Pjerin Ndreu

Pjerin Ndreu
Kryetar i Bashkisë Lezhë
Titullar
Në detyrë
30 qershor 2019
Paraprirë ngaFran Frrokaj
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Në detyrë
qershor 2013  maj 2019
Të dhëna vetjake
U lind më12 dhjetor 1966 (59 vjeç)
Pukë, Shqipëri
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniPolitikan, ish-polic
PunësimiJurist, Pedagog
ÇmimetMedalja e Mirënjohjes (2003)
Nënshkrimi
Shërbimi ushtarak
GradaKryekomisar i Policisë së Shtetit

Pjerin Ndreu (lindur më 12 dhjetor 1966) është Kryetar i Bashkisë Lezhë që nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai është anëtar i Partisë Socialiste, e cila fitoi të gjitha bashkitë në këto zgjedhje.

Nga qershori 2013 deri në maj 2019 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka një karrierë të gjatë në fushën e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu ka shërbyer si inspektor dhe drejtues i Policisë Kriminale në Lezhë, Shkodër, Berat dhe Mirditë. Nga 1997 deri në 1999 ka qenë shef i Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër. Në periudhën 1999-2002 ka qenë Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.

Në vitet 2002-2004 ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit, duke qenë zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Ka gradën policore Kryekomisar dhe në vitin 2003 është dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës.

Gjatë karrierës akademike, ka kryer studimet e larta në drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani I” (2007–2013). Ka ndjekur gjithashtu kualifikime dhe trajnime ndërkombëtare në Gjermani, Kanada, Angli dhe institucione të tjera si ICITAP.

Referime dhe shënime