Partia e Fortë

Partia e Fortë
UdhëheqësiVisar Arifaj
Themeluar21 qershor 2013 (2013-06-21)
Tretur8 maj 2019 (2019-05-08)
SeliaPrishtinë
IdeologjiaAteizmi
Fantazia
Liria e informimit
Politika e piraterisë
Pro-Evropianizmi
Satira
Utopianizmi teknologjik
Krahu politikKrahu i majtë
NgjyratE portokallta, E zeza
Faqja zyrtare
http://www.partiaeforte.com/

Partia e Fortë (PF) ishte një parti politike satirikeKosovë, e formuar në vitin 2013.[1][2] Ajo e kishte për qëllim "Ardhjen në pushtet për kontrollin e parasë publike në interes të bashkëmendimtarëve dhe përkrahësve të vet".[3]

Si pjesë e përkushtimit të partisë ndaj barazisë gjinore, mbi 30% e kandidatëve në garë ishin meshkuj.[4] Partia kërkon ta ruaj status kuonë politike, duke e lavdëruar Kosovën si një shtet demokratik "ku votojnë jo vetëm të gjallët por edhe ata nga bota tjetër".[5] Udhëheqësit e partisë deklarojnë një fitore prej rreth 120%, sipas sondazheve të çuara nga partia.[6]

Partia e Fortë drejtohej nga Visar Arifaj, që u pagëzua me titullin "Kryetar Lexhendar", të shkruar me xh-në e gabuar qëllimisht, dhe aktivistë të tjerë nga Prishtina. Ajo është e vetmja parti politike që nuk ka pjesëtarë të rregullt, meqë të gjithë përkrahësit e saj konsiderohen kryetarë deputetë përkrah Kryetarit Lexhendar. Organizata e pavarur është e lidhur thelbësisht me kulturën e kafesë në kryeqytetin e Kosovës.

Historiku

Partia u regjistrua zyrtarisht më 20 qershor 2013, mirëpo u formua në muajin nëntor 2012. Ajo u themelua nga një grup aktivistësh dhe artistëve si Yll Rugova, Visar Arifaj, Ilir Bajri, dhe Agon Hamza. Personat e lidhur me Partinë e Fortë si parti politike janë kyçur në rrengje të internetit dhe në protesta që kanë marrë vëmendje mediatike dhe publike. Paraqitja e parë e saj publike jashta Facebook-ut dhe Twitter-it ishte në 2013 në Klan Kosova.

Në zgjedhjet e para në tetor 2013, nga radhët e Partisë së Fortë u zgjodh të paktën një person në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. "New Party Takes Ironic Swipe at Kosovo". Balkan Insight (në anglisht). BIRN. 27 qershor 2013.
  2. "Partia e Fortë tanimë zyrtare!". Kosovo 2.0. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.
  3. "Partia e Fortë kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje". Telegrafi. 5 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014.
  4. "Partia e Fortë, gati listën zgjedhore për Prishtinë". Zëri. 3 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.
  5. Themelohet Partia e Fortë Arkivuar 2013-06-27 tek Wayback Machine, Zëri portal, 24 June 2013
  6. "Arifaj: Unë do të jetoj sa të dojë populli". Bota Sot. 12 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.