Bashkia Lezhë

Bashkia Lezhë
Bashkia e Lezhës
Selia e bashkisë
Selia e bashkisë
Vendndodhja e bashkisë në Shqipëri
Vendndodhja e bashkisë në Shqipëri
Koordinatat: 41°46′55″N 19°38′40″E / 41.78194°N 19.64444°E / 41.78194; 19.64444
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuLezha
Qendra administrativeLezha
Qeverisja
  KryetariPjerin Ndreu (PS)
Sipërfaqja
  Total
509,1 km2 (1,966 sq mi)
Popullsia
 (2023)
  Total
51 354
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Faqja zyrtarelezha.gov.al

Bashkia Lezhë është një bashkiqarkun e Lezhës, në veriperëndim të Shqipërisë, me qendër administrative në Lezhë.[1] Bashkia u krijua pas reformës administrativo-territoriale të vitit 2015 dhe përbëhet nga 10 njësi administrative.[2] Në Censin e vitit 2023 ajo kishte 51.354 banorë.[3]

Gjeografia

Bashkia Lezhë kufizohet në veri me bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në lindje me Mirditën, në jug me Kurbinin dhe në perëndim me Detin Adriatik.[4] Bashkia ka një sipërfaqe prej 509,1 km².[4] Pozita e saj në ultësirën perëndimore dhe përgjatë Adriatikut i jep territorit një karakter bregdetar dhe fushor, krahas zonave kodrinore e malore në lindje.[5]

Historia

Bashkia aktuale u krijua nga zbatimi i reformës administrativo-territoriale të miratuar me ligjin nr. 115/2014, i cili hyri në zbatim pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015.[2] Në përbërje të saj hynë ish-bashkia Lezha dhe ish-komunat Shëngjini, Zejmen, Shënkoll, Balldren, Kallmet, Blinisht, Dajç, Ungrej dhe Kolsh.[2]

Ndarja administrative

Bashkia përbëhet nga këto njësi administrative:[1][6]

Bashkia ka 65 fshatra në përbërje.[6]

Popullsia sipas njësive administrative (2023)

Njësia administrative Popullsia
Lezhë 14 687
Shëngjin 6 963
Shënkoll 10 153
Zejmen 4 042
Balldren i Ri 3 792
Kallmet 2 973
Blinisht 1 878
Dajç 2 584
Ungrej 465
Kolç 3 817

[7]

Administrata

Kryetari aktual i bashkisë është Pjerin Ndreu.[8] Kryetar i Këshillit Bashkiak është Ndue Luli.[9] Këshilli Bashkiak për mandatin 2023–2027 përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur nga disa subjekte politike lokale dhe kombëtare.[10]

Demografia

Sipas Censit të vitit 2023, Bashkia Lezhë ka 51.354 banorë, prej të cilëve 25.602 meshkuj dhe 25.752 femra.[3] Nga kjo popullsi, 8.529 banorë i përkasin grupmoshës 0–14 vjeç, 32.576 grupmoshës 15–64 vjeç dhe 10.249 grupmoshës 65 vjeç e lart.[3]

Ekonomia dhe transporti

Sektorët kryesorë të ekonomisë vendore janë bujqësia, turizmi dhe tregtia, ndërsa në territorin e bashkisë zhvillohen transporti rrugor, hekurudhor dhe detar.[11] Një rol të rëndësishëm luan Porti i Shëngjinit, si pika kryesore detare e bashkisë.[11]

Kultura dhe turizmi

Ndër vendet dhe monumentet më të njohura të bashkisë përfshihen Kalaja e Lezhës, memoriali i varrimit të Skënderbeut, Obelisku i Kuvendit të Lezhës, plazhi i Shëngjinit, plazhi i Talës dhe lagunat Kune-Vain-Tale.[12]

Shih edhe

Referime

  1. 1 2 "Bashkia Lezhë". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  2. 1 2 3 "LIGJ Nr. 115/2014 PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" (PDF). Qeverisja Vendore. Marrë më 2026-04-17.
  3. 1 2 3 "CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI 2023: Lezhë" (PDF). INSTAT. fq. 85. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 nëntor 2024. Marrë më 2026-04-17.
  4. 1 2 "Programi i Transparencës". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  5. "Vizioni strategjik, objektivat e zhvillimit" (PDF). Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  6. 1 2 "Organizimi dhe funksionimi i Bashkisë Lezhë". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  7. "CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI 2023: Lezhë" (PDF). INSTAT. fq. 107–108. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 nëntor 2024. Marrë më 2026-04-17.
  8. "Kryetari i Bashkisë Lezhë". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  9. "Kryetari i Këshillit Bashkiak". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  10. "Anëtarët e Këshillit Bashkiak Lezhë, 2023-2027". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  11. 1 2 "Vendimi i buxhetit" (PDF). Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.
  12. "Resurset turistike". Bashkia Lezhë. Marrë më 2026-04-17.

Lidhje të jashtme