Nisheci

Nishec
Fshat

Nishec është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Prejardhja e emrit

Sipas traditës gojore të banorëve dhe burimeve që trajtojnë shpërnguljen e muhaxhirëve shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, emri i fshatit Nishec lidhet me qytetin e Nishit. Pas Luftës Serbo-Osmane të viteve 1877–1878 dhe dëbimit të shqiptarëve nga Nishi dhe rrethina e tij, shumë familje shqiptare u vendosën në Kosovë si muhaxhirë. Një pjesë e këtyre familjeve u vendos në territorin ku ndodhet sot fshati Nishec, duke i dhënë vendbanimit emrin '''Nishec''' për të ruajtur kujtimin e vendlindjes së tyre – qytetit të Nishit.

Vendosja e muhaxhirëve nga Sanxhaku i Nishit ndikoi në formimin e shumë vendbanimeve të reja në Kosovë, ndërsa emërtimi i tyre sipas vendit të origjinës ishte një dukuri e zakonshme. Kjo praktikë shërbeu për të ruajtur identitetin dhe kujtesën historike të komuniteteve të dëbuara.

Shih dhe këtë

Lidhje të jashtme