Llopati
Llopat
Лопате | |
|---|---|
Fshat | |
| Popullsia | |
• Total | 2 448 |
| Emërtimi i banorëve | Llopatali |
Llopati, ёshtё një fshat nё komunën e Kumanovës, Maqedoni i cili gjendet në në perëndim të qytetit Kumanovë.
Gjeografia
Fshati Llopat gjindët në territorin e Komunës së Kumanovës, ne luginën e Zhegligovës. Fshati gjindët në bregun e djathtë të lumit Lipkovska, jo shum larg qytetit të Kumanovës (4km në perëndim) dhe sot eshtë pjesë e qytetit. Eshtë një fshat i rrafshet në lartesinë 365 metra. Siperfaqja e fshatit është 8.5 kilometra katror.
Toponime
Ndër toponimët e njohura të fshatit janë: Varri i Shtrigës, Varrezat e Pellazgianëve Shqipëtarë, Enët gjigante, Lumi Fshatit, Ceshma e Haxhi Okit, Bunari Haxhi Okit, Rruga Trenit, Pumpa Haxhi Avdilit, Stadioni i Futballit, Traktori Haxhi Eftiës, Livadhët, Oroshka, Drumi, Gradina, Erëzina, Juria, Batllaku, Hajmalia, Sinanakët, Vneshtë e Hoxhës, Vneshtë e Plakut, Dushku etj.
Demografia
| Përbërja etnike | ||
|---|---|---|
| Kombesia | Banore | |
| Shqiptarë | 1 763 | 1 886 |
| Maqedonë | 473 | 478 |
| Serbë | 74 | 80 |
| Të tjerë | 10 | 4 |
| Gjithësej | 2 320 | 2 448 |
Në regjistrimin e popullsisë doli se në vitin 1900 fshati Llopat kishte 472 banorë, nga të cilët 400 shqiptarë dhe 72 romë.
Llopati ështe i madh me një popullsi në rritje. Ne vitin 1961 doli se fshati kishte 1 260 banorë (578 shqipëtarë, 475 maqedonas, 129 turq, 54 serbë, dhe 20 të pavendosur). Në vitin 1994 numri u rrit në 2 320 banorë (1 763 shqipëtarë, 473 maqedonas, 74 serbë, dhe 10 persona të nacionalitetëve të tjera. Sipas regjistrimit së vitit 2002 popullsia u rrit në 2 448 banorë (1 886 shqipëtarë, 478 maqedonas, 80 serbë, dhe 4 të tjerë.
Ekonomia
Llopati ka 1 kafene, 3 shitore dhe mini markete, 1 berber, 1 auto larje dhe 1 auto service, 1 ambullant, 2 zdrukthtar, 2 prodhues qumështi, 1 nallban, dhe 1 stadion ku luhën kampionatët të fshatrave të Komunës së Kumanovës dhe të Komunës së Likovës.
Bujqësia është më e përhapur, në fshat. Toka e punueshme dominon dhe mbulon 728 hektarë.
Kultura
Xhamia e re në fshatin Llopat është ndërtuar në vitin 2016 dhe mban emrin ``Osman BylygPasha``, xhamia vjetër është e ndertuar në vitin 1968.
Grupi futbollit i fshatit Llopat mban emri ``KF me ty Llopat``
Historia
Gjetët nga objektët arkeologjike aty pranë tregojnë se periferia e fshatit ka qenë e banuar që nga Neoliti. Në lokalitetin Drezga, pranë fshatit Llopat janë zbuluar mbetje të rëndesishme arkeologjike nga periudha romake, të vjetra rreth 1800-2000 vjet. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë nje nekropol romak me varre të ndërtuara prej guri, stela funerare me mbishkrime latine, enë qelqi, qeramikë dhe stoli, të datuara kryesisht nga shekulli II deri në shekullin IV pas Krishtit. Mbishkrimet e gjetura në këtë lokalitet përmendin stacionin romak « Statio Lamud » i cili mendohet se ka qenë një pikë e rëndësishme rrugore dhe doganore përgjatë rrugëve romake ne rajonin e Kumanovës.
Në shekullin e 19-të, Llopati ishte kryesisht musliman. Fshati shqiptarë në kazanë e Kumanovës të Perandorisë Osmane
Në fakt, konflikti etnik në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin nuk preku veçanërisht Llopatin, një fshat me një popullsi kryesisht shqiptare etnike. Mirëpo, pati të shtëna sporadike dhe levizje te UÇK-së, dhe pasoja të lehta u ndjenë në fshat. Në gjysmën e dytë të shtatorit 2001, në koordonim me MCMS, filloj riparimi i 20 shtëpive të dëmtuara në Llopat në tetor 2001, forcat policore etnikisht të përziera filluan të patrullojnë fshatin. Disa tensione u ndjenë në vitin e dimrit 2001, kur për arsye sigurie, të gjithë nxënësit maqedonas nga Rezanovca të cilët më parë kishin vijuar shkollën fillore ``Marshal Tito`` në Llopat, u transferuan në paralelët e sapoformuara në Rezanovcë. Në fillim të dhjetorit 2001, banorët ortodoksë të Llopatit parashtruan një kërkesë të pasuksesshme për të ruajtur postbllokun e MPB-së pranë fshatit.
Në fillim të vitit shkollor 2006-2007, nxënësit maqedonas nga fshatrat Llopat dhe Rezanovc përsëri bojkotuan mësimin për gati një semestër. Arsyeja e menjëhershme për këtë është ndërrimi i emrit të shkollës në ``Kongresin e Manastirit`` (kongres në të cilin u kodifikua alfabeti i shqipës), por edhe trajtimi i papërshtatshëm i shkollës rajonale në Rezanovc gjatë ndarjës së mjetëve.
Llopati është një fshat nga fshatrat e përfshirë në operacionin e MPB-së të quajtur ASH, me të cilin policia në tetor të vitit 2008 tentoi të ndalontë kontrabandën e duhanit në Kumanovë.
Shih edhe
Personalitete
- Arif Ibrahimi - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Strim.
- Arsim Bajrami - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Mateç.
- Mexhid Hamidi - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Runicë.
- Rexhail Aziri - Dijetarë, mendimtarë, teolog, dhe hoxhë trim i Llopatit.
- Selver Bekteshi - Kryetar i grupit të Llopatit, me 28 Nëntor 1968, ka ngritur flamurin shqipëtarë në Llopat.
- Fersan Jahiu - Këngëtarë, filloj ilahiët gjatë vitit 2013.
- Vëllezërit Fetai (Qani, Tasimi dhe Duraki) - Të parët shqipëtar që u vendosën në qytetin e Vevey-t në vitet 1970. Ata sollën shumë shqiptarë në Zvicërr dhe i ndihmuan e i udhëzuan të gjithë në hapat e tyre të parë.
- Bekim Beqiri - Ushtarë i UÇK-së, ka bombarduar së bashku me NATO-n serbinë me avion ushtarak.
- Fati Xhemaili - Mjek prej më i mirëve të Maqedonisë.
- Qemal Jahiu - Heroi i arsimit shqip, ia fali jetën arsimit shqip.
Selia: Kumanova dhe vendbanimet: Agaqoji | Bedinja | Bellakoci | Bilanoci | Bërzaku | Çerkezi | Çetirca | Dëllga | Dobroshani | Dovezanci | Gabreshi | Gradishti | Hërxhanoci | Jaçinca | Karabiçani | Këshanji | Kleçeci | Kojnarja e Epërme | Kojnarja e Poshtme | Kokoshinja | Kolicko | Kosmataci | Kuçkareva | Kutlibegu | Llopati | Lubidragi | Mugrashi | Novosella | Novoselani | Orasheci | Pçinja | Pezova | Prijovca | Reçica | Rramanlia | Shupli Kameni | Skaçkoci | Sopoti | Studena Bara | Susheva | Tabanoci | Tromegja | Umin Dolli | Vakëfi | Vinca | Zhivinja | Zuboci
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Fshatra në Komunën e Kumanovës
- Komunitete shqiptare në Maqedoni të Veriut
- MK-gjeo-cung