Umberto Eco

Umberto Eco
Umberto Eco më 2005
Born5 janar 1932
Alessandria, Piemonti, Italia Italia
Died19 shkurt 2016
Nationalityitalian
Genreromancier, eseist, kritik

Umberto Eco (Alessandria, 5 janar 1932 - Milano, 19 shkurt 2016)[1][2][3] ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian. Njihet më së shumti për romanin e tij të 1980 Il nome della rosa, më pas shkruajti romane të tjera si Il pendolo di Foucault dhe L'isola del giorno prima. Romani i tij Il cimitero di Praga, botuar më 2010, kryesoi listën e librave më të shitur në Itali.

Jeta

Eco ka lindur në qytetin e Aleksandrisë, në Piemonte. I ati i tij, Gjulio ishte një llogaritar para qeverisë e cila e thirri atë të punoje në 3 lufta. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Umberto dhe nëna e tij, Xhovana, u shpërngulen në një fshat në Piemont, në mal. Eko mori një kulturë tjetër dhe ai bëri referenca ne shitje dhe dhuroi në punën e tij dhe ne intervista. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Romani i tij më i njohur është "Emri i trëndafilit" ("Il nome della rosa", 1980).

Ai është një intelektual i mistershëm. Novela e tij në vitin 1988 "Il pendolo di Foucault" e përshkruan atë si një person që kupton kodet e Da Vinçit.


Eko është president i Universitetit të Bolonjës dhe është person nderi në Kellogg College, University of Oxford. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.

Studimet dhe karriera akademike

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Eco studioi letërsi dhe filozofi në Universitetin e Torinos. Në vitin 1954 ai u diplomua me një punim mbi estetikën e Tomas Akuinit. Më vonë, disertacioni i tij u botua me titullin ‘’Il problema estetico in San Tommaso’’.[4]


Pas doktorimit, Eco punoi si redaktor kulturor në radiotelevizionin italian (RAI). Në të njëjtën kohë ai filloi karrierën akademike, duke ligjëruar fillimisht në Universitetin e Torinos, e më pas në Firence dhe Milano.[5]

Në vitin 1966 u emërua profesor i semiotikës në Politeknikun e Milanos. Dy vite më vonë botoi veprën ‘’La struttura assente’’ (“Struktura e munguar”), e cila së bashku me veprën e tij të mëparshme ‘’Opera aperta’’ (“Vepra e hapur”) konsiderohen ndër veprat më të rëndësishme të semiotikës moderne.[6]

Në vitin 1971 Eco u bë profesor në Universitetin e Bolonjës dhe u emërua profesori i parë i semiotikës në këtë universitet. Gjatë karrierës së tij akademike ai u mor kryesisht me teorinë e shenjave, estetikën, komunikimin, median dhe studimet kulturore.[5]


Përveç punës së tij shkencore, Eco shkruante rregullisht kolumna për revistën italiane ‘’L’Espresso’’, veçanërisht rubrikën e njohur ‘’La Bustina di Minerva’’[4]

Bibliografia


Veprat letrare

Eco u bë i njohur ndërkombëtarisht veçanërisht me romanin ''Emri i trëndafilit'' (1980). Ky roman kriminal historik zhvillohet në një manastir italian të shekullit XIV dhe kombinon elemente të filozofisë, teologjisë dhe studimeve letrare.

Romani u bë shumë i suksesshëm në nivel botëror dhe u përkthye në shumë gjuhë.[6]

Në vitin 1986 romani u ekranizua nën regjinë e Jean-Jacques Annaud. Rolin kryesor e luajti Sean Connery.[4]

Romani i tij i tretë "L' isola del giorno prima" (Ishulli i ditës së mëparshme), u botua në vitin 1994.[5]

  1. Umro Umberto Eco - Otišao je jedan od najvećih suvremenih pisaca i intelektualaca, autor romana 'Ime ruže' Arkivuar 21 shkurt 2016 tek Wayback Machine, Jutarnji list, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
  2. Umro slavni talijanski pisac i filozof Umberto Eco, Slobodna Dalmacija, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
  3. Umro je genijalni Umberto Eco, talijanski filozof, pisac i lingvist, Telegram, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
  4. 1 2 3 Thomson, Ian (2016-02-20). "Umberto Eco obituary". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-05-23.
  5. 1 2 3 "Umberto Eco - University of Bologna". www.unibo.it (në anglisht). Marrë më 2026-05-30.
  6. 1 2 "Umberto Eco | Biography, Books, The Name of the Rose, & Facts | Britannica". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 2026-05-30.