Koroni

Koron
Κορώνη
Fshat
Popullsia
  Total
552
Emërtimi i banorëveKoronit

Koron ose Koron i Malit (greqisht: Κορώνη/Koróni) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.

Gjeografia

Nga veriu Koroni kufizohet me Trikopallkun e Potamenë, me Goricën, nga lindja me lumin e Gliqisë dhe nga perëndimi me lumin e Vuvoit. Koroni ka këto lagje: Koroni i Sipërm (në veri) dhe Koroni i Poshtëm (në jug).[1]

Toponimet të fshatit Koron:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Baltëza - fushë, në V.
  • Bashallamëla - arë, në J.
  • Burimet e Burrdhit - burime që zbresin në Llakën e Burrdhit, në P. Këtu marrin ujë banorët e fshatit.
  • Dyqan i Klishës - dyqan i cili ka qenë pronë e kishës, në J.
  • Goneja - arë, në P.
  • Handakoma e Koronit - liqen i vogël, në VP.
  • Klish’ e Liqisë - kishë midis një pylli, në P.
  • Klish’ e Shëntriadhës - kishë në fushë, në P.
  • Koçeku i Klishës - ara të kishës, në J.
  • Kojdheli - ara në fushë, në P.
  • Kuçubeza - kënet e vogël, në V.
  • Kul’ e Rrojbës - kull’ e Avdi Rrojbës nga Margëlliçi, i cili ka pasur çiflik në Koron, në V.
  • Lëm’ i Rrojbës - lëm me pllaka guri, në V.
  • Lihadhoi - arë, në J.
  • Llak’ e Burdhit - grykë, në P.
  • Muçika - lumë që del nga fusha e Kardhiqit, në JP. Muçika me Vuvoin takohen sëbashku në fushë të Njihorit, të bashkuar kalojnë përmes Tabaneve dhe te vendi që ka emrin “Kungullori i Lëkurësit” takohen me lumin e Gliqisë.
  • Mulliri i Burrdhit - mulli në rrëzën e malit të Koronit, në P.
  • Vëvoi (Vuvoi) – fushë, në P.
  • Xarr’ e Remitit - mal, kullotë, në V.

Demografia

Familjet në fshatin Koron:[3]

Bajilër, Duskë, Gorro, Dhrakanj (Kjo kabile nuku i ka dhënë hep as xhelep, as vergji, hoj turkut, hoj Ali Pashë Tepelenës, hoj grekut. "Ishtë ka kabiletë më të vjetra të Koronit”).

Lidhje të jashtme

Burimet

  1. Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 283.
  2. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 283. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Avdul Jakup Gjuzeli, 71 vjeç, ka qënë tregatër, autodidact, nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. Tiranë, më 30.8.1973.
  3. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 283.