Kush e solli Doruntinën (roman)

Kush e solli Doruntinën është një roman nga Ismail Kadare në fund të viteve të 70-ta dhe i botuar për herë të parë në vitin 1980 në përmbledhjen me titull "Gjakftohtësia". Novela bazohet mbi baladën e Kostandinit dhe Doruntinës.[1]

Legjenda e Kostandinit

Sipas legjendës, Kostandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri nga një vend i largët, i cili po i kërkonte dorën. Kostandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga ai vend i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Kostandinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Kostandinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Kostandini ngrihet nga varri, shkon e merr të motrën dhe i'a sjellë nënës te dera, ai kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai nuk ishte gjallë. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, ajo i thotë se Kostandini. Nëna i tregon se Kostandini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.

Shih edhe

Referime

  1. ↑ Elsie, Robert. "The Ballad of Constantine and Dhoqina". Robert Elsie: Albanian Literature. Marrë më 18 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)