Çka ka Shpija
| Çka ka Shpija | |
|---|---|
| Njohur edhe si | Çka ka Shpija... kallzon fmija |
| Zhanri | |
| Krijuar nga | Naser Rafuna |
| Shkruar nga |
|
| Skenari nga | Naser Rafuna |
| Regjia nga |
|
| Në role kryesore |
|
| Muzika nga | Ben Haliti |
| Shteti i origjinës | Kosovë |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Nr. i sezoneve | 12 |
| Nr. i episodeve | 545 |
| Prodhimi | |
| Producenti ekzekutiv | Liridon Cahani |
| Producentët |
|
| Kamera | Shefki Bytyqi |
| Montazheri/ja | Kastriot Saqipi |
| Kohëzgjatja | 30 minuta |
| Publikimi origjinal | |
| Rrjeti | RTK 1 |
| Publikimi | 11 dhjetor 2014 – 1 janar 2022 |
| Rrjeti | Klan Kosova |
| Publikimi | 18 prill 2022 – 1 janar 2026 |
Çka ka Shpija, ose Çka ka Shpija... kallzon fmija, është një serial kosovar sitcom dhe satirë i krijuar nga Naser Rafuna. Ai u transmetua për tetë sezona në RTK 1 prej 11 dhjetorit 2014[1] deri më 1 janar 2022 për tetë sezona,[2][3] dhe kaloi në Klan Kosova prej 18 prillit 2022 deri më 1 janar 2026 për sezonet 9-13.[4][5]
Seriali përqëndrohet rreth familjes Demollari, të përbërë prej kryefamiljarit Xhek "Setra" (Naser Rafuna), një biznesmen i pasur koprrac; gruas së tij Rabijen (Gresa Pallaska) prej një martese të detyruar; dhe katër fëmijët e tyre: Hamdiun (Dardan Gashi), Andin (Orik Morina), Republikën (Maylinda Kosumovic; Teuta Krasniqi) dhe Hajrushin (Treva Riza). Me ta jeton edhe motra e Xhekut, Argjenda (Irena Aliu).
Rolet
- Naser Rafuna si Xhek Setra
- Gresa Pallaska si Rabije Demollari (prej sez. 1, deri ne sez. 11 ep. 16)
- Adem Mikullovci si Beqiri
- Irena Aliu si Argjenda Setra
- Leze Qena si Nana Njerkë
- Dardan Gashi si Hamdi Demollari
- Maylinda Kosumovic si Republika (prej sez. 3, ep. 16 zëvendësohet nga Teuta Krasniqi)
- Fiona Gllavica si Pajtesa Gashi
- Teuta Krasniqi si Aferdita (Futet në serial në sez. 11, ep 29)
- Ilir Prapashtica si Laluki
- Agan Asllani si Doktori
- Astrit Kabashi si Skenaristi (sezoni 3)
- Shkëlqim Bunjaku si Selimi
- Orik Morina si Andi
- Granit Uka si Herifi
- Kastriot Saqipi
- Fatbardha Hoxha si Rebeka
- Treva Riza si Hajrushi
Sezonet
| Sezoni | Vitet | Sasia | Rrjeti |
|---|---|---|---|
| 1 | 2014-2015 | 28 | RTK |
| 2 | 2015-2016 | 35 | |
| 3 | 2016-2017 | 34 | |
| 4 | 2017-2018 | 29 | |
| 5 | 2018-2019 | 36 | |
| 6 | 2019-2020 | 33 | |
| 7 | 2020-2021 | 33 | |
| 8 | 2021 | 14 | |
| 9 | 2022 | 14[a] | Klan Kosova |
| 10 | 2022-2023 | 43 | |
| 11 | 2023-2024 | 38 | |
| 12 | 2024-2025 | 43 | |
| 13 | 2025-2026 | 13 |
Shënime:
Pritja
Çka ka Shpija është ndër serialet më të shikuara shqiptare të viteve 2010 dhe 2020. Sipas firmës Kerolli, Çka ka Shpija u gjet ndër frazat më të kërkuara në YouTube nga përdoruesit në Kosovë gjatë vitit 2021, krahas Për'puthen dhe Big Brother.[6] Përkundër popullaritetit të tij, shikues të profilit të lartë dhe aktorë nga industria e kanë kritikuar serialin negativisht. Linda Brahimaj cek për Reporterin që seriali u kritikua për "mungesën e elementeve artistike dhe humorin banal, deri në promovim e dhunës ndaj grave dhe në familje në përgjithësi."[3]
Në një botim tani të fshirë në Facebook, shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi e quajti serialin "plot sjellje degjeneruese", duke shkruar më tutje, "Më pengon fakti që këso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi të gjitha pa elemente edukuese për fëmijët shfaqen në televizionin tonë publik, të paguar me taksat e qytetarëve". Krijuesi Naser Rafuna iu përgjigj Dalipit në një reagim duke i thënë, "të falemnderojmë por mendimit tënd i përgjigjet më së miri audienca."[7][8]
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ ""Çka ka shpija", seriali më i ri në RTK". PrizrenPress. 2014-12-02. Marrë më 2026-04-16.
- ↑ "Seriali "Çka ka Shpija" pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në RTK – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
- 1 2 3 Ibrahimaj, Linda (18 janar 2022). "I skadoi kontrata me RTK-në, seriali "Çka ka Shpija" pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në televizionin publik". Reporteri.
- ↑ "Seriali "Çka ka shpija" së shpejti në Klan Kosova – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
- ↑ "Pas 11 vitesh, "Çka ka shpija" fik dritat". Zëri. Marrë më 1 janar 2026.
- ↑ ""Përputhen", "Çka ka shpia" dhe "Big Brother", fjalët që kosovarët i kërkojnë më së shumti në Youtube". Reporteri.net. 6 janar 2022. Marrë më 28 prill 2024.
- ↑ "Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi e quan serialin "Çka ka shpija" degjenerues - kundërpërgjigjet Naser Rafuna". Telegrafi.com. 26 maj 2020. Marrë më 28 prill 2024.
- ↑ Sylejmani, Majlnda (2020-05-26). "Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Kurtit pasi ia kritikoi serialin: Mos u bo personazh, pak më parë e mora vesh kush je". Ballkani.info. Marrë më 2024-04-28.
