Kupa e Ballkanit
Kupa e Ballkanit ishte një turne ndërkombëtar i futbollit nga viti 1929 deri në vitin 1980 nga shtetet e rajonit të Ballkanit.
Përmbledhje
Në edicionin e parë morën pjesë Rumania, Greqia, Jugosllavia dhe Bullgaria dhe u luajt gjatë tri viteve nga viti 1929 deri më 1931.[1] Të gjitha ekipet luajtën me njëra-tjetrën dy ndeshje, në shtëpi dhe si mysafirë, dhe fitonin 2 pikë për fitore dhe 1 pikë për barazim, dhe rënditja përfundimtare e përcaktonte fituesin. Rumania e fitoj titullin e parë me një ndeshje të mbetur duke e mposhtur Jugosllavinë 4–2.
Në edicionet e ardhshme sistemi pësoj disa ndryshime, me ekipe që luanin ndërmjet tyre vetëm një ndeshje, dhe në vend të tre viteve turneu u shkurtua në vetëm një javë. Nga viti 1932 deri 1936 kompeticioni u luajt çdo vit me të njëjtat katër ekipe deri në fillimin e Luftës së dytë botërore.
Lista e fituesëve
Burimi: Lidhja
| Sezoni | Kampion (tituj) | Vendi i dytë | Vendi i tretë | Golashënuesi më i mirë | |
|---|---|---|---|---|---|
| Lojtari (Shteti) | Gola | ||||
| 1929–31 | Iuliu Bodola (Rumani) Rudolf Wetzer (Rumani) |
7 | |||
| 1931 | Asen Panchev (Bullgari) | 3 | |||
| 1932 | Aleksandar Živković (Jugosllavi) | 5 | |||
| 1933 | Gheorghe Ciolac (Rumani) Ștefan Dobay (Rumani) |
4 | |||
| 1934–35 | Aleksandar Tirnanić (Jugosllavi) Aleksandar Tomašević (Jugosllavi) |
3 | |||
| 1935 | Lyubomir Angelov (Bullgari) | 5 | |||
| 1936 | Sándor Schwartz (Rumani) | 4 | |||
| 1946 | Loro Boriçi (Shqipëri) Qamil Teliti (Shqipëri) |
2 | |||
| 1947 | Ferenc Deák (Hungari) | 5 | |||
| 1948 | Kompeticioni u braktis në nëntor të vitit 1948 pas 16 ndeshjeve të luajtura. |
Ferenc Puskás (Hungari) | 8 | ||
| 1973-76 | Cemil Turan (Turqi) | 4 | |||
| 1977-80 | Anghel Iordănescu (Rumani) | 6 | |||