret i Spanjës
- Izabela Klara Euxhenia (s. v. 1598–1621), vajza e Filipit të II,
- Bashkarisht me bashkëshortin e saj, Albertin, arkidukën e Austrisë)
- Filipi IV (s. v. 1621–1665), nipi i Filipit të III, gjithshtu mbret i Spanjës
- Karli III (s. v. 1665–1700), i biri i Filipit të IV, gjithashtu mbret i Spanjës
Midis viteve 1706 dhe 1714, Vendet e Ulta u pushtuan nga Anglia dhe Holandezët, gjatë Luftës së Pasimit Spanjoll. Feudi u pretendua nga Dera Habsburge dhe Dera Burbone. Në vitin 1714, Traktati i Rastatit, vendosi pasimin dhe Kontea e Hainautit i shkoi degës austriake të habsburgëve.
- Karli IV (s. v. 1714–1740), stërnip i Filipit të III, gjithashtu perandor gjermaniko-romak (i zgjedhur)
- Maria Tereza (s. v. 1740–1780), vajza e Karlit të IV, e martuar me Francin e I, perandor gjermaniko-romak
- Jozefi I (s.v. 1780–1790), i biri i Maria Terezës dhe Francit të I, gjithashtu perandor gjermaniko-romak
- Leopoldi I (s.v. 1790–1792), i biri i Maria Terezës dhe Francit të I, gjithashtu perandor gjermaniko-romak
- Franci I (s.v. 1792–1835), i biri i Leopoldit të I, gjithashtu perandor gjermaniko-romak
Titulli faktikisht u shfuqizua si pasojë e Revolucionit Francez dhe aneksimit të Flandrës nga Franca në vitin 1795. megjithatë, titulli mbeti i pretenduar zyrtarisht nga pasardhësit e Leopoldit të I deri në mbretërimin e Karlit të I të Austrisë.
Pema familjare (1055–1433)

Perdormi modern
Dera e Belgjikës
Në Mbretërinë e Belgjikës, titulli i kontit të Hainautit, tradicionalisht i jepej birit të madh të princit belg të kurorës, i cili paraqiste veten si duka i Brabantit. Në vitin 2001, me lindjen e princeshë Elisabetës së Belgjikës (tani dukeshë e Brabantit), trashëgimtare dhe bija e madhe e princit Filip, duka i Brabantit (tani Filipi, mbreti i belgëve), u vendos për të mos e femërzuar titullin, duke i dhanë asaj titullin e konteshës së Hainautit, por ta shfuqizonin titullin.
Shiko edhe
- Provinca Hainaut
- Qarku Avesnes-sur-Helpe
- Qarku Cambrai
- Qarku Valenciennes
- Nord (departament francez)
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Monarkia e Belgjikës
- Historia e Belgjikës
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Duka i Burgundisë
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Konti i Hollandës
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Hapsburgët
- Monarkia Hapsburge
- Holanda Spanjolle
- Holanda Austriake
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Historia e Holandës
- Lista e kryeministrave të Holandës
Referime
- ↑ Jacques de Guyse (1829). Histoire du Hainaut (në frëngjisht). Vëll. 7. Paris, Bruksel. fq. XVIII–XIX.
- ↑ Louis Moreri (1683). Le grand dictionaire historique ou le melange curieux de l’histoire sacree et profane (etc.) (në frëngjisht). Vëll. 2. G–M. Girin.
- ↑ Stéphane Lecouteux (12 shkurt 2006). Sur l’origine des comtes de Ponthieu du XIe siècle et la diffusion du prénom Enguerrand (në frëngjisht). Institut de Pierrepont. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2017. Marrë më 15 gusht 2025.
Bibliografia
- J. M. G. Benezech (1839). Etudes sur l’histoire de Haynaut de Jacques de Guyse (në frëngjisht). Mons: Prignet.
- Jacques de Guyse (1531). Le premier (-tiers) volume des illustrations de la Gaulle Belgique, antiquitez du pays de Haynnau, et de la grand cite de Belges: a present dicte Bauay ... Et deplusieurs princes ... et aultres choses singulieres et dignes de memoire, aduenues durant leurs regnes, iusques au duc Philippes de Bourgongne, dernier decede. Les aultres trois volumes sortiront de bref a lumiere (në frëngjisht). Du Pré, Galliot, François Regnault.
- Jacques de Guyse (1826). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 1. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1826). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 2. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1827). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 3–4. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1829). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 5. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1829). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 6–7. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1830). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 8. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1830). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 9. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1830). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 10. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1831). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 11. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1831). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 12. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1832). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 13. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jacques de Guyse (1832). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Histoire de Hainaut, par Jacques de Guyse, traduite en français, avec le texte latin en regard, et accompagnée de notes (le texte est publié pour la première fois sur deux manustrits de la Bibliothèque du Roi) (në frëngjisht). Vëll. 14–15. Paris, Bruksel: Paulin, Libraire; Arnold Lacrosse, imprimeur-Libraire.
- Jean Lefèvre; Jacques de Guyse (1835). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Annales de Hainaut, publés pour la première fois avec des notes, pour servir de supplèment aux Annales de Jacques de Guyse (në frëngjisht). Vëll. 16. H. Fournier.
- Jean Lefèvre; Jacques de Guyse (1835). Agricol Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine, le marquis de Fortia D’Urban (red.). Annales de Hainaut, publés pour la première fois avec des notes, pour servir de supplèment aux Annales de Jacques de Guyse (në frëngjisht). Vëll. 17. H. Fournier.
- Jean Lefèvre; Jacques de Guyse (1836). Agricol Joseph François, le marquis de Fortia D’Urban; Agricole Joseph François Xavier Pierre Esprit Simon Paul Antoine (red.). Annales de Hainaut, publés pour la première fois avec des notes, pour servir de supplèment aux Annales de Jacques de Guyse (në frëngjisht). Vëll. 18–19. H. Fournier.
- Stéphane Lecouteux (12 shkurt 2006). Sur l’origine des comtes de Ponthieu du XIe siècle et la diffusion du prénom Enguerrand (në frëngjisht). Institut de Pierrepont. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2015.
- I. F. Mazion (1822). Histoire de la province de Hainaut, ouvrage rédigé pour l'instruction de la jeuness (në frëngjisht). H.-J. Hoyois, Imprimeur-Libraire.
- Louis Moreri (1683). Le grand dictionaire historique ou le melange curieux de l’histoire sacree et profane (etc.) (në frëngjisht). Vëll. 2. G–M. Girin.
- Henri Pirenne (1929). "La place du Hainaut dans l'histoire de Belgique". Annales du Congrès archéologique et historique de Mons (PDF) (në frëngjisht). Mons: Frameries & Mons. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 nëntor 2023. Marrë më 15 gusht 2025.
- Léon Vanderkindere (1902). "6. Le Hainaut". La formation territoriale des principautés belges au moyen age (PDF) (në frëngjisht). Vëll. Tome II. Bruksel: H. Lamertin, Librare-Éditeur. fq. 61–101. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2021.