Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi | |
|---|---|
![]() | |
| Kryetaria e LSI-së | |
| Në detyrë 5 korrik 2017 – aktiv | |
| Paraprirë nga | Petrit Vasili |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 9 prill 1974 Tirana |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PS (1991–2005) LSI (2005) |
| Bashkjetuesja/et | Ilir Meta |
| Punësimi | Politikane |
| Nënshkrimi | |
Monika Kryemadhi është një politikane shqiptare, anëtare e Parlamentit dhe kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).[1]
Edukimi dhe karriera
Kryemadhi është diplomuar në degën Bio-Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2000–2002 ka kryer Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik të Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 ka përfunduar Doktoraturën për “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Këndvështrimin Ekonomik dhe Juridik”.[2]
Angazhimi i saj politik ka filluar që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH. Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke zëvëndësuar Petrit Vasilin, i cili dha dorëheqjen.[3]
Jeta personale
Kryemadhi është e martuar me politikanin tjetër Ilir Meta, me të cilin ka tre fëmijë: Bora, Besar, dhe Era Metaj.[4] Në vitin 2017, kur Meta u zgjodh Presidenti i Shqipërisë, Kryemadhi refuzoi të bëhej Zonja e parë e vendit, duke zgjedhur të vazhdojë të ishte deputete e parlamentit.[5]
Plagjiatura
Në tetor 2018, në Shqipëri shpërtheu një skandal i madh plagjiature, që përfshinte tezat e masterit dhe doktoraturës të shumë politikanëve dhe figurave publike. Denoncimi i rasteve të plagjiaturës u nis nga Taulant Muka, një epidemiolog i arsimuar në Holandë, i cili ndërmori një fushatë kundër doktoraturave “falsë” të shumë politikanëve dhe funksionarëve të qeverisë shqiptare.[6] Teza e Kryemadhit ishte një nga shumë rastet e akuzuara si plagjiaturë.[6][7][8]
Hetimi nga SPAK
Në tetor 2024, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim ndaj Monika Kryemadhit në lidhje me korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive, në kuadër të një çështjeje që përfshinte edhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Metën.[9][10] Kryemadhi u vendos nën masa paraprake sigurie. Në maj 2025, SPAK ngriti zyrtarisht akuza ndaj të dyve për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurive.[11]
Referime
- ↑ "Njihuni me znj. Monika Kryemadhi". Lëvizja Socialiste për Integrim. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2019. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Këndvështrimin Ekonomik dhe Juridik" (PDF). www.doktoratura.unitir.edu.al. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 korrik 2018. Marrë më 2026-04-02.
- ↑ "Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI". Sot.com.al. 5 korrik 2017. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Tre fëmijët e presidentit". Tiranapost.al. 30 prill 2017. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Monika Kryemadhi: Nuk do të jem Zonjë e Parë, por deputete e LSI". Koha Jonë. 28 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2018. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Massive Plagiarism Scandal Hits Albanian Officials without..." Exit – Explaining Albania (në anglishte amerikane). 2018-12-25. Marrë më 2026-04-17.
So far, the scandal has spread to 7 politicians and government officials: Former Deputy Minister of Education Ervin Demo; PS Deputy Blerina Gjylameti; Minister of Health Ogerta Manastirliu, Former Minister of Defense and PS Deputy Mimi Kodheli; LSI Party Leader and Deputy Monika Kryemadhi; PS Deputy Taulant Balla; Director of the National Information Society Agency (AKShI) Miranda Karçanaj
- ↑ "Skandali i diplomave të dyshimta: Si u "varrosën" akuzat për plagjiaturë në nivelet e larta". politiko.al. Marrë më 2026-04-17.
- ↑ "Taulant Muka: Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën". Hashtag.al. 2018-12-11. Marrë më 2026-04-17.
- ↑ Erebara, Gjergj (2024-06-21). "Albania's Power Couple, Meta and Kryemadhi, Get Divorced". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
- ↑ "Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion". Reporter.al. 2024-10-21. Marrë më 2026-04-17.
...Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë. Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci. Gjykata ka vendosur masën e "detyrimit për paraqitje" para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin
- ↑ "Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur". Reporter.al. 2025-05-27. Marrë më 2026-04-17.
...SPAK ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. SPAK i bëri me dije BIRN mbrëmjen e të martës se "ka marrë zyrtarisht të pandehur shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhe u ka komunikuar atyre akuzat.
Lidhje të jashtme
- https://www.neweurope.eu/article/albania-must-stay-course-eu-integration-says-nations-influential-woman-politician/ Arkivuar 22 qershor 2018 tek Wayback Machine
