Pashkashesh
Pashkashesh |
|---|
Pashkashesh është një fshat në komunën Bërzhitë në rrethin e Tiranës të Shqipërisë.
Pashkashesh është një fshat në njësinë administrative Bërzhitë, pjesë e Bashkisë së Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri. Pas reformës së qeverisjes vendore në vitin 2015, fshati u përfshi në Bashkinë e Tiranës.
Fshati ndodhet afërsisht 16 km në juglindje të Tiranës dhe është i rrethuar nga fshatrat Pëllumbas dhe Rozaverë. Në veri të Pashkasheshit ndodhet ujëmbledhësi i Skoranës, një burim i rëndësishëm për zonën. Në afërsi ndodhet edhe Shpella e Pëllumbasit, një atraksion i njohur turistik dhe natyror.
Pashkasheshi është i njohur për aktivitetet në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve ndërtimore, siç janë guroret dhe prodhimi i materialeve inerte.
Historia dhe emërtimi
Emërtimi i fshatit mendohet të vijë nga periudha e përhapjes së kristianizmit në Shqipëri, dhe lidhet me fjalën "Pashkë" – duke u interpretuar si "sheshi i Pashkëve" (Pashka-shesh).
Ndër objektet më të vjetra të fshatit përmenden:
- Rrënojat e një kalaje mesjetare,
- Një pus i lashtë në qendër të fshatit, i njohur si "pusi i katunit",
- Mulliri tradicional buzë lumit, i cili tashmë është rrënuar plotësisht.
Gjeografia dhe turizmi
Pashkashesh ka potencial për zhvillimin e turizmit, pasi kufizohet nga dy gryka kanione:
- Gryka e Murdharit, e formuar nga përroi i Zallit, që kalon në pjesën juglindore dhe shkon drejt Krrabës.
- Gryka e Skoranës, e formuar nga dega kryesore e lumit Erzen, e cila ndodhet në pjesën veriperëndimore të fshatit.