Martín Montoya

Martín Montoya
Montoya gjatë një ndeshje me Barcelonën
Informacioni personal
Emri i plotë Martín Montoya Torralbo
Data e lindjes 14 prill 1991 (35 vjeç)
Vendi i lindjes Gavà, Spanjë
Gjatësia 1.74 m (5 ft 9 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Aris
Numri 33
Karriera me të rinjtë
Gavà
1999–2009 Barcelona
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2012 Barcelona B 74 (0)
2011–2016 Barcelona 45 (1)
2015–2016 → Internazionale (huazim) 3 (0)
2016 → Betis (huazim) 13 (0)
2016–2018 Valencia 54 (2)
2018–2020 Brighton & Hove Albion 52 (0)
2020–2023 Betis 17 (0)
2023– Aris 31 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2008 Spanja U17 8 (0)
2009 Spanja U18 3 (0)
2009–2010 Spanja U19 9 (0)
2010–2013 Spanja U21 22 (1)
2012 Spanja U23 5 (0)
2011– Katalonia 5 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 12 prill 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 30 dhjetor 2013

Martín Montoya Torralbo (Spanjisht: [marˈtim monˈtoʝa toˈralβo]; lindur më 14 prill 1991) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin anglez Brighton & Hove Albion.

Karriera me klube

Barcelona

Lindur në Gavà, Barcelona, Katalonjë, Montoya filloi duke luajtur futboll me me klubin e qytetit të tij CF Gavà, duke lëvizur më pas në sistemin e të rinjëve të Barcelonës, La Masia, në moshën tetë vjeçare. Pasi kaloi me sukses nivelet e moshave, ai u vendos te skuadra B në vitin 2009.

Në sezonin 2009–10, Montoya kontiboi me 22 paraqitje me skuadrën e Luis Enrique që u rikthye divizonin e dytë pas 11 vitesh mungesë. Më 26 shkurt 2011, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke hyrë si zëvëndësues në vend të mbrojtësit Adriano Correia në pesë minutat e fundit të fitores 3–0 kundër Mallorcës.[1]

Nga fundi i marsit 2011, dolën disa thashetheme që lidhinin një kalim të mundshëm të Montoyës te Valencia, me klubin që ishte gati për të paguar klauzolën prej tre milion €.[2][3] Më 30 prill, ai luajti ndeshjen e parë si titullar me skuadrën e parë në humbjen 1–2 kundër Real Sociedad në La Liga, duke thyer klavikulën në fillim të ndeshjes, gjë që solli mbylljen e sezonit para kohe për të.[4]

Montoya edhe një herë e shpenzoi shumicën e sezonit 2011–12 me rezervat. Ai luajti ndeshjen e parë si startues dhe të parën me skuadrën e parë më 12 janar 2012, në triumfin 2–1 jashtë fushe kundër CA Osasuna për ndeshjen e Copa del Rey të atij sezoni (6–1 rezultati i përgjithshëm).[5] Ai luajti 90 minuta në finalen e Kupës së Mbretit për shkak të dëmtimit të brazilianit Daniel Alves, duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Athletic Bilbao.[6]

Më 1 qershor 2013, Montoya shënoi golin e parë si futbollist profesionist, duke shënuar golin e tretë në fitoren 4–1 kundër Málagës.[7] Ai e përfundoi sezonin me 24 paraqitje në të gjitha kompedicionet, duke koleksionuar gjithej 1,678 minuta në fushë.

Valencia

Më 1 gusht 2016, Montoya firmosi një marrëveshje katër-vjeçare me Valencian pas mbarimit të kontratës me Barcelonën.[8] Në sezonin e tij të parë, ai u aktivizua në 29 ndeshje[9] dhe shënoi dy gola,[10][11] duke ndihmuar ekipin të renditej në vendin e 12të.[12]

Brighton & Hove Albion

Më 9 gusht 2018, Montoya u transferua në Angli te Brighton & Hove Albion për 7 milion €.[13] Debutimi i tij në Premier Ligë erdhi në fitoren 3–2 kundër Manchester United dhjetë ditë më pas, duke luajtur 90 minuta të plota.[14][15] Ai u aktivih4zua në katër ndeshje në fushatën e suksesshme të ekipit në FA Cup, ku u eliminuan në gjysëm-finale nga Manchester City;[16] në kampionat, ai u aktivizua në 25 ndeshje me ekipin që siguroi me sukses mbijetesën.[17]

Betis

Më 25 gusht 2020, Montoya u rikthye te Betisi, këtë herë si transferim përfundimtar, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[18][19] Rikthimi i tij në Estadio Benito Villamarín u kushtëzua nga dëmtimet e shumta, duke bërë që ai të luante vetëm 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet në tre sezone.[20][21][22]

Më 8 gusht 2023, Montoya ndërpreu kontratën me klubin, duke u bërë lojtar i lirë.[23]

Karriera ndërkombëtare

Në vitin 2011, Montoya luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren U–21. Ai u zgjodh nga trajneri Luis Milla në skuadrën që do konkuronte në Kampionatin Evropian nën-21 të atij viti. Ai luajti si titullar të gjitha ndeshjet me Spanjën që fitoi turnamentin në Danimarkë.[24]

Më 25 gusht 2011, ai u mor nga trajneri Vicente del Bosque i kombëtares së parë, i cili e përzgjodhi atë për ndeshjet kundër Kilit dhe Lihteshtajnit.[25]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 12 maj 2014[26]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivisionAppsGoalsAppsGoalsAppsGoalsAppsGoalsAppsGoals
Barcelona B 2008–09 Segunda División B 10———10
2009–10 Segunda División B 220——1[a]0230
2010–11 Segunda División 300———300
2011–12 Segunda División 210———210
Gjithsej 740——10750
Barcelona 2010–11 La Liga 2000000020
2011–12 La Liga 70201[b]100101
2012–13 La Liga 151503[b]01[c]0241
2013–14 La Liga 130402[b]000190
2014–15 La Liga 80301[b]0—120
Gjithsej 4511407110672
Internazionale (huazim) 2015–16 Serie A 3010——40
Betis (huazim) 2015–16 La Liga 13000——130
Valencia 2016–17 La Liga 29220——312
2017–18 La Liga 25060——310
Gjithsej 54280——622
Brighton & Hove Albion 2018–19 Premier League 25040——290
2019–20 Premier League 27000——270
Gjithsej 52040——560
Betis 2020–21 La Liga 5031——81
2021–22 La Liga 60004[d]0—100
2022–23 La Liga 6000000060
Gjithsej 170314000241
Aris 2023–24 Superliga Greke 310602[e]0—390
Career total 2893361131203405
  1. ↑ Ndeshje në fazën play-off të Segunda División B
  2. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ↑ Ndeshje në Supercopa de España
  4. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  5. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Trofe

Klube

Barcelona

Shteti

Spanja U–21
  • UEFA Kampionati Europian U–21 i Futbollit: 2011, 2013

Referime

  1. ↑ "Barcelona too strong for Mallorca" [Barcelona shumë e fortë për Majorkën] (në anglisht). ESPN FC. 26 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 26 shkurt 2011.
  2. ↑ "Valencia keen on Barcelona's Martin Montoya" [Valencia mban sytë te Marin Montoya i Barcelonës] (në anglisht). Goal.com. 29 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2011. Marrë më 29 mars 2011.
  3. ↑ "Barça B has offered a renewal to Montoya" [Barça B i ofron rinovimin Montoyas] (në anglisht). FBBarcelona Blogspot. 18 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 18 prill 2011.
  4. ↑ "Milito, Montoya out for six weeks" [Milito, Montoya, jashtë për gjashtë javë] (në anglisht). FIFA. 1 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 1 maj 2011.
  5. ↑ "Messi enciende las antiniebla (Messi ndez llampat e mjegullës)" (në spanjisht). Marca. 12 janar 2012. Marrë më 12 janar 2012.
  6. ↑ "Barca say goodbye in style" [Barca thotë lamtumirë me stil] (në anglisht). ESPN FC. 25 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2012. Marrë më 25 maj 2012.
  7. ↑ "Barca bring up century in style" (në anglisht). ESPN FC. 1 qershor 2013. Marrë më 1 qershor 2013.
  8. ↑ "Martín Montoya joins Valencia CF" (në anglisht). Valencia CF. 1 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2019. Marrë më 1 gusht 2016.
  9. ↑ "El reencuentro de Martín Montoya con el Betis" (në spanjisht). Valencia CF. 14 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 14 gusht 2018.
  10. ↑ "3–3. Osasuna y Valencia empatan en un partido con tres remontadas locales" (në spanjisht). EFE. 9 janar 2017. Marrë më 14 gusht 2018.
  11. ↑ Joan Pi (15 janar 2017). "Balsámica victoria del Valencia a costa del Espanyol". Sport (në spanjisht). Marrë më 14 gusht 2018.
  12. ↑ Juan Carlos Villena (14 janar 2021). "Año y medio sin fichajes en el Valencia". Las Provincias (në spanjisht). Marrë më 7 tetor 2022.
  13. ↑ "Seagulls swoop for Montoya" (në anglisht). Brighton & Hove Albion F.C. 9 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 9 gusht 2018.
  14. ↑ Jamie Anderson (19 gusht 2018). "Brighton 3–2 Man Utd RESULT: Jose Mourinho delivers verdict after shock defeat". Daily Express (në anglisht). Marrë më 19 gusht 2018.
  15. ↑ Gary Rose (19 gusht 2018). "Brighton 3–2 Man Utd: Brighton score three first-half goals to stun visitors" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 21 shtator 2019.
  16. ↑ Dan Barnes (6 prill 2019). "Gabriel Jesus heads Manchester City into their 14th FA Cup final" (në anglisht). The Football Association. Marrë më 21 shtator 2019.
  17. ↑ Dafydd Pritchard (4 maj 2019). "Cardiff 2–3 Crystal Palace: Bluebirds relegated from Premier League after defeat" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 21 shtator 2019.
  18. ↑ "Montoya completes Betis switch" (në anglisht). Brighton & Hove Albion F.C. 25 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
  19. ↑ "Martín Montoya, first Real Betis signing of the season" (në anglisht). Real Betis. 25 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
  20. ↑ "Los problemas de tobillo de Montoya y la opción del quirófano" (në spanjisht). El Desmarque. 22 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2021. Marrë më 27 prill 2022.
  21. ↑ "El Betis pierde a Montoya durante varias semanas". Mundo Deportivo (në spanjisht). 4 janar 2022. Marrë më 27 prill 2022.
  22. ↑ Marc Pérez (19 prill 2023). "Montoya se sincera: "Es el peor momento que he pasado en mi carrera"". Sport (në spanjisht). Marrë më 13 korrik 2023.
  23. ↑ Jordi Santamaría (8 gusht 2023). "El Betis hace oficial el adiós de Martín Montoya". Mundo Deportivo (në spanjisht). Marrë më 8 gusht 2023.
  24. ↑ Chris Myson (19 qershor 2013). "Euro Under-21 Team of the Tournament: Thiago & Isco star as Spain dominate" [UEFA Skuadra e Turnamentit Nën-21: Yjet Thiago & Isco me Spanjën që dominon] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 23 tetor 2013.
  25. ↑ "Domínguez, Montoya y Botía, novedades de la lista de Del Bosque" [Domínguez, Montoya dhe Botía, në listën Del Bosques] (në spanjisht). Marca. 25 gusht 2011. Marrë më 26 gusht 2011.
  26. ↑ "Martín Montoya" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2014. Marrë më 25 mars 2014.

Lidhje të jashtme