Nivokazi

Nivokaz
Fshat

Nivokaz është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.

Gjeografia

Nivokazi është një fshat i vendosur rreth 20 km në veriperëndim të Gjakovës, në anën e djathtë të lumit Erenik. Ai paraqitet si fshat fushor i tipit të grumbulluar dhe numëron 467 banorë.

Historia

Tradita e gjatë e banimit në këtë vend dëshmohet nga lokaliteti i njohur si “Kishëzat e Nivokazit”. Ky fshat përmendet edhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, ku ishte regjistruar me 28 shtëpi.

Turizmi

Turizëm Kulturor dhe Rural

Kulla e Isuf Sadikut

është një objekt trekatësh i ndërtuar prej guri, që i përket shekullit XIX. Ndërtimi i saj është bërë me gurë lumi të pagdhendur, gjë që e bën tipike për arkitekturën e kohës. Një element që e dallon këtë kullë nga të tjerat është “dyshekllëku”, i cili është punuar me kujdes nga gurë të latuar, duke i dhënë ndërtesës një veçanti të rrallë dhe vlerë të madhe historike e arkitektonike.[1]

Kulla e Hysen Hajdarit

Mendohet se kulla është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe që nga ajo kohë ka shërbyer si vendbanim deri në vitin 1999. Pas këtij viti, familjarët u zhvendosën në një shtëpi të re të ndërtuar në oborrin e kullës, duke e lënë atë të braktisur. Që prej asaj kohe, kulla ka mbetur e pabanuar dhe pa përkujdesje.[1]

Kulla e Sadik Nivokazit

Kulla e Sadik Nivokazit është një ansambël i lidhur ngushtë me teqenë e Shejh Hazirit. Dikur, brenda kullës ishte e integruar edhe teqeja, e cila shërbente si vend takimesh dhe ritualesh të ndryshme fetare. Sipas gojëdhënave familjare, kjo kullë ka një vjetërsí prej rreth 230 vjetësh. Ajo mbart gjithashtu një histori të veçantë, pasi në të ka jetuar dhe funksionuar familja Nivokazi – një prej familjeve më të mëdha të zonës, e cila në atë kohë përbëhej nga plot 117 anëtarë që jetonin së bashku në të njëjtën bashkësi.[1]

Turizëm Enologjik dhe Degustim

Në fshatin Nivokaz gjendet një nga distileritë më të njohura dhe më cilësore në tregun e Kosovës – “Vidasus”.[2] Për ata që janë të apasionuar pas shijeve unike të likereve, kjo distileri përbën një ndër opsionet më të mira për t’u vizituar.[1]

“Vidasus” prodhon pije të veçanta duke përdorur produkte natyrale të zonës përreth. Vizitorët jo vetëm që mund të shijojnë produkte si gjinin, vodkën apo likerët e ndryshëm, por gjithashtu kanë mundësinë të ndjekin nga afër edhe procesin e përpunimit që i kthen këto produkte natyrore në shije të veçanta dhe autentike.[1]

Kulla e Met dhe Asmon Januzit.

Lidhje të jashtme

  1. 1 2 3 4 5 17 porta për turizëm (PDF). Kultus. 2025.
  2. ↑ "vidasus".