Radiotelevizioni i Prishtinës

Radiotelevizioni i Prishtinës
Shteti
SelitëPrishtinë
Programimi
Gjuha/ët
Historia
Nisur
  • 1945 (radio)
  • 26 nëntor 1974 (televizion)
Mbyllur5 korrik 1990
Zëvendësuar ngaRadiotelevizioni i Kosovës
Emrat e dikurshëm
  • Televizioni i Prishtinës (1975–1992)
  • RTS Priština (1992–1999)

Radiotelevizioni i Prishtinës (RTP ose TVP) ishte transmetuesi i parë shqiptar i Kosovës, njëherësh edhe transmetuesi i parë publik. Ai u formua si Radio Prishtina me seli në Prizren më 1945, duke u zhvendosur më pas në Prishtinë. Prej të njëjtit objekt, filloi transmetimin e programit televiziv më 26 nëntor 1974.

Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990. Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radiotelevizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Historiku

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do kalonin 29 vite deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974. Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak të qeverisë serbe. Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën "Xhemajl Prishtina" në Prishtinë.

RTP dhe masat e dhunshme

Teknologjia

Në fillim të vitit 1974 RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim. Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi. Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.

Personeli udhëheqës

Administrata

  • Drejtor i përgjithshëm: Ismail Bajra
  • Drejtor i TVP: Riza Alaj
  • Kryeredaktor i TVP: Fahredin Gunga
  • Drejtor produkcioni: Petrit Dushi
  • Drejtor Teknik: Nahid Bejtullahi
  • Kryeredaktor i programit informativ: Qenan Shaipi (1945-1975)
  • Redaktor: Pelivan Zhuri (1979)
  • Kryeredaktor i programit muzikor: Shefqet Namoni (1979)

Produksioni

  • Regjisorë: Ekrem Kryeziu, Shkëlzen Zhubi, Besim Sahatçiu, Nezir Sefaj
  • Kryeredaktor i kulturës: Qerim Ujkani
  • Xhiruesë filmi: Rudolf Sopi (1932-1984), Misha Stojanoviq (1934-2001), Ruzhdi Fejzullahu, Murat Zeka, Shaban Gashi (1939-1990), Agron Sedllari, Shukri Kaçaniku.
  • Tonist : Bejto Jusufi, Sahit Sahiti, Sherif Maxhuni (1935-2003), Fahri Raca, Ukshin Grashtica, Fahri Pallaska.
  • Ndriçues: Nexhdet Osmani, Ejup Mumini, Bedri Nimani, Ylber Xharra
  • Montazhi filmik: Fadil Selimi-Presheva, Naxhije Petlla, Elida Dauti, Juliana Çela.
  • Shoferë: Januz Uka, Gani Poreshqi, Sabit Zejnullahu, Halit Veseli.
  • Realizatorë: Bashkim Hisari.
  • Daktilografë: Xhafer Dragusha e Kujtim Sokoli.
  • Korier i produkcionit: Kadri Hakiqi
  • Shef i Autoparkut: Osman Abazi

Shiko edhe