Refik Resmja

Refik Resmja
Informacioni personal
Emri i plotë Refik Resmja
Data e lindjes 1 janar 1931
Vendi i lindjes Tiranë, Shqipëri
Data e vdekjes 6 shtator 1997
Vendi i vdekjes Tiranë, Shqipëri
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1948–1950 KF Tirana 10 (4)
1950–1958 Partizani Tirana 120 (184)
Karriera ndërkombëtare
1952–1963 Shqipëria 6 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Refik Resmja (lindi më 1 janar 1931 dhe vdiq më 6 shtator 1977) ka qënë një futbollist dhe trajner shqiptarë. Ai ka luajtur në pozicionin e sulmuesit.

Ai është lojtari i tretë me më shumë golaKategorinë Superiore me 184 gola. Ai është një nga lojtarët më të suksesshëm shqiptarë. Ai është shpallur shtatë herë golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore, ku në sezonin 1951, ai shënoi 59 gola në vetëm 23 ndeshje.[1]

Karriera

Resmja e filloi karrierën e tij te KF Tirana, ku qëndoi dy vite dhe në vitin 1950 u transferua te rivalët e Partizanit. Ai sëbashku me Panajot Panon janë konsideruar si "legjenda" të historisë së Partizanit. Ai gjithsej ka shënuar 184 gola në vetëm 120 ndeshje, duke pasur edhe mesataren 1.53 gola për ndeshje.

Rekordi i vendosur

Në vitin 1951, Resmja shënoi 59 gola në 23 ndeshje duke vendosur rekodin apsolut në futbollin shqiptarë për numrin e golave në një sezon. Rekordi i tij është në vendin e 15 në listën botërore dhe i nënti në listën europiane. Në vitin 1951 kur vendosi rekodin, ai ishte mbrapa vetëm kundrejt Archie Stark (70), Ferenc Deák (66), Gyula Zsengellér (65), Dixie Dean (63) dhe Jimmy McGrory (62), duke i renditur i gjashti.

Kombëtarja

Ndeshjen e parë me kombëtaren shqiptare, Resmja e luajti më 29 nëntor 1952 në Tiranë kundër Çekosllovakisë. Golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren ai e shënoi një vit më vonë kundër Polonisë në fitoren 2–0.[2]

Gjithsej Resmja ka luajtur gjashtë ndeshje me kombëtaren duke arritur të shënoj edhe një gol.

Golat me kombëtaren

Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Shqipërisë.[3]
Nr.DataVendiKundështariGoliRezultatiKompedicioni
1.29 nëntor 1952Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Polonia1–02–0Ndeshje Miqësore

Karriera e trajnerit

Gjatë viteve 1973 dhe 74, ai ka drejtuar Kombëtaren U–21.

Trofe

Klube

Flamuri Partizani Tirana

Personale

Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore (7)
1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1959

Referime

  1. "Refik Resmja, golashënuesi me rekord botëror". Partizani.net. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Football MATCH: 29.11.1953 Albania v Poland EU-Football.info, 30 dhjetor 2014
  3. Refik Resmja - national football team player EU-Football.info, 30 dhjetor 2014