Rrethi i Hasit

42°07′N 20°14′E / 42.11°N 20.23°E / 42.11; 20.23

Bashkia e Hasit në qarkun e Kukësit

Rrethi i Hasit është, sipas ndarjes së re territoriale, 1 nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka 23.100 banorë (deri në vitin 2026, sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.

Hasi është një krahinë etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë, i rrethuar pothuajse rreth e qark. I gjithë Hasi me lumenj në mes ngrihet madhështor mali i Pashtrikut, me lartësi 1989 m mbi nivelin e detit. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malëziut, me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar, dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Bytyçi i rrethit të Tropojës.

Bashkia e Hasit, duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Kukësit (brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës së Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit).

Hasi që ndodhet në Republikën e Shqipërisë nuk plotëson njësinë etnografike të Hasit. Krahina e plotë e Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Mu në lindje, Hasi i Shqipërisë, nëpërmjet vijës kufitare të vënë që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë), kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund të themi me vetveten.

Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetveten, ndarje e cila u përjetua jo më pak dhimbje. Sot, pas 100 vjetësh, gjysma e Hasit, rreth 375 km² dhe popullsi rreth 50.000 banorë, bën pjesë në Republikën e Kosovës. Ndërsa në R. Sh. Hasi ka 374 km² me popullsi 22.000 banorë. I gjithë Hasi është 645 m² me një popullsi rreth 72.000 banorë, pra është zona me popullsinë më të madhe në verilindje, në rast se nuk do të ishte i ndarë në dy shtete. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri në majën e Krajlicës, si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km², gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësorë 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumorë 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenorë me rrethin e Kukësit (Lumën e Malëziun).

Traditat dhe zakonet e Hasit

Artikulli kryesor: Kultura e Hasit

Hasi ka një ndryshim të qartë dhe të dallueshëm me krahinat kufitare, ai identifikohet nga traditat e zakonet, nga dialekti i tij karakteristik, nga veshjet e tij dhe nga këngët dhe vallet e tij. Ka një kulturë shumë të zhvilluar dhe të pasur dhe të veçantë nga krahinat tjera, gjë që është një vlerë e shtuar në mbarë kulturën shqiptare, por fatkeqësisht nuk ka shumë studime në këtë drejtim dhe mund të themi që është krahina më e pastudiuar në Shqipëri dhe për shkaqet që thamë më lart (ku Hasi i Shqipërisë ishte në vartësi të Kukësit) dhe, si pasojë, shumë tradita e zakone Hasjane janë identifikuar deri më sot si Kuksiane, ku në të vërtetë ato dallojnë dukshëm me ato të Kukësit (Lumës), por pas përmbysjes së komunizmit edhe Hasi filloi të shpalosë kulturën e vet, kështu që tani më ajo ka filluar të njihet mirë. Kjo duhet të theksohet vetëm për në Shqipëri, sepse në Kosovë njihen mjaft mirë traditat dhe zakonet Hasjane, pasi vetë lidhjet tradicionale të Hasit me Kosovën e kanë bërë që kjo krahinë të jetë një dhe e pandarë me Kosovën e sidomos me Gjakovën.

Karakteristikat e veshjes dhe këngës e valles Hasiane

Një studim i bërë në vitin 1971 nga studiuesi R. Bogdani në fshatrat e Hasit të Shqipërisë dhe të Kosovës, ai e ka vlerësuar shumë kulturën Hasjane dhe e ka shkruar atë në detaje, sidomos për veshjet, vallet e këngët e Hasit. Më poshtë po citojmë pjesë nga karakteristikat e valleve Hasjane.

Vallet e kësaj krahine marrin përparësi, sepse, duke pasur një shtrat të njësuar, bëjnë jetë artistike folklorike brenda dhe jashtë kufijve të sotëm shtetërorë. Kërcimet njëshe (si për burrat, ashtu dhe për gratë) përbëjnë dukurinë më tipike e më të kristalizuar. Ka rëndësi të theksohet se struktura e tyre, ashtu si e tërë vallëzimeve të këtij sistemi, kudo ku praktikohen, është elastike dhe lejon në një masë të konsiderueshme improvizimin dhe spontanitetin dhe një thurje të motiveve dhe figurave koreografike. Megjithatë, ato kanë një bazë karakteristike hasjane, që e dallon në njëfarë mase nga vallet e krahinave fqinje. Në Has, vallet e grave, në krahasim me ato të burrave, janë më të shumta në numër dhe më të begata në aspektin krijues dhe interpretues, sepse dallohen sidomos për shprehësinë dhe lëvizjet e lirshme. Si të tilla, ato gjejnë praktikim më të dendur. Zakonisht vendasit përdorin për to emërtimin “kcim” ose “kcim grash”. Kërcimet e grave të Hasit, ashtu si përgjithësisht ato të krahinave të Shqipërisë së Veriut (duke përfshirë “Kosovën”, “Maqedoninë” dhe Malësinë), në të cilat praktikohet i njëjti sistem vallëzimi, shquajnë për tri tipare karakteristike. Së pari, formën më të hershme dhe më origjinale të kërcimeve e përbën ekzekutimi nga një grua e vetme, në mënyrë vetjake. Së dyti, kur gratë kërcejnë në dasma, është rregull që të ngrihen të parat “bijat” e shtëpisë (nuset që kanë dalë nga ajo shtëpi ku zhvillohet dasma), të cilat, në krahasim me të tjerat, kërcejnë e këndojnë më fort. Së treti, fillimi dhe ekzekutimi i kërcimit nga një valltare, reagimi i të pranishmëve përreth dhe lidhja e valltares me mjedisin e dasmës, të gjitha këto të shoqëruara me këngë e të kryera si mbas një rendi të caktuar, kanë ndikuar në kristalizimin e formës artistike të këtij vallëzimi, i cili ka marrë përmasat e plota të një spektakli popullor. Kjo mënyrë kërcimi nis zakonisht në Has me këngën e parë “Shka ka defi, mori, çi po krat? (kërcet)”. Pastaj pason vargu i dytë: “Ani, po k’saj Razës (emrin i asaj që do kërcejë), mori po i vikat (thërret)”, që këndohet nga të pranishmet përreth. Kërcimet e grave hasjane praktikohen edhe nga dy veta, dy gra ose dy vajza, dhe më rrallë nga tri veta. Në rastin e fundit, kur ato luhen njëherësh nga një vajzë, një nuse dhe një plakë, diferencohen më së miri tri plane kërcimesh, që i japin vallëzimit një pamje të larmishme. Në vallet e grave (pa përjashtuar edhe ato të burrave), spikasin edhe të tilla që, për shkak të përmbajtjes së tyre, kanë marrë një fizionomi pak a shumë më të qenësishme koreografike, aq sa në disa raste dalin me emërtime të veçanta. Si të tilla përmendim vallet e kënduara: “Nama ni pikë uj-e”, “Çitma kamën përmi kamë”, “Moj e mira bardh’ si pllumi”, “I mjeri unë’ xingth’ i vetëm”, “Plaku i dasmës”, “Moj Hatixhe n’shami t’kuçe”, “Kcimi i shotës” (dy vallet e fundit luhen kryesisht në Hasin e Shqipërisë Veriore).

Po kështu, një studim për veshjet e Hasit ka bërë dhe Drita Statovci.

Sipas kësaj autoreje, edhe veshja e Hasit nuk është shumë më ndryshe krahasuar me veshjen e rajonit të Gjakovës dhe të Pejës. Dhe se ajo nuk përbën shumë ndryshime në strukturën e veshjes. Veshja e grave të Hasit (zonë kodrinore ndërmjet Gjakovës e Prizrenit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë) është aq origjinale, saqë gati nuk ka asgjë të përbashkët me veshjen e Dukagjinit e të Podrimës, vise në të cilat kufizohet. Drenica, Prekorupa (Llapusha), Morava, Gora, Opoja, Llapi, Gollaku, Luma etj., gjithashtu i kanë disa tipare rajonale në veshjen e tyre, por edhe shumë elemente të përbashkëta. Përveç Rugovës, Dukagjinit dhe Hasit, viset e tjera të Kosovës nuk dallojnë shumë për nga veshja popullore.

Veshja e grave të Hasit, duke mos përzier Malësinë e Gjakovës, paraqet një variant të veçantë dhe tipologjikisht i takon veshjes me këmishë të gjatë e një dy futa. Këtu pështjellakët s’janë të zymtë, por kryesisht të ndritshëm, të kuq. Të pasmin e quajnë “pshtallak”, kurse të përparmin “kanac” e “bohçe”.

Veshja e burrave të Hasit ka pak ndryshime me veshjet e Malësisë së Gjakovës dhe të Dukagjinit, ku përbëhen me jelekë të kuq dhe tirq me gajtane, opinga të qepura me pej, kapuç të bardhë me majë, shoke (brez) dhe shami të kuqe të mbështjellë rreth kapuçit e qafës etj.

Kushtet Natyrore

Ndërtim dhe strukturë gjeologjike të larmishme, tepër të ndërlikuar, me evolucion kompleks dhe jo të njëjtë; Pasuri të larmishme minerare dhe me vlera industriale; Reliev malor, me kontraste të mëdha, shumë i copëtuar, me mundësi tepër të kufizuar për toka të punueshme, por me mundësi të pasur për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, pemëtarisë, pylltarisë etj.; Klimë e larmishme, me mundësi të pasur për zhvillimin e disa degëve të bujqësisë dhe sidomos të turizmit; Pasuri të mëdha ujore e potencial të madh hidroenergjetik. Toka të degraduara nga erozioni; Bimësi e larmishme, e pasur me pyje ahu, dushku; Veçori të përgjithshme. Botë e larmishme shtazore, me rëndësi ekonomike dhe turistike; Vendbanime të rralla, të vogla, me arkitekturë karakteristike; Popullsi e rrallë e vendosur kryesisht në lugina dhe gropa, me prirje pakësimi të vazhdueshëm nga emigrimi. Relievi i Hasit vjen si rezultat i veprimtarisë së përbashkët të faktorëve endogjenë dhe ekzogjenë (të brendshëm dhe të jashtëm) në periudha të ndryshme gjeologjike.

Veprimtaria e dendur vullkanike dhe lëvizjet e reja tektonike i kanë dhënë relievit të Hasit konfiguracionin e sotëm që paraqitet mjaft interesant. Është reliev kodrinoro-malor me lartësi mesatare 400–500 m mbi nivelin e detit. Në mes shtrihet fushëgropa e Hasit (Krumës) e që rrethohet nga veriu, lindja e jugu me një rrjet kodrinoro-malor. Kjo fushëgropë me origjinë fundore se ka formë pak a shumë të sheshtë. Relievi i saj ulet gradualisht nga lindja drejt perëndimit. Si rezultat i veprimtarisë erozive të lumit të Krumës dhe degëve të shumta të tij, kjo fushëgropë është e ndarë në blloqe paralele. Këto blloqe njihen nga banorët me emrin “pod” që do të thotë rrafsh ose “pla”. Këto rrafshe emërtohen nga banorët sipas përroit që i ndan ose fshatrave që i përkasin, të tillë janë: Podi i Shahjës, Breshezës, Vranishtit, Zahrishtit ose Plani i Krumës, Nikoliqit, Pates etj.

Në perëndim të lumit të Krumës, në fshatrat Vranisht, Fajza dhe Tregtan, relievi është me kodrinor dhe ulet nga jugu drejt veriut deri në Vaspas, duke formuar rrafshe të ndara nga përrenjtë. Kjo sipërfaqe ka qenë e mbuluar me pyje të shumta lisi që përbënin një pasuri të madhe. Në vitet ’60–’70 të shekullit XX këto pyje u prenë duke u kthyer në toka buke. Malet që e rrethojnë në veri janë të ulëta. Dallohet një varg që fillon nga Kosturri deri në Letaj, ku lartësohen maja e Aplasit (1043 m), e Sarajt e Sukut. Këto maja ndahen nga ulje dhe qafa si në fushën e druve, qafë e Zgjeçit e Letajve, që e lidhin pellgun e Krumës me luginën e Skatinës e më larg. Në lindje një kordon kodrinoro-malor me drejtim meridional e ndan fushëgropën e Krumës. Fillon në veri me majën e Krajlicës (1002 m), vazhdon me majën e Kishës, majën e Zesë dhe, pasi kalon Qafën e Murrizit, lartësohet maja e Kalazarit (1295 m), rrethi i Kunorës (1512 m) dhe arrin lartësinë më të madhe në malin e Pashtrikut, 1989 m. Ky varg ulet në Qafën e Prushit (651 m), me Qafën e Dobrunes, nëpër të cilat ndodhen rrugëkalimet që lidhin dy njësitë gjeografike të Hasit. Në jug të Hasit ngrihet në formën e një horsti pllaja e Hasit, e formuar nga gëlqerorë kretakë me lartësi mesatare 900–1000 m mbi nivelin e detit. Mbi këtë pllajë lartësohen disa maja si ajo e Murit, e Kështelit, e Bitorrit, për të arritur lartësinë më të madhe në mesin e saj në majën e Qytezës, 1435 m. Është një pllajë karstike me shumë gropa (hurdha) që, po t’i shohim nga larg, duken si hojet e bletës. Ka shpella të shumta si ajo e Dajcit, e Dajanit, e Pëllumbave me oborr me dy dyer, shpella që tingëllon, Shpella e Cahanit, e cila është dhjetëra metra e thellë etj.

Si rezultat i dukurive karstike, kjo pllajë është e varfër në burime sipërfaqësore. Shpatet bien thikë mbi gropën e Krumës dhe luginën e Drinit në jug. Është e pasur me pyje dhe kullota.

Pjesën kryesore të territorit e zënë dushqet. Ato kanë kapur gjithë fushëgropën e Hasit ku ka pasur masive pyjesh lisi (qarr, bung) dhe pyje të përziera si shkozë, frashër, panë, mullëz, krekëz etj. Këto pyje u prenë në vitet ’60–’70, duke u kthyer në toka buke. Në lartësitë mbi 1000–1200 m shtrohen pyjet e Hasit të përhapura në bjeshkën e Krumës, Vranishtit, Gjinajve, Dajcit, Mujajve, Cahanit & Kishajve etj. Ka pasur pyje halore në shpatin verior të Pashtrikut, të cilët janë dëmtuar në vitin 1943; është djegur plotësisht dhe nga kjo ditë aty ka shumë pak rrënjë bredhi e pishe. Në lartësitë e Pashtrikut kanë përhapje kullotat alpine; aty ka bimë të ndryshme mjekësore. Lumi kryesor është Kruma, 6 km i gjatë, pasi derdhet në liqenin e Fierzës, dhe degët e tij Rusmani 11 km, Vlahna 13 km, Përroi i Vranishtit 5 km, Leshnica 6 km dhe Skatina 14 km. Gjatësia e tyre është shkurtuar me futjen në luginat e tyre të ujërave të liqenit të Fierzës. Janë të shkurtër dhe me prurje të pakta, sidomos në verë, ku niveli i tyre është mjaft i ulët. Gjatë reshjeve të shumta ata rriten në mënyrë të menjëhershme dhe po ashtu ulen shpejt, pasi burimet e tyre nëntokësore janë të varfra.

Kanë qenë vetëm 2 H/C, një në fshatin Domaj-Has me fuqi 30 kw/orë dhe një tjetër në Krumë, që momentalisht janë të shkatërruar plotësisht, por që ka tentativë për rindërtimin e tyre. Megjithëse një pjesë e madhe e territorit të Hasit është e mbuluar me gurë e shkëmbinj, por nëntoka fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Duke qenë larg ndikimit të detit, edhe pse lartësia nuk është e madhe, i përket klimës mesdhetare paramalore. Karakterizohet me verë të nxehtë dhe të thatë e me dimër të ftohtë e me reshje, pra merr pak a shumë tipare kontinentale. Rreth 2/3 e reshjeve bien në vjeshtë të vonë dhe në dimër, kryesisht në formë shiu, ku nuk mungojnë edhe reshjet e dëborës; trashësia e secilës në lartësi i kalon 1 m e më shumë në zonën e Cahanit.

Sasia mesatare vjetore e reshjeve lëkundet nga 900–1000 mm në vit. Ajo rritet drejt lindjes së Hasit në shpatet malore të ekspozuara nga perëndimi. Temperatura mesatare vjetore është 11,4 °C. Mesatarja e janarit është (0–1 °C) dhe e korrikut (23–24 °C). Minimumi absolut ka qenë (–21 °C) në janar 1985 dhe maksimumi absolut (41 °C) në korrik 2004.

Pasuritë Nëntokësore

I. Edhe në këtë rreth ka mjaft objekte minerale, por më kryesori është ai i Vlanës, me rreth 3.000.000 ton rezerva kromi, me përmbajtje 30–32 % Cr₂O₃ dhe në trupa të veçantë me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Mac etj., ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi.

II. Përveç mineralit të kromit janë të njohur dhe mjaft objekte të bakrit damaror kuarc-sulfur në masivin gabror të Kaptinës, në zonën e Nikoliq 1 dhe 2, me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Si miniera e Golajt, ashtu dhe e Krumës janë të mbyllura dhe nuk shfrytëzohen. Gjithashtu edhe në shkëmbinjtë efuzivë Helshan janë takuar një sërë objektesh, trupash mineral bakri si në Spas, Helshan dhe Kosturr.

Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet ’30 nga italianët. Deri në mesin e viteve ’90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Golaj, në 6 kilometra larg qytetit të Krumës, si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane “Jab Resources”, që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë.

Në varësi të rezervave të këtij sektori, kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve.

Jo të pakta janë rezervat e nëntokës sonë. Për mineralin e bakrit dallohen zona Nikoliq-Golaj, Krumë, Zahrisht, në rrethin e Hasit.

Shqipëria është vendburim i madh i kromit; ndër këto vendburime janë dhe Vlahna e Perollaj, në rrethin e Hasit. Vëmendja ka nisur të kthehet edhe nga hekurnikeli dhe nikel-silikati, me vendburimet e Myç-Hasit dhe Gjinaj, Domajve, përgjatë bregut të liqenit të Fierzës. Vendburimet e bakrit i Golajt e Krumës, edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milionë ton me cilësi mbi 28 për qind. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht. Nëntoka e rrethit të Hasit llogaritet se ka 14 milionë tonë rezerva të mineralit të kromit, milion.

Flora & Fauna

Kafshët që rriten në zonën e Hasit janë të përshtatura me klimën dhe bimësinë, të cilat më të përhapura janë Ahu, Qarri, Bunga, Plepi, Blini, Shkoza, Mulleza, Frashëri, Lajthia e egër etj. dhe më pak janë të përhapura haloret. Janë të përhapura kafshët e egra si (lepuj, dhelpra, ujku, derri i egër, ariu, kaprolli, dhia e egër, macja e egër, riqebullu, gjarperi te ndryeshme nga ata me helmuesit etj.) dhe shpendë të egër si thellëza, shqiponja e arte, pëllumbi, skifteri, harabeli, mullëza etj. Shfrytëzimi i pyjeve të dushkut, (Dushkajën e Hasit) dhe i resurseve natyrore, thjesht për nevoja ekonomike, si rruga më e lehtë dhe pa shpenzime, çoi në dëmtime të konsiderueshme. Me planifikimin e centralizuar u shfrytëzuan miliona metër kub lëndë druri për ndërtimet e minierat, dru zjarri për ngrohje e gatim, u hapën toka të reja në pyjet më të mira (rreth 5500 ha), u krijuan kullota dhe livadhe në kurriz të pyjeve dhe u mbështet zhvillimi ekstensiv i blegtorisë e sidomos i dhisë, shkatërrueses së pyllit. Të gjitha këto rrezikuan e zhdukën disa lloje bimësh e kafshësh të egra. Natyra dhe bukuria e saj pësuan ndryshime të dukshme, saqë u krijua një kufi ndarës i dallueshëm midis natyrës sonë dhe shteteve fqinje. Ky shkatërrim i natyrës u thellua në fillimin e viteve ’90, ku shfrytëzimi e keqtrajtimi i burimeve natyrore për qëllime ekonomike (jashtë kontrollit të shtetit) u shoqërua me pakësime e zhdukje të potencialeve biologjike, si dhe të një numri të konsiderueshëm ekosistemesh.

Shkatërrimi gradual i një pjese të mirë të habitateve është shkaku bazë i uljes së popullatave të faunës së egër. Kjo vihet re te derri i egër, kaprolli etj. Këto veprime i ndjen kudo, ku krahas llojeve të përmendura, ulje ka edhe lepuri i egër, thellëza e malit e ajo e fushës, si dhe disa lloje të tjera që shërbejnë si objekt gjuetie. Por drejt zhdukjes janë edhe kafshët e egra që nuk janë objekt gjuetie, si macja e egër, rrëqebulli etj. Një faktor shkatërrues i faunës së egër në Rrethin e Hasit është gjuetia e paligjshme, si nëpërmjet përdorimit të armëve luftarake, por edhe atyre të gjahut. Sot në rrethin e Hasit ka 296 armë gjahu, të dhëna me leje, nga të cilat vetëm 70 gjuetarë janë pajisur me këto armë në shoqatën e gjuetarëve dhe paguajnë të gjithë detyrimet, duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave në fuqi, ndërsa pjesa tjetër që ka armë gjahu, nuk i mban për stoli, siç pretendohet, por i përdor. Brenda këtyre kufijve ka një sipërfaqe 674 kilometra katrore, nga të cilat 393 kilometra katrore i takojnë Republikës së Shqipërisë dhe 371 kilometra katrore i përkasin Hasit të Rrafshit të Dukagjinit në Republikën e Kosovës.

Luftërat e Hasit në Shekuj dhe pasojat që i sollën

Territori i Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, vendimet e së cilës iu vunë shpatën e pamëshirshme truallit shqiptar, duke copëtuar për të plotësuar lakmitë shoviniste të shteteve të Ballkanit dhe lanë jashtë gati gjysmën e territorit shqiptar dhe më shumë se gjysmën e popullsisë së tij. Këtë fat të hidhur e pati edhe Hasi, një pjesë e të cilit iu dha Serbisë, pavarësisht se përbënte një njësi unike me territor, gjuhë, kulturë e tradita të përcaktuara qartë dhe me trashëgimi që nga lashtësia. Pushtimet e gjata romake, bizantine, sllave e turke e kanë detyruar popullsinë e kësaj treve që të lëvizë, duke lëshuar shpesh ose rralluar vendbanimet e duke u strehuar në thellësitë e Dukagjinit e duke u rikthyer përsëri. Shumë kronistë të mesjetës, studiues e historianë e kanë përcaktuar Hasin si vendin e origjinës së Kastriotëve. Me këtë çështje janë marrë shumë studiues, kanë dalë me mendime të ndryshme, por versioni më bindës është origjina hasjane e Kastriotëve, siç shprehet Fran Bardhi në vitin 1636: “Pas një parashtrimi polemik arrij në përfundim se Kastriotët ishin nga Hasi i Prizrenit dhe ky është edhe sot si variant më i besueshëm dhe kjo padyshim është si vlerë e një burimi të dorës së parë.” Pas betejës së Fushë-Kosovës së vitit 1389, pushtimi turk në trojet shqiptare u bë i shpejtë dhe territoret e Hasit u bënë pre e këtij pushtimi. U vendos sistemi feudal ushtarak. Banorët paguanin taksa të shumta, në mënyrë të theksuar procesi i myslimanizmit u bë i dhunshëm dhe një pjesë e banorëve u tërhoq në viset malore ku krishterimi ende rezistonte, ndërsa banorët që mbetën ndërruan fenë, në fillim në dukje e më vonë me zemër. Në këto vise gjatë shekullit të XVI u vendosën malësorë nga fiset Berishë, Bytyç, Gash, Krasniq, Kastrat, Morinë, Shalë, Thaç, popullsi e cila u rrit dhe u konsolidua në territorin e Hasit. Në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII Hasi u përfshi në sistemin e bajraqeve. Bajraku si njësi administrative me funksione ushtarake dhe pleqërore (gjyqësore), në thelb të të cilit qëndronte organizimi i vjetër shoqëror, ku në përgjithësi mbetej e paprekur struktura e shoqërisë së lirë malësore. Bajraqet u ndërtuan jashtë administratës shtetërore vetëm si një lidhje fisesh a vëllazërish. Ishte koha kur filloi shthurja e sistemit të timareve. Në këto kushte, pushteti turk, për të shmangur mundësitë e kryengritjeve, zgjodhi si rrugë krijimin e bajraqeve, ku iu lejua malësorëve të rregullonin marrëdhëniet me njëri-tjetrin sipas të drejtës kanunore, kundrejt detyrimit të një takse të vogël dhe dhënies së luftëtarëve në kohë lufte.

Hasi u nda në dy bajraqe

Artikulli kryesor: Historia e Hasit

Bajraku i madh me qendër në Vlahen, ku përfshinte fshatrat nga Përroi i Rosmanit (Golaj) e deri në fshatrat e Drinit të Bardhë, dhe bajraku i vogël me qendër në Helshan, përfshinte fshatrat nga Përroi i Skatinës e deri tek Përroi i Rosmanit e deri në periferi të Gjakovës.

Organizimi i jetës në këto territore u shoqërua me probleme të shkaktuara nga vështirësitë dhe pushtuesit turq, taksat e shumta, shkuarja nizam u bënë shkak i pjesëmarrjes aktive në kryengritjet e shumta. Ndër të tjera shquhet ajo e vitit 1837, ku Hasi u shkëput përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë. Ishte koha e kryengritjeve të mëdha fshatare kundër Turqisë, reformat e marra nuk rregulluan jetën e fshatarëve. Gjysma e dytë e shekullit të XIX u karakterizua nga përpjekje të mëdha me pushkë dhe penë të shqiptarëve për liri e pavarësi. Këto përpjekje kulmojnë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, ku shqiptarët u vunë përballë rrezikut të copëtimit. Në këtë kuvend kombëtar, ku morën pjesë figura të shquara politike edhe ushtarake nga i gjithë kombi, morën pjesë edhe përfaqësues nga Hasi, si Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Syl Liman Peka, Shaban Spahija (Cahani) etj., ndërsa luftuan për luftën e trojeve nga copëtimi shumë hasjanë. Përmendet pjesëmarrja e gjerë në aksionin e Gjakovës më 06.09.1878, ku, i rrethuar në sarajet e Abdulla Drenit, vritet Marshalli turk Mehmet Ali Pasha dhe lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në vitin 1885 u luftua kundër forcave të Vesel Pashës.

Në këtë betejë u varën në litar edhe trimat nga Helshani Musli Isufi, Zek Ademi, Murat Sadiku. Kontribut në këto beteja dha edhe familja Kurpali në Letaj, kulla e të cilëve u bë qendër qëndrese. Hasjanët morën pjesë në Lidhjen e Pejës më 1899. Në Kuvendet e vitit 1903, ku u morën vendime të rëndësishme për organizimin e qëndresës ndaj turqve. Në pranverën e vitit 1909 hasjanët kundërshtuan taksat, shkuarjen ushtarake dhe dorëzimin e armëve. Në maj–qershor 1909 luftohet me forcat e Xhavit Pashës, të cilët dogjën shtëpi e fshatra, prishën kulla dhe morën me dhunë ushtarë. Më 1910 luftohet në Qafën e Ahmatit me forcat e Shefqet Durgut Pashës. Rritja e valës kryengritëse arrin kulmin në vitin 1912. Më 19.03.1912 fshatarët e Hasit, të drejtuar nga Rexh Bajraktari dhe Tahir Hoxha, sulmuan forcat turke në Krumë. Lufta zgjati dy ditë, duke i detyruar të tërhiqen në Gjakovë. Mbas pak ditësh Kajmekami i Gjakovës me dy taborre e topa shkoi në Krumë dhe e ripushtoi atë. Në këtë betejë u vra Zeqir Qema. Më 21.04.1912 në Krumë u mbajt Kuvendi i IV (katër) bajraqeve, ku morën pjesë 20 përfaqësues nga bajraqet e Hasit, Bytycit dhe Rekës. Këta kërkuan me shkrim nga Porta e Lartë që shqiptarëve t’u kthehen armët, shërbimi ushtarak të bëhej në vend, mësimi në shkolla të bëhej në gjuhën shqipe, kudo të ngrihej flamuri shqiptar, nëpunësit medoemos të njohin gjuhën shqipe, amnistimi i të burgosurve politikë dhe t’u kompensohen shqiptarëve dëmet e bëra nga ushtria turke gjatë këtyre viteve. Më 21–28 maj 1912 u mbajt Kuvendi i Junikut, ku u vendos që, përveç vendimeve të marra në Krumë, edhe dy kërkesa me rëndësi jetike si: caktimi i kufijve të shtetit shqiptar dhe garantimi nga shtetet e mëdha. Në Junik u vendos për fillimin e kryengritjes së armatosur, e cila do të çonte në largimin përfundimtar të turqve nga tokat shqiptare. Drejtimin e kryengritjes e morën Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Buletini e shumë të tjerë. Në fillim të qershorit 1912 forcat e Bajram Currit me luftëtarët nga Hasi, Bytyci, Krasniqa e Reka sulmuan garnizonin turk në Qafën e Prushit, pasi i thyen ata sulmuan Gjakovën dhe pas pak ditësh ajo kaloi në duart e kryengritësve. Njëri pas tjetrit u çliruan gjithë qytetet e Kosovës dhe më 12.08.1912 sulmuan Shkupin e pushtuan atë, hapën burgjet dhe depot e armatimeve, duke e vënë qeverinë turke përballë faktit të kryer. Qeveria turke, duke mos qenë e gatshme të plotësojë kërkesat e shqiptarëve, i mashtroi ata. Duke e parë se Turqia ishte në prag të kapitullimit, shtetet e Ballkanit i shpallën luftë Turqisë. Trojet shqiptare u sulmuan nga serbët e malazezët. Shumë hasjanë luftuan në Qafë të Diellit kundër ushtrisë malazeze, ku u vra Zenel Ukpera. Ushtria serbe pushtoi Hasin deri në Drin, ku zhvilluan beteja te Ura e Vezirit në Tregtan, por më e rëndësishmja është ajo në Vaspas (Qafeqyteti). Pas shpalljes së pavarësisë, Rexh Bajraktari në krye të përfaqësuesve të Hasit shkuan në Vlorë dhe morën kontakte me qeverinë e Ismail Qemalit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore Hasi u pushtua nga Austro-Hungarezët, që populli e njeh me emrin koha e “nemces”. Gjatë pushtimit austriak, Krumë, qendër e Hasit, u bë qendër administrative shumë e madhe, ku u vendosën komanda ushtarake dhe disa institucione të kohës, deri dhe gjykatat krahinore, dhe kishte nën administrim nga Zhuri deri në Tropojë; e gjithë kjo zonë administrohej me qendër Krumën. Nga viti 1918–1921 Hasi u pushtua nga Serbia, që populli e njeh me emrin Serbia e II-të. Në vitin 1921 Serbia u largua në kufijtë e 1913. Krumë u shpall qendër e prefekturës së Kosovës (Drinit), që përfshinte Hasin, Lumën e Tropojën deri në vitin 1925. Krumë u bë qendër e lëvizjes antifeudale dhe kundër qëndrimeve të qeverisë së Tiranës për mbështetjen e politikës jugosllave. Veprimtari të dendur zhvilluan Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të Azem Galicës, Sadik Ramës, Zefi i Vogël, të cilat luftonin për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe bashkimin me Shqipërinë. E rëndësishme qe kryengritja e marsit 1923 kundër Zogut, e cila rrezikoi përmbysjen e pushtetit. Aktivitet të rëndësishëm zhvilluan Riza Cerova, Ali Kelmendi, Zylyftar Veleshnja, Ibrahim Gjakova, Tahir Zajmi etj., që megjithëse mbanin funksione në administratë, mbështetën lëvizjet e masave. Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të vitit 1923, në këtë prefekturë fituan figura si Hoxhë Kadriu, Dr. Fariu, Niman Ferizi dhe Avni Rustemi, që përbënin krahun demokrat. Më 1923 u krijua në Krumë shoqëria arsimore “Shkëlzeni”, e përbërë nga patriotë dhe intelektualë që punonin në këtë prefekturë. Ajo kishte për qëllim edukimin dhe përmirësimin e jetës ekonomike e politike të masave të varfra.

Ja çfar shkruan Niman Ferizi per Hasin:

"N’at kohë Serbët per të fituë kufinin me lumin Drini u perpiqshin me ç’do mëndyrë per të nzjerrë ndonji ngatrres në Shqipnië. Deshten kët me e zbatuë në Pref. e Kosovës, qi âsht mbet me Shqipnin e lirë në Konferencën e Londrës, e qi gjindet ndermjet Kosovës robnesh e Mirditës, qi perbahet prej krahinës Lumë, Has e Malsi e Gjakovës. Në kët kohë Luma e Hasi ishin nën okupasjonin Serb e Malsia e Gjakovës e ndame dysash, se në Gash ishte Ceno Begu si Naçallnik i Serbiës, e un në Krasniqe si Nënprefekt i Shqipniës.

Kët detyrë Serbët j'a ngarkojn Ceno Begut tyne, i cili shkoj në Krumë e i mblodhi parin e Hasit, e mbasi Begu banë sa premtime n'emën t’arkës Beligradit ju thotë pariës qi âsht nevoja qi Pref. e Kosovës të shpallet independent d.m.th. pa pasë lidhje as me Shqipnië as me Serbië (këtu per formë dot’ ishte kryetar Ceno Begu, por nën perde kryetar i vertet dot’ ishte Aleksandrl i Serbiës). Paria e Hasit per gojë të Ram Rexhës i nepë Begut kët pergjigje: Hasi âsht shqiptar, e âsht i pa ndam me vllaznit e Shqipniës, e në qoft se kini ardhë vetem per kët punë veni thembrat kah i kini vuë gishtat, e Cena ngrehë per Gjakovë. (Ram Rexha mbasi u lirue Pref. e Kosovës çohet nga autoritetet e Krumës bashk me Ismail Dedën në Gjakovë per të marrë nji t'ikun, por vritet ditën per djell mun në Gjakovë bashk me shokun, e katilat jo qi nuk nxihen sa per formë, por pa u qitë para asnji gjygji rrinë të lirë edhe sod në Gjakovë)."

Veprimtaria e Hasit në Revolucionin e Nolit, Regjimit Monarkist dhe atij Komunist

Pushka e parë e këtij revolucioni filloi në Krumë, ku forca të udhëhequra nga Bajram Curri më 25.05.1924 pushtuan qendrën e prefekturës, komandën e xhandarmërisë, kaluan në Lumë, Lurë, Dibër, Mat dhe më 10.06.1924 hynë në Tiranë, duke shënuar fitoren e revolucionit. Në dhjetor të vitit 1924 forcat zogiste, të mbështetura nga Serbia dhe bjellogardistët rusë, sulmuan nga të gjitha pikat kufitare dhe pushtuan Tiranën, duke vendosur regjimin 15-vjeçar të Zogut. Menjëherë filloi hakmarrja ndaj kryengritësve, ku në Krumë u burgosën 40 veta, ndërsa Hoxhë Zogu dhe Gjelosh Rama u varën në litar. Në një relacion të datës 29.01.1925, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, shkruhej: “U lajmëroi se gjyqi ushtarak dënoi me vdekje Hoxhë Zogun nga Bytyçi e Gjelosh Ramën nga Nikaj, të përmendurit janë qenë kundërshtarët më të rreptë. Dënimi i tyre u zbatue sot ora 06.30 me litar.” Komandanti i operacionit të veriut, Ceno Kryeziu. Më 29.03.1925 vritet tradhtisht në Dragobi Bajram Curri nga forcat zogiste, i cili varroset në Krumë në gjirin e popullit me të cilin luftoi, ku kufoma e tij është bërë e mundur të transportohej nga bashkëluftëtarët e tij hasianë me krah, duke e sfiduar hapur regjimin e Zogut. Por më vonë Hasit kjo kundërshti ndaj Zogut i kushtoi, pasi Qeveria e Ahmet Zogut, me kërkesën e Bajraktarit të Lumës, Muharrem Bajraktait, duke parë influencën e dobët që kishte Hasi në qeverinë e Zogut, kërkoi të hiqet Prefektura nga Krumë (Hasi) dhe të dërgohej në Bicaj të Lumës, ku dhe shkoi për pak kohë, por më vonë Prefektura u vendos në Kukës dhe kështu Hasi ngeli jashtë vëmendjes së qeverisë së asaj kohe. Gjatë viteve të qeverisë shqiptare të Ahmet Zogut gjendja ekonomike e fshatarëve qe e rënduar, mungesa e tokës bujqësore, thatësira dhe mungesa e vaditjes bëri që fshatarët të vuanin për bukë. Vendin kryesor në prodhim e zinte blegtoria. Vështirësi të mëdha për ekonominë e kësaj zone krijoi edhe mbyllja e kufirit, duke veçuar këtë popull nga tregjet tradicionale të Gjakovës dhe Prizrenit. Fshatarët u detyruan me shumë mundime të zhvillojnë tregtinë në Shkodër. Këto kushte të vështira ia paraqitën Mbretit Zog një përfaqësi e Hasit e kryesuar nga Dem Zenuni dhe duhet pranuar se Mbreti Zog mori në konsideratë kërkesat e paraqitura nga përfaqësia e Hasit dhe për disa kohë hoqi taksat për këtë zonë. Përhapje mori arsimi, pasi u hapën shkollat fillore në shumë fshatra. Me rëndësi ishte hapja e Internatit “Kosova”, ku studiuan bursistë nga Hasi, Luma, Tropoja e sidomos të rinj gjakovarë. Kjo shkollë u bë qendër e rëndësishme e arsimimit dhe edukimit patriotik.

Ja si e paqyrojnë kronikat e kohëse vështërsitë e Hasit:

Me zhvendosjen e qendrës së Prefekturës së Kosovës me 1925 nga Kruma në Kukës, gradualisht filloi dhe zhvendosja e Institucioneve, për pasojë, ai pak aktivitet tregtar po zbehej. Familjet tregtare nëpunësit e administrates dhe banorët e tjerë që kishin ardhur nga Gjakova, Mitrovica, Peja, etj., filluan të levizin disa për ne Shkoder e disa për në Kukës. në qendren e re.

I vetmi Institucion me rëndësi, që gjallonte dhe me aktivitetin e tij e i jepte sadopak peshë zones ngeli shkolla e Krumës, e cila realisht sidomos pas vitit 1928 me kthimin e saj në Internat, e ktheu Krumën edhe për disa dekada në qendren kryesore të arsimit në Prefekturë.

Merite të padiskutueshme për këtë fakt, veç faktorëve të tjera lokal, kanë mësuesit dhe drejtuesit e arsimit që punuan aty. Ata me punën e tyre e kthyen Krumën në qendren e Arsimit në Prefekturës së Kosovës.

II- NJOFTIMI MBI SHFAQJEN E KOMEDISË “AKRABALLEKU” NGA NXËNËSIT E INTERNATIT “KOSOVA”, NË KRUMË TË HASIT NË VITIN 1936

Një dëshmi tjeter interesante na vjen në përfundim të kronikës së korrespondentit i cili na jep një info me shumë rëndësi për nivelin e nxënësve, ai pa e mbyllur shkrimin na bën me dije se në darkë nxënësit interpretuan një komedi, citoj: “Në mbramje, për nder të miqve, nxanësit e Internatit shfaqën Komedinë “Akraballeku”, të Dr. Kristo Flloqit, që i argëtoi mjaft dëgjuesit”.

E dhënë që dëshmon për nivelin e lartë të shkollës dhe nxënësve.

Autori i komedisë, Kristo Floqi (Korçë, 24 tetor 1876 - Tiranë, 1951) ishte avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish, mes tyre dhe i komedinë “Akraballeku”.

- (Do ishte shumë me vend që dhe tani nga Gjimnazi "Skenderbeu" Krume , komedia “Akraballeku” të rikthehej përsëri në skenë nga të rinjtë e Hasit, aty ku dikur e interpretuan nxënësit e Internatit të Krumës në vitin 1936.Një aktivitet i tillë kulturor do ishte një ringjallje e memories historike, e traditës artistike dhe e shpirtit arsimor që ka karakterizuar Hasin ndër breza)

Hasi si gjithe shqiperia pas pushtimit fashiste rroku armet per çlirimin e vendit ne Has u krijua çeta e Hasit dhe me vone dhe bataloni 'Hakmares" ( rrethe muajt qershore u formua çeta e Hasit ne Gjonaj te Hasit te Kosoves me luftetar nga dy anet e teritorit te hasit , dhe ne shtator te vitit 1943 ajo u transferua ne Krume qe çyditrishte njihet si date e formimit te çetes se Hasit) dhe ndoqi pushtuesin dhe matan kufirit gjeografik ne kosove dhe ne Sanxhak deri ne çlirimin e plote te atdheut.

Pas çlirimit te vendit dhe Hasi u angazhua ne rindertimin e vendit, ne Has u ngriten shkolla fillore dhe te mesme dhe mori perparsi te madhe arsimi shume djem hasian u arsimuan ne deget e arsimit, bujqesise , kultures dhe ndertimatarise ,inxhenierise mekanike e elektrike, dhe ne shkollat ushtarake si dhe ne fushen e mjeksise pati shume perparesi dhjetra djem hasian mbaruan shkollat mjeksore qe kontribuan ne shendetin e popullit hasin,nje zhvillim te hovshem mori ne has gjate kohes komuniste bujqesia ku hasi u be hambari kryesore i drithrave te bukes ne shqiperine verilindjes. Por duhet theksuar se dhe regjimi Hoxhiste ndoqi te njejten startegji te ndarjes teritorile lokale duke e lene Hasin ne vartesi te Kukesit padrejtesishte , pasi dhe ne kete kohe regjimi komuniste kishte shume kundershtar te hapur ne kete zone dhe nuk kishte influenc ne qeveri, keshtu qe ne Has mund te themi qe per numer popullsie ka patur numerin me te vogel te intelektualve per shkaqet qe tham me larte pasi bursat nuk jepeshin ne Has, por hasi eshte trajtur si dore e dyte duke ngelur nen infuencat lokale e krahinore te ish rrethit te asaj kohe.

Por duhet theksuar se regjimi komuniste presukutoj shume intekual hasian dhe shtepite me te mira u goditen dhe u ben kolak u denuan dhe u internuan pa te drejte vetem e vetem se nuk mundonin si pushteti , nje rol te madhe per presekutimin e kesaj zone ka ndikuar dhe lidhjet tona zakonore e shpirtrore me pjesn e tjeter te hasit qe ndodhet ne Kosove , keshtu qe pas çlirimit te vendit e deri vone njerzit e kesaj zone jane denuar vetem pse kan patur te aferme ne Kosove. Gjatë regjimit komunist, Hasi, për nga ndarja administrative, ngeli në juridiksionin e Kukësit, ku për shumë vite mbeti ndër zonat më të pazhvilluara. Për këtë zonë pati një trajtim të veçantë, pasi konsiderohej si një zonë që ishte kundër regjimit. Duke pasur të gjitha lidhjet me Kosovën, Hasi nuk e mbështeti regjimin komunist, sepse kërkonte bashkimin e trojeve, pasi e gjithë pjesa kryesore dhe natyrale e Hasit kishte mbetur në ish-Jugosllavi.Edhe pse gjatë Luftës Nacionalçlirimtare Hasi ka dhënë një kontribut të madh, ku djemtë hasianë morën pjesë edhe për çlirimin e Kosovës dhe Hasi dha dhjetëra dëshmorë për çlirimin e Atdheut, ai nuk u pajtua me politikat e kohës. Për këtë arsye, kjo zonë u persekutua.Megjithatë, pas viteve 1960, edhe ndaj Hasit pati një vëmendje më të madhe, me ndërtimin e shkollave, fabrikave dhe punishteve të ndryshme. Çpyllëzimi i disa zonave, hapja e tokave të reja dhe krijimi i NB Krumë bënë të mundur punësimin e popullsisë.Pas vitit 1970, krijimi i qytetit të Krumës hapi një perspektivë më të madhe për Hasin, pasi u hapën edhe shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale, duke krijuar mundësinë e arsimimit të një mase më të madhe të popullsisë.[1]

Por regjimi komunist goditi herë pas here intelektualët më të mirë, për arsye të bindjeve të tyre.

Pas ardhjes së demokracisë, në vitin 1990, Hasi u krijua si rreth më vete dhe mundi të administronte vetë resurset e tij. Tani kjo zonë ka një zhvillim të njëjtë me të gjitha krahinat e tjera të Shqipërisë.Hasianët kanë emigruar, pa harruar kurrë vendlindjen, ku edhe kanë investuar në ndërtimtari dhe në drejtime të tjera.

Kontributet e Hasit gjatë luftës së Kosovës, 1998–1999

Hasi, si gjithmonë, ka qenë mbështetës i popullsisë së Kosovës, e kjo jo për pozitën e vet gjeografike, por se populli i Hasit ka qenë gjithmonë përkrahës i Kosovës, se tek ky popull ka gjetur vetveten. Hasin e bashkon me Kosovën tradita, dialekti, zakonet, doket e gjithçka. Hasi lidhet më shumë se me këdo me Kosovën e popullin e saj, kështu që për periudhën e fundit të luftës Hasi nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm se do të bënte detyrën e tij në ndihmë të vëllezërve kosovarë.

Menjëherë pas demokratizimit të vendit, në vitet ’90, populli i Hasit rifilloi lidhjet tradicionale me Kosovën. Rifilluan lidhjet miqësore, jo vetëm ato të vjetra, por lidhje të reja që ishin ndërprerë dhunshëm në vitet e komunizmit. Hasi u bë trampolinë e kalimit të kufirit të kosovarëve nga Kosova për në Shqipëri e pastaj për në Perëndim e anasjelltas. Këto lëvizje të popullit kosovar, luftëtarët kosovarë patriotë si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Luan Haradinaj, bënë lidhjet e para me patriotë hasianë për ta shfrytëzuar këtë territor si korridorin kryesor të furnizimit të Kosovës me armatime e municione dhe, më në fund, të arrihej qëllimi i përgatitjes së UÇK-së për luftën vendimtare. Si rezultat i kësaj vetëdijeje për lirinë e Kosovës, shumë djem hasianë dhanë jetën duke shoqëruar djemtë kosovarë nga Shqipëria për në Kosovë, që nga viti 1992, kur askush nuk e dinte se në Kosovë po përgatitej një luftë e madhe. Për shoqërimin e këtyre luftëtarëve kosovarë u varën 8 djem të rinj nga Pogajt, Vlahën, Golaj, Kishaj etj.

Populli hasian kurrë nuk ndejti duarkryq për çdo vrasje në kufi të djemve hasianë. Në të njëjtin vend, menjëherë, bashkëluftëtarët e të njëjtin qëllim, me gjithë vështirësitë që ishin, ata i kanë goditur patrullat serbe në çdo vend dhe, sipas vetë deklarimeve të palës serbe në takimet dypalëshe, nga viti 1992 e deri në vitin 1997 janë vrarë mbi 4 dhe janë plagosur 3 ushtarë të tjerë. Si dhe nga policia kufitare e PKK Vlahën, në gusht të vitit 1994, janë kapur robër një patrullë prej 3 kufitarësh serbë, e cila po patrullonte brenda territorit shqiptar, dhe më pas, me marrëveshjen e 2 qeverive, është bërë e mundur dorëzimi i tyre në Vermicë. Këto goditje të patrullave serbe janë bërë nga djemtë hasianë, ish-bashkëluftëtarë të UÇK-së.

Popullsia hasiane ishte e gatshme, pa asnjë shpërblim, që të sakrifikonte për lirinë e Kosovës. Menjëherë pas ardhjes së forcave të UÇK-së në Has, të cilat në fillim u dislokuan në Cahan dhe më pas në Vlahën, Krumë dhe Helshan, të gjithë djemtë e rinj u angazhuan në ndihmë të ushtrisë kosovare dhe në këtë luftë, në ndihmë të Kosovës, direkt në front të luftës kanë dhënë jetën 14 djem hasianë për lirinë e Kosovës.

Kontributi i Hasit për Kosovën nuk ishte vetëm në frontin e luftës, por kur kosovarëve po u rrezikohej ekzistenca dhe barbarët serbë po dëbonin me dhunë nga trojet e tyre shekullore popullsinë civile, hasianët, i madh dhe i vogël, u angazhuan për strehimin e popullsisë kosovare të shpërngulur. Vetëm nëpërmjet VKK Qaf-Prush kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri 57.000 veta, ku të gjithë u strehuan në shtëpitë hasiane. Mendoni që Hasi vetë kishte rreth 21.000 banorë.

Në Has, përgjatë vijës kufitare, u zhvilluan shumë përleshje me armë mes ushtrisë serbe dhe forcave kufitare shqiptare. Megjithë epërsinë numerike dhe në armatime të ushtrisë serbe, ajo nuk arriti asnjëherë që të largonte nga pozicionet e zjarrit policinë kufitare, megjithëse ajo u mundua që të kalonte kufirin dhe të dislokohej në territorin tonë, me qëllim që ta kishte më të lehtë minosjen e vijës kufitare brenda territorit tonë, por policia kufitare, me veprime luftarake, e pengoi atë që të bëhej i mundur dislokimi në territorin tonë. Nga policia dhe forcat e zbulimit shqiptar pati vetëm 6 të plagosur, ndërsa nga pala serbe, të raportuar në takimet dypalëshe, janë vrarë 3 ushtarë serbë, si në rajonin e Qaf-Prushit dhe të Dobrunës, të cilët kishin dalë brenda territorit tonë duke minuar territorin.

Momenti më kulminant për UÇK-në dhe luftëtarët hasianë që ishin të inkuadruar në luftë ka qenë mësymja që u mor kundër ushtrisë serbe për të hapur korridorin nëpërmjet Pashtrikut, ku aty, mes luftëtarëve të Kosovës, kanë marrë pjesë afërsisht direkt në luftë rreth 50 luftëtarë me armë në dorë nga Hasi.

Duhet theksuar këtu se vetëm nga fshati Cahan, ditën e parë të sulmit, kanë qenë direkt në luftë dhe në prapavijë, për furnizimin e luftëtarëve me armatim e municion e ushqime, mbi 30 djem të rinj të fshatit, si rrallë ndonjë fshat në Shqipëri që mund të ketë dhënë ndihmë kaq të madhe për lirinë e Kosovës.

Arkeologjia

Në fillim të shekullit të XIII (1208) krahina në mes Gjakovës dhe Prizrenit, Drinit të Bardhë, Erenikut dhe Valbonës, në dokumentet sllave shënohet si “Patkovo”, emërtim që ruhet edhe një shekull më vonë në Krisovulën e Deçanit në vitin 1330, si dhe në manastirin e Shën Arhangjelit në Prizren më 1348. Brenda këtij territori shtrihej edhe Hasi. Emërtimi Has del në pah në një dokument të vitit 1570. Shumë kronistë të fillimit të shekullit të XVII, në argumentimin e origjinës së Kastriotëve, e përmendin me emrin “Az” apo “Ass” dhe popullin si Askol, që në të vërtetë, nga mungesa e përdorimit të (h), (s) në latinisht, nënkupton emërtimin Has.Në vitet e para të shekullit të XVII Hasi njihej edhe me emrin Shullaa, që në latinisht do të thotë “Vende të thata” e që, për shkak të natyrës së tij, këtë e ka ruajtur edhe në ditët e sotme duke u quajtur Hasi i Thatë. Studiuesi S. Pulaha e lidh emrin e krahinës me “Nahije e Hasseve”, sipas regjistrave kadastralë osmanë të shekullit XV–XVI, që ndaheshin pronat. Këto territore që njiheshin si nahije e Hassejve qenë Rudina, Domeshtici dhe Pashtriku, të cilat, me kalimin e kohës, si prona në vete, u unifikuan duke dhënë emërtimin e sotëm Has. Të dhëna për banorët e Hasit janë disa, por interes paraqet relacioni i Pjetër Mazrekut, arkipeshkv i Tivarit (1586–1637), i cili në vitin 1633 ka shkruar: “Si të kalohet ky mal e ky lum, hyhet në krahinën që gjetiu quhet Shullaa ose Has, në kufij të Serbisë, ky Hasi është banue nga një numër i pakufij shqiptarësh, nënshtetas të turkut”.Po ky arkipeshkv më poshtë shkruan se Hasi përfshin shumë katunde. Asht i banuem prej shqiptarësh.Territori i Hasit është i banuar prej kohësh të lashta dhe ruhen dëshmi e të dhëna arkeologjike që nga eneoliti (epoka e bakrit) (2600–2200) p.e.r. Studimi i kulturës së hershme, në mënyrë të veçantë nga gjurmime dhe eksplorime i vendbanimeve dhe varrezave, është përfituar një material i pasur me përkatësi kohore dhe hapësinore të tilla që hedh dritë mbi formimin e kulturës dhe etnosit ilir. Për studimin e lashtësisë së banimit të kësaj krahine, përveç gjetjeve të rastit në Golaj, Helshan, Fajza e Brrut, janë ndërmarrë edhe ekspedita arkeologjike nga studiues të njohur që kanë ardhur në përfundimin se ky popull i përket Dardanisë së lashtë. Në Has gjenden vendbanime të lashta të fortifikuara, të hapura dhe shpellore.Qendrat arkeologjike të cilat janë studiuar në Has veçojnë: Vendbanimi i Krumës (Ulez) në vitin 1967, ku u eksploruan tetë Tuma (kodërvarre) nga 24 të tilla dhe u gjet një inventar i pasur në qeramikë, armë, stoli dhe mjete metalike që datojnë në periudhën e parë të hekurit, shek. XII–VIII p.e.r. Në vitin (1970–1972) u eksplorua Tuma e Romajës, nekropoli i së cilës dha material të pasur arkeologjik të ngjashëm me atë të Krumës, etj. Në vitin 1987 u eksploruan tre Tuma në Mujaj, ku dhanë material të pakët, por kronologjikisht mirë të përcaktuar si të periudhës së hekurit, kryesisht të shekullit VI–V p.e.r. Tuma të tilla të paeksploruara ka me shumicë në territorin e Hasit, si Golaj, Perollaj, Helshan, Fajza, Tregtan, Brrut, etj. Janë studiuar vendbanime të tilla edhe në Ujz e Rugovë të Hasit.Vendbanimet shpellore kanë përhapje në zonën e lartë të Hasit. E tillë është Shpella e Dajcit, e studiuar në vitin 1985–1987, e cila është banuar që në epokën e bronzit, hekurit e deri në antikën e hershme. Vendbanime të tilla ka në Qytetez, në Dobrunë e Lipavec.Vendbanimet e fortifikuara kanë filluar nga jeta paraqytetare dhe janë vendosur në pika dominuese, duke i ndërtuar me gurë, llaç e gëlqere. Njiheshin nga sllavët me emrin “Gradina” dhe kodrat ku janë vendosur quheshin Gradishta. Autorët antikë i përmendin me emrin CASTELLUM. Të tilla janë vendbanimi i fortifikuar në Gradisht të Ura e Fshejtë, fortifikimi në Gradisht të Madh të Krumës, në lartësinë 928 m, që turqit i dhanë emrin “Hisarllik”, prandaj dhe quhet Kalaja e Hisarit. Fortifikim të tillë kemi edhe në murin e Dajcit, në Kështel, etj. Gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës kemi kala në Kosturr e Pus të Thatë, ndërsa më vonë u ndërtua Kalaja e Lekës (Qafa e Qytetit).Vendbanime të tjera të njohura në këtë rreth janë: Komuna Golaj me fshatrat: Golaj, Nikoliq, Vlahen, Dobrunë, Helshan, Kosturr, Perollaj, Zjeç, Letaj, Qarr, Bardhaj. Komuna Fajza dhe Komuna Gjinaj. Shumë historianë e lidhin vendorigjinën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rrethin e Hasit, ku fisi Mazrreku mendohet se ka lidhje me fisin e Skënderbeut

Vendet turistike të Hasit

Bjeshkët e Krumës

Ofrojnë gjithashtu peizazhe të bukura, ajër të pastër dhe destinacion të favorshëm veror për banorët vendas. Potencialet turistike të zonës përfshijnë: klimë të shëndetshme dhe bukuri natyrore, destinacione pelegrinazhi, kullota të pasura, shpella, si dhe pamje natyrore dhe arkeologjike, ngjitje alpinistike në majë të Qytezës etj. Ngjitja në mal bëhet me makinë nga Cahan-i ose në këmbë e me kafshë nga Kruma

Mali i Pashtrikut

Ky mal legjendar, përpos bukurive të rralla, me luginat, kreshtat e maleve, bimësinë dhe faunën e pasur, si dhe burimin e tij karakteristik, Dragavodin, ka një peizazh mahnitës. Nga maja e këtij mali duken pllajat e bukura të Kosovës dhe qytetet e Gjakovës, Prizrenit, Kukësit e Krumës.

Në majën e këtij mali gjendet një vend pelegrinazhi, i cili është i përvitshëm dhe frekuentohet nga të gjithë banorët e trevave të Kosovës dhe të Hasit, sidomos nga besimtarët e sektit bektashi.

Ky mal është legjendar, sepse nga këtu është nisur edhe lufta për çlirimin e Kosovës në vitet 1997–1999. Në këtë rajon ka shumë lapidarë, ku përkujtohen dëshmorët e lirisë. Çdo pëllëmbë tokë e Pashtrikut është e larë me gjak.

Shpella e Daçit

Shpella e Dajçit (2600 p.e.s.–1200 p.e.s.), rreth 10 km në lindje të Krumës. Kjo shpellë gjendet në lagjen Dajç të fshatit Mujaj. Është një shpellë shumë karakteristike në llojin e vet. Ajo daton që në kohë shumë të lashta. Nga gërmimet arkeologjike të kryera këtu tregojnë se kjo shpellë është banuar që në lashtësi dhe gjithë zona përreth ka tuma të ndryshme.

Në këtë shpellë janë bërë kërkime në vitin 1985–1987 nga arkeologu Muhamet Bela dhe, sipas kërkimeve, kjo shpellë është e banuar që në epokën e bronzit, hekurit e deri në antikën e hershme. Gjatë kërkimeve të këtyre viteve janë zbuluar shpata, thika dhe lloje të ndryshme qeramikash.Si kjo shpellë e ngjashme është dhe një në Qytezën e Dajçit dhe quhet Shpella me Oborr, për të cilën nuk është folur dhe kontrolluar asnjëherë. Në afërsi të kësaj lagjeje, te Fushat e Robit, ndodhen disa tuma të pakontrolluara .

Shpella e Pëllumbave (Shpella e Llapatanavë)

Kjo shpellë ka marrë emrin Shpella e Pëllumbave (ose, në të folmen e Hasit, quhet Shpella e Llapatanavë, sepse aty qëndrojnë shumë pëllumba të egër në dimër dhe në verë). Ajo shtrihet në vargmalin e Pashtrikut, në kufirin mes fshatrave Vlahen, Dobrunë, Nikoliq dhe Greçinë.Ajo shtrihet mes një pylli të dendur dhe një bimësie shumë të rrallë, e cila është shumë e larmishme. Në pranverë, pamja e luleve karakteristike të kësaj zone është një bukuri e veçantë dhe shumë tërheqëse. Kjo zonë vazhdimisht është përdorur si vend ekskursioni turistik nga shkollat e rrethit tonë.Kjo shpellë nuk është e eksploruar nga asnjë njeri deri më sot, të paktën nuk ka të dhëna të tilla. Megjithatë, në pamje të jashtme dhe kur futesh brenda, ajo ka disa karakteristika të veçanta që të joshin të eksplorosh në të..

Pisha e Gjinit

Kjo ka një pamje shumë të bukur, e cila është shumë karakteristike për zonën, sepse e gjithë zona përreth është e zhveshur dhe e mbuluar me shkurre të vogla. Kjo pishë është si kurorë mes tyre dhe fshatit prej mëse një shekulli. Ajo është dhe mes dy burimeve, të cilët janë në mes të fshatit Gjinaj.

Burimet karakteristike

Lumi i Krumës (Vrella)

Në vendin ku buron ky lumë ka një pamje shumë të mahnitshme, por, për shkak të shfrytëzimit të saj për ujë të pijshëm, ajo e ka humbur shumë bukurinë. Por, po të vazhdosh në rrjedhën e saj deri në lumin Drin (Liqeni i Fierzës), ajo ka pamje shumë të bukura, ku përgjatë gjithë rrjedhjes ka shumë pemë dhe veçanërisht arrat e saj karakteristike. Uji i këtij lumi përdoret nga fermerët për vaditjen e tokave bujqësore. Gurra e Domaj

Gurra e Domajve

Është një burim shumë karakteristik me ujë të kristaltë, që akoma dhe sot ruan origjinalitetin e saj, pasi ajo nuk është transformuar si ajo e Krumës.

Gurra e Dodes.

Ky burim i rralle ndodhet ne mes te fshatit Vranisht e Fajza i cili eshte ne mesin e nje pylli te bukur me nje uje shume karkteristik dhe pejsazh shume te bukur .

Legjendat thonë se këto dy burime vijnë nga bjeshkët e Cahanit dhe kanë të njëjtin ujë dhe rrjedhin nga i njëjti burim i nëndheshëm. Për të vërtetuar këtë, dhjetëra vjet më parë, në një shpellë në qendër të Cahanit është hedhur bojë në shpellë dhe kjo bojë ka dalë në Vrellën e Krumës dhe në Gurrën e Domajve.

Ky burim karakteristik, përgjatë gjithë rrjedhjes së tij deri në derdhjen në Drin, shtohet me disa burime të tjera, burime të vogla me ujë shumë karakteristik për pastërtinë e tij.

Lugina e Zahrishit

Kjo luginë krijohet aty ku bashkohen Përroi (Lumi i Vlahenës) dhe Përroi i Rosmanit (Lumi i Rosmanit) dhe vazhdon deri në derdhjen e lumit Drin në Va-Spas. Aty, liqeni i Fierzës, në kuotat e tij më të larta, krijon një peizazh mahnitës, të rrethuar me një kurorë pyjesh shumë të larmishme.

Po kështu, kur ulet niveli i liqenit, aty shfaqet një bukuri e rrallë, me kanionet e bukura që kanë një thellësi nga 4–12 m, ku në mes rrjedh një lumë i vogël që nuk shteron kurrë. Kjo luginë vazhdon deri te fshatrat e Liqenit të Kuq dhe te Kalaja e Lekës, në Va-Spas.

Kullat

Kullat e bukura të Kurpalëve, të Bajraktarit të Hasit, si dhe kullat e tjera në fshatrat Golaj, Kosturr, Krumë etj., i japin një dimension tjetër historisë së lashtë dhe kulturës së pasur të Hasit.

Ndarja administrative

  1. Bashkia e Hasit, me ndarjen e re territoriale, përfshihet në një njësi administrative dhe ka në përbërjen e vet 4 njësi administrative:
    • Njësia Administrative Qendër Krume
    • Njësia Administrative Golaj
    • Njësia Administrative Fajzë
    • Njësia Administrative Gjinaj

Literatura dhe autori i shkrimit:Këto materiale janë mbledhur dhe sistemuar për trevën e Hasit nga Ramiz Cahani. Për përgatitjen e tyre është kryer një studim i gjerë dhe i detajuar, duke shfrytëzuar një sërë dokumentesh, burimesh dhe materialesh studimore të botuara nga studiues të ndryshëm. Të dhënat e këtyre burimeve kan ndihmuar në pasqyrimin sa më të plotë të historisë, traditave dhe veçorive të trevës së Hasit.si me poshtë:

  1. R. Bogdan
  2. Sh. Hoxha
  3. D. Statovci
  4. N.Ferizi
  5. A.Haxhiu
  6. Studime Gjeologjike
  7. Studime Gjeografike
  8. Harta Topografike
  9. Harta Gjeologjike
  10. Gojëdhëna popullore== Shiko edhe ==
  1. ↑ Malaj, Edmond (2017-06-30). "DUKAGJINËT GJATË MESJETËS. SHTRIRJA GJEOGRAFIKE E TROJEVE DHE DISA KARAKTERISTIKA". Studime Historike / Historical Studies. 1 (1). doi:10.61773/sb49q674. ISSN 3005-8481. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)