Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro
Kumbaro në vitin 2022
Ministre e Arsimit
Titullar
Në detyrë
19 shtator 2025
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaOgerta Manastirliu
Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Në detyrë
18 shtator 2021 – 19 shtator 2025
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaBlendi Klosi
Pasuar ngaBlendi Gonxhja (ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit)
Sofjan Jaupaj (ministër i Mjedisit)
Ministre e Kulturës
Në detyrë
15 shtator 2013 – 17 janar 2019
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaVisar Zhiti
Pasuar ngaElva Margariti
Deputete e Kuvendit
Titullar
Në detyrë
9 shtator 2017
Njësia zgjedhoreGjirokastër
Të dhëna vetjake
U lind më4 mars 1966 (60 vjeçe)
Tirana, Shqipëria
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
Universiteti Sorbonne Nouvelle Paris 3
PunësimiPedagoge, përkthyese
Nënshkrimi

Mirela Kumbaro Furxhi (lindur më 4 mars 1966 në Tiranë) është pedagoge, përkthyese dhe politikane shqiptare, anëtare e Partisë Socialiste. Ajo shërben si ministre e Arsimit që nga shtatori i vitit 2025. Më parë ka qenë ministre e Kulturës në periudhën 2013–2019 dhe ministre e Turizmit dhe Mjedisit në periudhën 2021–2025.[1]

Biografia

Mirela Kumbaro lindi në Tiranë më 4 mars 1966. Ajo përfundoi studimet universitare në Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega frëngjisht, në vitin 1988. Në vitin 1994 kreu studime pasuniversitare në Universitetin Sorbonne Nouvelle Paris 3, në fushën e përkthimit dhe komunikimit ndërkulturor.[2]

Në vitin 2009 mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e studimeve të përkthimit në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 fitoi titullin “Profesore e asociuar” në fushën e gjuhësisë dhe studimeve ndërkulturore.[3]

Karriera akademike dhe profesionale

Para angazhimit në politikë, Kumbaro ka punuar si pedagoge, përkthyese, botuese dhe eksperte në projekte ndërkulturore. Ajo ka qenë pjesë e programeve kërkimore dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare të lidhura me përkthimin, gjuhësinë, komunikimin ndërkulturor dhe frankofoninë.[4]

Ajo ka punuar si pedagoge pranë Universitetit të Tiranës dhe ka pasur veprimtari të gjatë në fushën e përkthimit dhe interpretimit. Kumbaro ka përkthyer vepra letrare dhe akademike nga frëngjishtja në shqip, si dhe ka marrë pjesë në projekte të ndryshme kulturore e arsimore.

Karriera politike

Në shtator 2013, Mirela Kumbaro u emërua ministre e Kulturës në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, duke pasuar Visar Zhiti. Ajo u rikonfirmua në këtë detyrë edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe e mbajti postin deri në janar 2019, kur u pasua nga Elva Margariti.[5]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ajo u zgjodh deputete në qarkun e Gjirokastrës, mandat që e rinovoi edhe në zgjedhjet e mëvonshme. Gjatë veprimtarisë parlamentare dhe qeveritare, ajo ka qenë një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në këtë qark.

Në shtator 2021, Kumbaro u emërua ministre e Turizmit dhe Mjedisit në qeverinë Rama III, duke pasuar Blendi Klosi. Gjatë këtij mandati, ajo drejtoi politikat për zhvillimin e turizmit, administrimin e zonave të mbrojtura, promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe çështjet mjedisore.[6]

Në shtator 2025, pas formimit të qeverisë Rama IV, Kumbaro u emërua ministre e Arsimit, duke pasuar Ogerta Manastirliu.[7]

Shih edhe

Referime

  1. ↑ "Mirela Kumbaro Furxhi". Kryeministria (në anglisht). Marrë më 29 prill 2026.
  2. ↑ "Mirela Kumbaro Furxhi". Kryeministria (në anglisht). Marrë më 29 prill 2026.
  3. ↑ "Mirela Kumbaro Furxhi". Kryeministria (në anglisht). Marrë më 29 prill 2026.
  4. ↑ "Mirela Kumbaro Furxhi". Kryeministria (në anglisht). Marrë më 29 prill 2026.
  5. ↑ "Mirela Kumbaro Furxhi". Kryeministria (në anglisht). Marrë më 29 prill 2026.
  6. ↑ "Minister of Tourism and Environment of Albania, Mrs. Mirela Kumbaro, visits Greece". Ambasada e Shqipërisë në Greqi (në anglisht). 18 prill 2024. Marrë më 29 prill 2026.
  7. ↑ "President Begaj decrees the ministers of the new government". Presidenti i Republikës së Shqipërisë (në anglisht). 15 shtator 2025. Marrë më 29 prill 2026.