Mirlind Daku

Mirlind Daku
Informacioni personal
Data e lindjes 1 janar 1998 (28 vjeç)
Vendi i lindjes Gjilan, Kosovë
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Rubin Kazan
Numri 44
Karriera me të rinjtë
0–2017 Hajvalia
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2017 Hajvalia 3 (0)
2017–2018 Llapi 45 (23)
2018–2021 Osijek II 15 (2)
2019–2020 → Kukësi (huazim) 13 (1)
2020–2021 → Ballkani (huazim) 42 (35)
2021–2023 Osijek 12 (3)
2022–2023 → Mura (huazim) 49 (24)
2023– Rubin Kazan 21 (4)
Karriera ndërkombëtare‡
2017–2020 Kosova U21 12 (3)
2020–2021 Kosova 5 (0)
2023– Shqipëria 2 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 2 shtator 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 10 shtator 2023

Mirlind Daku (lindur më 1 janar 1998) është një futbollist profesionist kosovar që luan si një sulmues për Rubin Kazan, edhe per Shqipëria. Preardhjen e ka nga fshatin Përlepnicë.

Karriera me klube

Llapi

Më 24 janar 2017, Daku firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin e Superligës Llapi.[1] Më 18 shkurt, ai debutoi në raundin e pestë të Kupës së Kosovës 2016–17 kundër Feronikelit, duke u aktivizuar në minutën e 95të në vend të Berat Hysenit; ai shënoi disa minuta më pas me Llapin që fitoi 4–2 me penallti.[2]

Osijek

Më 20 korrik 2018, Daku u transferua në Kroaci te ekipi rezervë i Osijek, duke firmosur deri në qershor 2022.[3][4] Ai debutoi më 25 gusht duke luajtur si titullar në barazimin 2–2 kundër Šibenik.

Huazimi te Kukësi

Më 24 korrik 2019, Daku huazua për një sezon te Kukësi në Kategorinë Superiore.[5] Ai luajti ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri më 18 gusht kundër Partizanit në Superkupën e Shqipërisë, duke zëvendësuar Vasil Shkurtin në minutën e 66të.[6]

Huazimi te Ballkani

Më 11 janar 2020, Daku u rikthye në Kosovë duke u huazuar te Ballkani për pjesën e mbetur të sezonin 2019–20.[7] Ai debutoi më 29 shkurt në barazimin pa gola kundër Prishtinës në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[8]

Karriera ndërkombëtare

Kosova

Më 21 mars 2017, Daku u thirr për herë të parë në ekipin nën-21 për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 2019 kundër Irlandës.[9] Ai debutoi zyrtarisht më 9 nëntor në një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë kundër Izraelit, duke hyrë si zëvëndësues në vend të Ardit Gashit në minutën e 54të.

Më 22 janar 2018, Daku u thirr në ekipin e parë për një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit.[10] Megjithatë, ndeshja u anullua dy ditë më vonë duke bërë që lojtari të mos debutonte.[11]

Shqipëria

Në qershor 2023, Daku mori pasaportën shqiptare duke u bërë i disponueshëm për të luajtur me kombëtaren shqiptare.[12] Më 1 shtator, ai u thirr për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.[13] Daku debutoi gjashtë ditë më pas në barazimin 1–1 kundër Çekisë në Pragë.[14] Më 10 shtator, Daku regjistroi golin e parë me kombëtaren në fitoren 2–0 kundër Polonisë në Air Albania Stadium, duke shënuar vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë si zëvëndësues.[15][16] Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë ndaj Polonisë që nga viti 1953.[17]

Referime

  1. ↑ "Zyrtare: Llapi transferon tre futbollistë (Foto)". Telegrafi.com. 31 janar 2017.
  2. ↑ "Penalltitë vendosin, Llapi në çerekfinale!". TopSporti. 18 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
  3. ↑ "Daku prezantohet te Osijeku: Hap i madh për mua". Telegrafi.com. 20 korrik 2018.
  4. ↑ "Zyrtare: Daku transferohet te Osijek, nënshkruan kontratë afatgjate". Futbolli Kosovar. 19 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2018.
  5. ↑ "Njoftim i Klubit/Futbollisti i përfaqësueses U-21 së Kosovës huazohet te Kukësi!". FK Kukësi. 24 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
  6. ↑ "Super Brajan Braun, Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë". BalkanWeb.com. 18 gusht 2019.
  7. ↑ "Ballkani kryen goditjen e madhe, zyrtarizon sulmuesin Mirlind Daku". Telegrafi.com. 11 janar 2020.
  8. ↑ "Futbollisti i Kombëtares së Kosovës debuton në takimin, Prishtina – Ballkani". Gazeta inFokus. 29 shkurt 2020.
  9. ↑ "Lista e futbollistëve të Përfaqësueses U21". Federata e Futbollit e Kosovës. 21 mars 2017.
  10. ↑ "Lajmi i fundit: Lista e Kosovës kundër Azerbajxhanit". Korneri. 22 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 22 janar 2018.
  11. ↑ "Friendly match canceled" (në anglisht). Federata Azerbajxhanase e Futbollit. 25 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 25 gusht 2020.
  12. ↑ "FOTO/ Një alternativë më shumë për Sylvinhon, lojtari dardan merr pasaportën shqiptare". SuperSport.al. 25 qershor 2023. Marrë më 25 qershor 2023.
  13. ↑ "Kualifikueset e Euro 2024 / Sylvinho zbardh listën me emrat e 25 lojtarëve për sfidat me Çekinë & Poloninë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 shtator 2023. Marrë më 1 shtator 2023.
  14. ↑ "EURO 2024/ Shqipëria barazon me Çekinë në Pragë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 7 shtator 2023. Marrë më 8 shtator 2023.
  15. ↑ "Shqipëria mposht Poloninë! Kuqezinjtë fitojnë 2 me 0 në "Air Albania" dhe prekin Europianin". Top-Channel.tv. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  16. ↑ "VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E". SuperSport.al. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  17. ↑ "Albania vs Poland H2H". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.

Lidhje të jashtme