Semetishti
Semetisht
Saimir | |
|---|---|
Fshat | |
Semetisht është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është njohur edhe me emrin Saimir.
Gjeografia
Vendbanimi njihët si fshat me shumë burim uji ku në shumë siperfaqe tokë ka uje i cili del edhe në jo më shumë së dy metra thellesi, kjo mund të shihët fare mirë në disa shtëpi dhe në 'burimin e bardhë' që ka fshati e i cili merr hovë dhe derdhët për mjedis fshati që nga vjeshta e vonë e deri në pranverë, do kisha theksuar këtu së në disa vende e sidomos në Lagjen e Burimit (Vrellaj-të) është gjetë në "SIGE" (gurë gelqerorë mija vjeçarë) varreza me disa trupa të medhenj me shtat dhe gjesendë të ruajtur mirë, kjo mbasë do të inkurajoj njerëzit e në veçanti Kuvendin Komunal në Therandë dhe Drejtorin-Ministrine perkatese për kërkime të reja arkeologjike pikerisht rrëth vendit të lartecekur, mbetët të shihet pas vitit 2014.
Kultura
Në fshat gjindët gjithashtu një xhami e cila daton nga shekulli XIX. Xhamia është propozuar për mbishkrim në listën e monumenteve kulturore të Kosovës. Xhamia e mban emrin e Dior Pashës, që ishte një sundimtar nga Theranda.
Historia
Nga ky fshat vinë edhe njerëzit të famshëm si ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi.[1][2][3] Por gjithashtu tre vellezërit Agron Bytyçi, Mehmet Bytyçi dhe Yll Bytyçi qe ndëruan jetë gjatë luftës se Kosovës në 1999.[4] Vëllezërit Bytyçi ishin anëtarë amerikano-shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,[5] të cilët u vranë nga policia serbe menjëherë pas përfundimit të Luftës së Kosovës, ndërsa ata ishin në paraburgim në Petrovo Sellë, Klladovë, Serbi.[6] Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik 2001 në një varr masiv që përmbante 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ).[7] Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.
Shih dhe këtë
- ↑ "Kosova Sot". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2020. Marrë më 29 korrik 2020.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Telegrafi".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Official Kosovo government site".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Telegrafi.com".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "The New York Times".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Insajderi".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "B92".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
- Fshatra në Kosovë
- Fshatra në Komunën e Therandës
- KO-gjeo-cung
- Faqe me harta