Nân (këngë)

"Nân" është një këngë e këngëtarit dhe kompozitorit shqiptar Alis, me tekst të Desara Gjinit, produksion të Erjet Barbullushit dhe kompozim të vetë Alis. Kënga do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës 2026.

Sfondi dhe kompozimi

"Nân" u shkrua nga Desara Gjini, u kompozua nga Alis Kallaçi dhe u strukturua nga Erjet Barbullushi.[1] Alis-i u shpreh se kënga vinte nga një ëndërr, në të cilën një zë i largët kishte thënë: "Mirupafshim, nënë". Kjo frazë e thjeshtë ishte e mbushur me dhimbjen e ndarjes dhe nostalgjinë e një zemre në pritje. Në atë ëndërr erdhën vargjet e Desarës, ndërsa muzika u kompozua nga Alisi si një rrjedhë kujtimesh, ku çdo notë kishte prekur një plagë të fshehur. Kur aranzhimi i Barbullushit mori formë, Alisi ndjeu sikur kënga filloi të merrte frymë vetë.[2] Ai gjithashtu e përshkroi këngën si "një baladë për nënat në pritje, për fëmijët që largohen dhe për dashurinë e përjetshme, përtej kohës dhe largësisë".[2]

Festivali i Këngës

Më 21 tetor 2025, Nân u njoftua si një nga 28 këngët e përzgjedhura për Festivalin e Këngës 64.[3] Kënga u publikua më 1 dhjetor.[4] Pas pjesëmarrjes së Alis në gjysmëfinalen e parë më 17 dhjetor, kënga u kualifikua direkt për finalen më 20 dhjetor, ku mori vendin e parë, si në votimin e jurisë, ashtu edhe në atë të publikut nga televotimi.[5] Kjo fitore i garantoi Alis-it të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026 në Vjenë.[5]

Referime

  1. ↑ Anthony Granger (22 tetor 2025). "Albania: First Details of the Festivali i Këngës 64 Songs Released". Eurovoix. Marrë më 21 dhjetor 2025.
  2. 1 2 "Fest 64/ Klipi prezantues i Alis - Nân". 17 dhjetor 2025. Marrë më 21 dhjetor 2025.
  3. ↑ Anthony Granger (22 tetor 2025). "Albania: First Details of the Festivali i Këngës 64 Songs Released". Eurovoix. Marrë më 21 dhjetor 2025.
  4. ↑ Farren, Neil (1 dhjetor 2025). "Albania: Festivali i Këngës 64 Entries Released". Eurovoix. Marrë më 21 dhjetor 2025.
  5. 1 2 Farren, Neil (20 dhjetor 2025). "Albania: Alis to Eurovision 2026". Marrë më 21 dhjetor 2025.