Riksdag

Riksdag i Suedisë

Sveriges riksdag
Stema ose logoja
Lloji
Lloji
Historia
Themeluar20 shtator 1970
(Njëdhomësh)
22 qershor 1866
(Dydhomësh)
Udhëheqja
Kryetari i Kuvendit
Andreas Norlén
që nga 24 shtator 2018
Përbërja
Vendet349
Grupet politike
Qeveria (103)
  Partia e Moderuar (68)
  Kristian Demokratët (19)
  Liberalët (16)

Mbështetur nga (73)

  Demokratët Suedezë (71)
  të pavarur (2) Elsa Widding dhe Katja Nyberg (ish-Demokratët Suedezë)

Opozita (173)

  Partia Social-Demokratike (106)
  Partia e Qendrës (24)
  Partia e Majtë (22)
  Partia e Gjelbër (18)
  të pavarur (3)
  •   E Majta e së Ardhmes (2)[a]
  •   I pavarur (1) [b]
Zgjedhjet
Sistemi zgjedhor
Lista të hapura [c], përfaqësim proporcional (metoda e modifikuar Sainte-Laguë) me një prag zgjedhor 4% [d] në zonat zgjedhore të bazuara në qarqet e Suedisë.
Zgjedhjet e fundit
Zgjedhjet e përgjithshme Suedeze 2022
Zgjedhjet e ardhshme
Zgjedhjet e përgjithshme Suedeze 2026
Vendi i mbledhjes
Parliament House, Stockholm
Uebfaqja
riksdagen.se
Parlamenti, selia e Riksdag që nga viti 1905

Riksdag ( shqiptimi suedisht: [ˈrɪ̌ksdan] ose Sveriges riksdag [ˈsvæ̌rjɛs ˈrɪ̌ksdɑːɡ] ) është parlamenti dhe organi suprem vendimmarrës i Mbretërisë së Suedisë . Prej vitit 1971, Riksdag është parlament njëdhomësh me 349 anëtarë ( riksdagsledamöter ), zgjedhur me metodë proporcionale. Nga viti 1994, mandatet janë të caktuara katër vjet. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan ne vitin 2022 dhe te ardhshmet do të jenë në brenda shatorit 2026.

Emri

Parlamenti i Vjetër në Riddarholmen ishte selia e Riksdag nga viti 1833 deri në vitin 1905.
Kulturhuset te Sergels torg shërbeu si seli e përkohshme për Riksdag, nga 1971 deri në 1983, gjatë punimeve për rinovimit e ndërtesës Riksdag në Helgeandsholmen.

Fjala suedeze riksdag, në formën e përcaktuar riksdagen, është një term i përgjithshëm për "parlament" ose "kuvend", por zakonisht përdoret vetëm për legjislaturën e Suedisë dhe disa institucione të lidhura me të. Përveç parlamentit të Suedisë, përdoret edhe për Parlamentin e Finlandës dhe Riigikogu të Estonisë, si dhe për Reichstag (kuvendi historik gjerman) dhe Rigsdagen danez. Në përdorimin suedez, riksdagen zakonisht nuk shkruhet me shkronjë të madhe. Riksdag rrjedh nga rasa gjinore e fjalës rike, duke iu referuar pushtetit mbretëror, dhe dag, që do të thotë dietë ose konferencë; fjala gjermane Reichstag dhe fjala daneze Rigsdag kanë të njëjtën etimologji.

Histori

Përpjestimi historik i ulëseve në Riksdagun Suedez 1902–2018

Rrënjët e Riksdagut mund të gjenden në vitin 1435 në qytetin e Arbogës; megjithatë, vetëm tre nga klasat ishin ndoshta të pranishme: fisnikëria, kleri dhe qytetarët.[1] Ky organizim joformal u modifikua në vitin 1527 nga mbreti i parë modern suedez, Gustav I Vasa, për të përfshirë përfaqësues nga të katër klasat shoqërore: fisnikëria, kleri, qytetarët (njerëzit e thjeshtë që zotëronin prona në qytete, si tregtarët etj.), dhe fshatarët. Forma e përfaqësimit Ständestaat zgjati deri në vitin 1866, kur u zëvendësua nga parlamenti dydhomësh, por nuk konsiderohet parlament në kuptimin modern derisa u vendosën parimet parlamentare në sistemin politik suedez në vitin 1917.

Më 22 qershor 1866, Riksdagu vendosi të rikonstituohej si një legjislaturë dydhomëshe, e përbërë nga Första kammaren ose Dhoma e Parë, me 155 anëtarë dhe Andra kammaren ose Dhoma e Dytë me 233 anëtarë. Dhoma e Parë zgjidhej në mënyrë indirekte nga këshilltarët e qarkut dhe bashkisë/komunës, ndërsa Dhoma e Dytë zgjidhej drejtpërdrejt me votim të përgjithshëm. Kjo reformë ishte rezultat i pakënaqësive me sistemin e mëparshëm, i cili, si rrjedhojë e Revolucionit Industrial, nuk ishte më në gjendje të siguronte një përfaqësim të mjaftueshëm për segmente të mëdha të popullsisë.

Me një amendament në Kushtetutën e 1809ës, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1970 ishin të parat e një asambleje njëdhomëshe me 350 vende. Zgjedhjet e përgjithshme pasuese për Riksdagun njëdhomësh në vitin 1973 i dhanë qeverisë mbështetjen e vetëm 175 anëtarëve, ndërsa opozita mundi të mobilizonte një forcë të barabartë prej 175 anëtarësh.

Pas disa rastesh kur rezultonte një barazi votash, vendimi përfundimtar duhej të përcaktohej me short. Për të shmangur çdo përsëritje të kësaj situate të paqëndrueshme, nga viti 1976 numri i vendeve në Riksdag u ul në 349.

Fuqitë dhe struktura

Riksdag kryen funksionet normale të një legjislature në një demokraci parlamentare: miraton ligje, ndryshon kushtetutën dhe emëron një qeveri. Në shumicën e demokracive parlamentare, kreu i shtetit ngarkon një politikan për të formuar një qeveri. Sipas Kushtetutës të miratuar në vitin 1974, kjo detyrë iu hoq mbretit dhe iu dha Kryetarit të Riksdagut. Për të bërë ndryshime në Kushtetutë, amendamentet duhet të miratohen dy herë, në dy periudha zgjedhore të njëpasnjëshme me zgjedhje të rregullta të përgjithshme të mbajtura ndërmjet tyre.

Anëtarët

Riksdagu përbehet nag 349 përfaqësues.

Që nga shtatori i vitit 2022, 163 ligjvënëse, ose 46.7%, janë gra. Pesë parti kanë shumicën e deputeteve femra:

Liberalët 9 nga 16 56.3%
Partia e Gjelbër 12 nga 18 66.7%)
Partia e Qendrës 13 nga 24 54.2%)
Partia e Majtë 17 nga 24 70.8%
Partia Social-Demokrate 55 nga 107 51.4%

Partia me pjesën më të ulët të deputeteve femra është Demokratët e Suedisë (18 nga 73, 24.7%).

Anëtarët e Riksdag-ut janë ligjvënës me kohë të plotë me një pagë bazë prej 81'400 korona suedeze në muaj, që nga 1 janari 2026. Kryetarët e komiteteve marrin 20% shtesë dhe zëvendëskryetarët marrin 15% shtesë.[2]

Sipas një hetimi anketues nga sociologia Jenny Hansson, anëtarët e Riksdag-ut kanë një javë pune mesatare prej 66 orësh, duke përfshirë të gjita përgjegjësitë dytësore. Hetimi i Hansson raporton më tej se anëtari mesatar fle 6.5 orë në natë.

Ish-dhoma e dytë, që sot përdoret për mbledhjet e komiteteve dhe konferencat.
Pamje perëndimore e ndërtesës së Riksdag-ut, natën.

Presidiumi

Presidiumi përbëhet nga një kryetar dhe tre zëvendëskryetarë të zgjedhur për një mandat 4-vjeçar. Kryetarit nuk ka të drejtë vote, por tre zëvendëskryetarët po.

Partitë

Asnjë parti nuk ka fituar një shumicë absolute në Riksdag që nga viti 1968. Si pasojë, partitë politike me axhenda të ngjashme bashkëpunojnë në temat përkatëse, duke formuar qeveri koalicioni ose aleanca të tjera të formalizuara.

Deri në vitin 2019, dy blloqe kryesore ishin Kuq-e-gjelbërit (socialistët / të gjelbërit) dhe Aleanca (konservatorët / liberalët); kjo e fundit - e përbërë nga Partia e Moderuar, Liberalët, Partia e Qendrës dhe Kristian Demokratët - qeverisi Suedinë nga viti 2006 deri në 2014 (pas vitit 2010 si qeverie minoritare). Blloku Kuq-e-gjelbër u shpërbë më 26 tetor 2010, por vazhdoi të konsiderohej opozita kryesore deri në zgjedhjet e vitit 2014, pas të cilave Social Demokratët dhe Partia e Gjelbër formuan një qeveri me mbështetjen e Partisë së Majtë.[3]

Brendësia e ndërtesës Riksdag
Dhoma e dytë
Përfaqësimi partiak në Riksdag[4]
Partia Udhëheqës Ulëse Përqindja (%)
Partia Social Demokratike Magdalena Andersson 106 30.4
Demokratët e Suedisë Jimmie Åkesson 72 20.6
Partia e Moderuar Ulf Kristersson 68 19.5
Partia e Qendrës Elisabeth Thand Ringqvist 24 6.9
Partia e Majtë Nooshi Dadgostar 22 6.3
Demokratët e krishterë Ebba Busch 19 5.4
Partia e Gjelbër Amanda Lind dhe Daniel Helldén 18 5.2
Liberalët Simona Mohamsson 16 4.6
E Majta e së Ardhmes 2 0.6
Totali 349 100

Zgjedhjet

Të 349 anëtarët e Riksdag-ut zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen çdo katër vjet. Qytetarët suedezë që mbushin 18 vjeç jo më vonë se ditën e zgjedhjeve dhe janë banorë të regjistruar, kanë të drejtë vote. Për t'u kandiduar, shtetasi duhet të ketë të drejtë vote dhe të emërohet nga një parti politike. Një minimum prej 4% të votave kombëtare nevojiten që një parti të hyjë në Riksdag, ose 12% ose më shumë brenda një zone zgjedhore. Për çdo deputet zgjidhen edhe një listë zëvendësish, ndaj zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të rralla. Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, anëtarët e sapozgjedhur thjesht shërbejnë pjesën e mbetur të mandatit.[5]

Zonat zgjedhore dhe ndarja kombëtare e vendeve

Sistemi zgjedhor në Suedi është proporcional . Nga 349 vendet në Riksdagun njëdhomësh, 310 janë vende të përcaktuara në zona zgjedhore, të ndara në 29 zona zgjedhore me shumëemërore në lidhje me numrin e votuesve në secilën zonë zgjedhore. 39 vendet e mbetura përdoren për të korrigjuar devijimet nga shpërndarja proporcionale kombëtare që mund të lindë gjatë ndarjes së vendeve të përcaktuara në zonat zgjedhore. Vetëm partitë që kanë marrë të paktën 4% të votave në nivel kombëtar marrin pjesë në shpërndarjen korrigjuese të vendeve. Megjithatë, një parti që ka marrë të paktën 12% të votave në një zonë zgjedhore merr pjesë në shpërndarjen e vendeve të asaj zone zgjedhore.[6]

Referime

    • Lorena Delgado Varas (formerly Left Party)
    • Daniel Riazat (formerly Left Party)
  1. Jamal El-Haj (ish-Social-Demokrat)
  2. Kandidatët duhet të arrijnë 5% të totalit të votave të partisë së tyre në zonën zgjedhore respektive për të anashkaluar listën shumëemërore të partive.
  3. Një parti mund të fitojë një ulëse edhe nëse nuk arrin 4% të votave në nivel kombëtar, nëse merr 12% të votave në një zonë të caktuar zgjedhore.
Gabim citimi: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>
  1. Holmes, Philip; Hinchliffe, Ian (2013). Swedish: A Comprehensive Grammar. Routledge. fq. 670. ISBN 978-1134119981. Marrë më 2 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Holmes, Philip; Hinchliffe, Ian (2013). Swedish: A Comprehensive Grammar (në anglisht). Routledge. fq. 670. ISBN 978-1134119981. Marrë më 2 prill 2014.
  3. "Vi accepterar inte att Sveriges framtid, jobben och klimatet sätts på spel". Regeringskansliet (në suedisht). 26 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2017. Marrë më 17 tetor 2017.
  4. "Ledamöter & partier". riksdagen.se (në suedisht). Riksdag. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2022. Marrë më 17 tetor 2022.
  5. Riksdagsförvaltningen. "Elections to the Riksdag". www.riksdagen.se (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2022. Marrë më 10 shtator 2022.Riksdagsförvaltningen. "Elections to the Riksdag". www.riksdagen.se. Archived from the original on 23 April 2022. Retrieved 10 September 2022.
  6. Riksdagsförvaltningen. "Elections to the Riksdag". www.riksdagen.se (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2022. Marrë më 10 shtator 2022.