Sak Faslia

Sak Faslia
1. Sak Faslia, 2. Kolë Bibë Mirakaj, 3. Bajram Gashi, 4. Shaban Basha, 5. Sali Rama
Lindi1885
Vdiq1944
Smilovica, kufiri shqiptaro-malazez
PërkatësiaShqipëria
Njohur përLuftërat kundër forcave malazeze dhe serbe
Betejat / luftëratLufta Shqiptaro-Çetnike
MirënjohjeHero i Kombit (2004)

Sak Faslia (l. 1885Koshutan, Rugova, Pejë – v. 1944 në Smilovica) ishte bajraktar dhe luftëtar shqiptar nga Kosova, i njohur si një ndër prijësit më të dalluar të Rugovës në luftërat kundër forcave malazeze dhe serbe.

Jeta

Sak Faslia u lind në vitin 1885 në fshatin Koshutan të Rugovës. I takonte familjes së Kurtdedajve, e njohur për trimëri dhe bujari që nga shekulli XVIII. Ishte nip i Sali Jahës, bajraktar dhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878).

Ai veproi dhe luftoi përkrah figurave të njohura rugovase si Ker Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha dhe Tahir Coli.

Veprimtaria luftarake

Në vitin 1911, gjatë rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan, Sak Faslia mori pjesë në Lufta e Beranës, ku u dallua si strateg dhe prijës kundër forcave malazeze.

Në vitin 1912, ai udhëhoqi luftëtarët rugovas në Lufta e Moknave, ku forcat malazeze u shpartalluan në zonën e Moknës.

Gjatë periudhës së pushtimit serb të Kosovës dhe deri në Luftën e Dytë Botërore, Sak Faslia vazhdoi rezistencën e armatosur në mbrojtje të kufirit shqiptar.

Lufta e Dytë Botërore

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1941, Rugova u përfshi në Prefekturën e Pejës nën administrimin e protektoratit italian.

1 korrik 1941, në Pejë, Sak Faslia u takua me majorin Kolë Bibë Mirakaj dhe Rexhep Gilanin, të cilët e caktuan si udhëheqës të mbrojtjes së kufirit shqiptaro-malazez.

Ai mori drejtimin e Batalionit "Gramos", ndërsa luftëtarët rugovas u vendosën përgjatë vijës kufitare Morinë – Qafë e Diellit – Qafë e Çakorrit – Mokna – Qafë e Dasmorëve – Smilovicë.

Sak Faslia mori pjesë edhe në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, së bashku me luftëtarë të tjerë shqiptarë si Ali Bajraktari, Selim Shabani, Demë Alia dhe Haxhi Bajraktari.

4 nëntor 1941, ai mori pjesë në mbrojtjen e Pazarit të Ri kundër forcave çetnike, ku u plagos në këmbë por nuk e lëshoi flamurin nga dora.

Vrasja

30 prill 1944, Sak Faslia u plagos për herë të dytë. Pas shërimit u kthye sërish në vijën kufitare.

Ai u vra gjatë një përleshjeje me forcat malazeze në vitin 1944 në Majën e Smilovicës. Sipas bashkëluftëtarëve, fjalët e tij të fundit ishin:

O kadale cërnogora, se s'ti lëshojmë kurrë këto troje, këtu i thonë Rugovë.

U varros në Smilovicë, aty ku ra në luftë.

Nderime

Më 3 qershor 2004, me rastin e 60-vjetorit të vrasjes së tij, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e shpalli Sak Faslinë Hero të Kombit.

Tituj të veprave

Mirënjohjet

Dëftime

2. Akademi përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të rënjes së Sak Faslisë, nën patronatin e Presidentit Rugova