Pangea

Harta e Pangaeas 200 milionë vjet më parë

Pangea (Greqishtja e lashtë: pan (πᾶν, "e gjitha") dhe Gaia (Γαῖα, "toka") ishte një superkontinent që ekzistonte gjatë epokave të vonë të Paleozoikut dhe Mesozoikut të hershëm.[1][2] Ajo u mblodh nga njësitë më të hershme kontinentale rreth 335 milion vjet më parë, dhe filloi të ndahej rreth 175 milion vjet më parë.[3] Në kontrast me Tokën e tanishme dhe shpërndarjen e saj të masës kontinentale, Pangea ishte përqendruar në Ekuator dhe e rrethuar nga superoqeani Panthalassa. Pangea është superkontinenti më i fundit që ka ekzistuar dhe i pari që është rikonstruktuar nga gjeologët.

Referime

  1. Lovett, Richard A. (5 shtator 2008). "Supercontinent Pangaea Pushed, Not Sucked, Into Place" (në anglisht). National Geographic News.
  2. "Pangea" (në anglisht). Encyclopædia Britannica Inc. 2015.
  3. Rogers, J.J.W.; Santosh, M. (2004), Continents and Supercontinents (në anglisht), Oxford: Oxford University Press, fq. 146, ISBN 978-0-19-516589-0