Kulla e orës në Prizren

Kulla e orës në Prizren.

Kulla e orës në Prizren e njohur edhe si Sahatkulla në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në qytetin e Prizrenit.

Përmbledhje

Kulla e orës në Prizren mendohet se është ndërtuar në shekullin XV nga ana e Ahmet Shemsedinit. Kulla së bashku me papafingon fillimisht ishte e ndërtuar prej materialit të drurit, ndërsa në shekullin XIX-të Eshref pashë Perolli e ndërton prej guri duke e vendosur orën dhe një këmbanë të vogël. Më 17 nëntor 1975 objekti u shndërrua në muze dhe në të u ekspozuan objekte të epokës së eneolitit, neolitit, bronzit, hekurit, periudhës romake e mesjetare. Ky objekt është përdorur edhe si hamam (banjo publike) gjersa sot përdoret si Muze i Arkeologjisë. Për herë të parë objekti i Kullës së orës si Muze Arkeologjik hapi dyert e saj për vizitor në vitin 1975.[1][2]

Shih edhe

Referime

  1. ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2022. Marrë më 10 qershor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ↑ https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/PRIZRENI-VENDTAKIM_I_CIVILIZIMEVE_shq.pdf