Ledia Dushi

Ledia Dushi (Shkodër, 21 qershor 1978) është poete, përkthyese dhe studiuese shqiptare.

Studimet universitare i kreu për gjuhë-letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, dhe ato pasuniveristare, masterin dhe doktoraturën, për etnologji dhe folklor në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ish-Institutin e Folklorit).

Ledia Dushi nisi të botojë poezinë e saj lirike, në dialektin gegë, në gjysmën e dytë të viteve 1990.[1] Në ato kohë u kritikua ashpër për përdorimin e dialektit në poezi; duke e akuzuar se donte të ndante vendin. Dushi është konsideruar si një nga poetet më të shquara shqiptare pas viteve 1990. Ajo gjithashtu shkruan ese dhe prozë.

Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë.[2]

Ka përkthyer nga italishtja, spanjishtja dhe anglishtja, ndër të tjera, klasikë si Ema e Jane Austen, prozë të Carlos Ruiz Zafón, Umberto Eco-s dhe Cesare Paveses, poezi nga Gabriele D'Annunzio dhe Dylan Thomas.[2]

Në vitet 2016-8 ka qenë për disa vjet lektore në shkencat letrare në Universitetin Europian të Tiranës,[3][4] dhe në vitet 2018-23, ka qenë kërkuese shkencore në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Prej vitit 2023, është drejtoreshë e Bibliotekës Publike "Marin Barleti" në Shkodër.[5]

Krijimtaria

Poezi

  • Ave Maria bahet lot, Eurorilindja, Tiranë (1997)
  • Seancë dimnash, Camaj-Pipa, Shkodër (1999)
  • Askush nuk vdes për mue, Asdreni, Shkup (2003)
  • Me mujt me fjet'... me kthimin e shpendve, Ideart, Tiranë (2009)
  • Nji fije t’thellë gjaku, Onufri, Tiranë (2019)

Përkthime

  • Jorge Luis Borges, Pavdekësia dhe ligjërata të tjera, Afërdita (2000)
  • Sandro Veronesi, Shembja e burrit, Skanderbeg books (2005)
  • Allan Graubard dhe Caroline McGee, Gruaja bombë, Sh.B. Princ (2008)
  • Carlos Luis Zafón, Loja e engjëllit, Dituria (2009)
  • Andrea Camilleri, Një të shtunë me miqtë, Dituria (2010)
  • Carlos Luis Zafón, Marina, Dituria (2011)
  • Umberto Eco, Varreza e Pragës, Dituria (2011)
  • Jane Austen, Ema, Pegi (2014)
  • Umberto Eco, Numri Zero, Dituria (2015)
  • Hilary Mantel, Ana Bolena, një çështje familjare, Dituria (2016)
  • Alda Merini, E çmendur, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Dituria (2021)[6][7][8]

Çmimet

  • Çmimi Kombëtar i Letërsisë i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë (1998)

Lidhjet

Referime

  1. Steiger, Cyrill (2016). "Lyrik aus Albanien. Eine faszinierende Welt der Poesie". Literaturzeitschrift (në gjermanisht) (189): 9. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2024. Marrë më 29 korrik 2024.
  2. 1 2 "Ledia Dushi - What Comes from the Waters". Live Encounters - Free Online Magazine from Village Earth (në anglisht). Marrë më 30 korrik 2024.
  3. "Lyrik aus Albanien". Literaturzeitschrift (në gjermanisht) (189). 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2024. Marrë më 29 korrik 2024.
  4. "Pakti për Reformizmin: 7 profesorë të UET, 10 ide jopopuliste". Gazeta Mapo. 22 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2017. Marrë më 4 janar 2017.
  5. "Kontakte". Biblioteka Publike "Marin Barleti", Shkodër. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2024. Marrë më 29 korrik 2024.
  6. Katalogu OPAC i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
  7. "Ledia Dushi". Bukinist.al. Marrë më 29 korrik 2017.
  8. "Ledia Dushi, Curriculum Vitae" (PDF). Akademia e Studimeve Antropologjike.