Parahistoria e Holandës

Vendndodhja e Kultrave Elp dhe Hilversum në Epokën e Bronzit.

Prehistoria e Holandës është ndikuar fortë nga ndryshimet konstante të rajonit të Vendeve të Ulta. Gjurmët më të vjetra njerëzore në Holandë (Neandertali), E banuar nga njerëzit për të paktën 37,000 vjetë, mjedisi pësoi shndërrime domethënëse, nga klima turndrës në Epokën e Akullnajës deri në shfaqjen e grupeve të para të paleolitit. Gjatë Epokës së fundit të akullnajës, Holanda kishte një klimë tundre me bimësi të rrallë, ku banorët mbijetonin si gjuetarë-mbledhës.

Rajoni dëshmon zhvillimin e Kulturës Swifterbant, që u shfaq rreth vitit 5600 p.e.s.[1] Ajo ishte një kulturë gjuetarësh-mbledhës, fortësisht e lidhur me lumenjtë dhe ujërat e hapura dhe e lidhur me Kulturën Ertebølle Skandinavisë jugore. Lidhja e rajonit me lumenjtë dhe ujërat e hapura dëshmohet edhe nga krijimi gjatë Mezolitit të kanoes më të vjetër në botë të rikuperuar, Kanoeja e Peses.

Bujqësia mbërriti në zonat afër Vendeve të Ulta gjithashtu diku mes viteve 5000 – 4000 p.e.s., me Kulturën e Qereamikës Lineare, që ishin bujqë të Evropës Qendrore me prejardhje mesdhetare. Fermat e tyre ishin të kufizuara në Limburgut jugor dhe vetëm të vendosur vetëm përkohësisht. Megjithatë, ka disa të dhëna se banorët bregdetarë të Kulturës Swifterband u morën me poçeri dhe mbarështimin e kafshëve në pjesën tjetër të vendit. Grupet vendore bënë kalimin në blegtori diku midis viteve 4800 dhe 4500 p.e.s..[2][3][4] Rreth vitit 4000 p.e.s. Kultura e vazove hinkë solli bujqësinë në mënyrë permanente në rajon. Kjo kulturë shtrihej nga Danimarka përmes Gjermanisë veriore në veri të Vendeve të Ulta. Kultura Vlaardingen vijoi traditën e gjueti-mbledhjes në zonat bregdetare.

Rreth vitit 2950 p.e.s., pati një shndërrim nga Kultura bujqësore e vazove hinkë te Kultura e Qeramikës me Litarë, që shtrihej përgjatë një pjese të madhe të Evropës Veriore dhe Qendrore. Zgjerimi i kësaj kulture besohet se ka përfshirë zhvendosjen e popujve nga Ukraina, duke sjellë gjuhët indo-evropiane dhe teknologjinë Epokës së Bakrit. Veglat më të hershme prej bronzi i përkasin Thesarit Wageningen, të gjetur në varrin e një melalurgu të Epokës së Bronzit.[5] Kultura Elp në veri[6] dhe Kultura Hilversum në jug, e zhvilluar gjatë Epokës së Bronzit, me këtë të fundit që kishte lidhje kulturore me Britaninë.[7]

Ndryshimet historike të mjedisit

Parahistoria e zonës që tashmë përbën Holandën u formua gjerësisht nga ndryshimet e vazhdueshme të vendndodhjes së saj të ulët.

  • Legjenda:
  ultësira baticore ranore, ultësira baticore prej balte, ligatina të kripura
  Këneta torfe dhe fusha vërshimesh zona e prurjes së detriteve
(duke përfshirë shtratet e vjetra lumore dhe brigjet lumore të gërryera, që janë mbushur me lym ose torfë)
  Luginat e lumenjve kryesorë (të pambuluara me torfë)
  Duna Lumore (dunat e Pleistocenit)
  Ujë i hapur (det, laguna, lumenj)
  Mjedisi i Pleistocenit (> −6 m. krahasuar me Normaal Amsterdams Peil)
  Mjedisi i Pleistocenit (−6 to 0 m; –20 to 0 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (0–10 m; 0–33 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (10–20 m; 33–66 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (20–50 m; 66–164 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (50–100 m; 164–328 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (100–200 m; 328–656 ft)
Shpërndarja diakronike e keltëve me shtrirjen në Holandën jugore:
* Legjenda:
  Bërthama e Territorit Hallstatt, vendorigjina e keltëve, shek. VI p.e.s.
  Shtrirja maksimale kelte, nga v. 275 p.e.s.
  Zona Luzitane e Iberisë, ku prania kelte është e dyshimtë
  Zona ku gjuhët kelte mbeten gjerësisht të folura edhe sot

Epoka e Hekurit

Shpërndarja e grupeve parësore gjermanike rreth v. 1 të e.s.

Epoka e Hekurit solli një masë begatie për popujt që jetonin në zonën e Holandës së tanishme, me xeherorë hekuri të disponueshme përgjatë vendit. metalurgët udhëtonin nga ngulimet e vogla në ngulime me bronz dhe hekur, duke farkëtuar vegla sipas kërkesës, duke përfshirë sëpata, thika, kapse, maja shigjetash dhe shpata. Kodërvarri i madh Vorstengraf përmban mjaft sende, duke përfshirë një shpatë të lakuar hekuri. Duke u afruar me mbërritjen e romakëve, në veri u zhvillua Kultura Harpstedt, me gjasa gjermanike,[8] që ka të ngjarë të kenë ardhur nga Skandinavia për shkak të përkeqësimit klimatik, që ishin ndarë[9] në një grup verior që më vonë do të beheshin frizianët dhe saksonët e hershëm dhe një grup jugor që shtriheshin përgjatë Rinit, që në vijim u zhvilluan në frankët salianë,[10] ndërsa më në jug ishin popujt e ndikuar nga Kultura Hallstatt, që në vijim do të asimilohej në Kulturën kelte La Tène me dis përzierje midis të dyjave.[11] Kjo përputhet me rrëfimin e Çezarit për Rinin që formon kufirin midis tribuve kelte dhe gjermanike. Disa studiues,[12][13] Rolf Hachmann, Georg Kossack dhe Hans Kuhn, kanë spekulluar se një identitet i vecantë etnik me gjuhën e tij që nuk ishte as gjermanik as keltik, u formua në të ashtuquajturin bllok veri-perëndimor që shtrihej nga lumi Somme deri në lumin Weser[14][15] dhe mbijetuan deri në Periudhën Romake, para se të përthitheshin nga fqinjët e tyre keltë dhe gjermanikë.

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ Leendert P. Louwe Kooijmans (1998). "Trijntje van de Betuweroute, Jachtkampen uit de Steentijd te Hardinxveld-Giessendam" (PDF). Spiegel Historiael (në holandisht). 33: 423–428.
  2. ↑ Leendert P. Louwe Kooijmans (1998). "Trijntje van de Betuweroute, Jachtkampen uit de Steentijd te Hardinxveld-Giessendam" (PDF). Spiegel Historiael (në holandisht). 33: 423–428. Po bëhet gjithmonë e më e qartë se shndërrimi bujqësor i bashkësive prehistorike ishte thjeshtë një proçes vendor që u zhvillua gradualisht
  3. ↑ A. N. P. (24 gusht 2007). "Prehistorische akker gevonden bij Swifterbant". de Volkskrant (në holandisht).
  4. ↑ Raemakers, Daan (2006). De spiegel van Swifterbant (PDF) (në holandisht). University of Groningen. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 prill 2008.
  5. ↑ Arnoldussen, S.; Huisman, D. J.; van Os, B.; Steffens, B.; Theunissen, L.; Amkreutz, L. (dhjetor 2022). "A not so isolated fringe: Dutch later prehistoric (c. 2200 BCE-AD 0) bronze alloy networks from compositional analyses on metals and corrosion layers". Journal of Archaeological Science: Reports (në anglisht). 46: 103684. Bibcode:2022JArSR..46j3684A. doi:10.1016/j.jasrep.2022.103684. hdl:1887/3564156. S2CID 253318347.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Numri i artikullit si numër faqeje (lidhja)
  6. ↑ Sipas "Elp Kümmerkeramik". Het Archeologisch Basisregister (ABR (në holandisht). nëntor 1992. është datuar nga BRONSMA (MBA e hershme) deri në BRONSL (LBA) dhe kjo është standardizuar nga De Rijksdienst voor Archeologie, Cultuurlandschap en Monumenten (RACM) si e përputhur me periudhën që fillon në vitin 1800 p.e.s. dhe përfundon në vitin 800 p.e.s..
  7. ↑ Nick Xylas (1 mars 2021). "Essential Wessex: Wessex Culture". Wessex Society (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2024. Marrë më 14 dhjetor 2021.
  8. ↑ J. P. Mallory (1989). In Search of the Indo-Europeans: Language, Archaeology and Myth (në anglisht). Londër: Thames & Hudson. fq. 87.
  9. ↑ Einar Haugen; Jan Terje Faarlund (2005). "Languages of the World – Germanic Languages". The New Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 22 (bot. i 15-të). fq. 641–642.
  10. ↑ de Vries, Jan W.; Roland Willemyns; Peter Burger (1993). Het verhaal van een taal: negen eeuwen Nederlands (në holandisht). Amsterdam: Prometheus. fq. 12, 21–27. ISBN 978-905333186-6.
  11. ↑ J. J. Butler (1970). Nederland in de bronstijd (në holandisht). Bussum: Fibula-Van Dishoeck.
  12. ↑ Sigfried Jan De Laet (1974). Prehistorische kulturen in het Zuiden der Lage Landen (në holandisht). Universa.
  13. ↑ Maurits Gysseling (1962). De Germaanse kolonisatie in Noord-Gallië vogens de teksten (në holandisht). George Michiels.
  14. ↑ Hachmann, Rolf; Georg Kossack; Hans Kuhn (1962). Völker zwischen Germanen und Kelten (në holandisht). Wachholtz. fq. 183–212.
  15. ↑ Lendering, Jona; Arjen Bosman (2012). Edge of Empire: Rome's Frontier on the Lower Rhine (në anglisht). Karwansaray Publishers. ISBN 978-949025805-4.

Bibliografia

Lidhje të jashtme