Shqiptarët e Malit të Zi
| Total population | |
|---|---|
| 30,978 (Regjistrimi i vitit 2023)[1] | |
| Regions with significant populations | |
| Ulqin (73.53%) Tuz (62.55%) Guci (34.38%) Plavë (9.43%) Rozhajë (5.07%) | |
| Languages | |
| Shqip (Gegë), Malazezisht | |
| Religion | |
| Myslimanë synitë (shumica, 73.75%) Katolikë romakë (pakica, 26.25%) | |
| Related ethnic groups | |
| Shqiptarët, Arbëreshët, Arbëneshët, Arvanitët, Suljotët |
Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Shqiptarët përbëjnë 4.97% të popullsisë, përkatësisht 30,978 banorë, ndërsa gjuha shqipe është gjuhë amtare e 5.25% të popullsisë, përkatësisht 32,725 banorë. Shqiptarët përbëjnë shumicën në Komunën e Ulqinit (73.53% me 15,078 banorë) dhe në Komunën e Tuzit (62.55% me 8,119 banorë), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë gjendet edhe në Komunën e Tivarit (4.19% me 1,919 banorë), Komunën e Gucisë (34.38% me 1,352 banorë), Komunën e Rozhajës (5.07% me 1,176 banorë) dhe Komunën e Plavës (9.43% me 853 banorë).[2]
Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, institucionit më të lartë të vetëqeverisjes së shqiptarëve në këtë vend.
Popullsia
Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimeve të popullsisë, të organizuara gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, në vitin 1921 folës amtarë të gjuhës shqipe ishin 16,838 banorë (8.45% e popullsisë), ndërsa në vitin 1931 ishin 18,098 banorë (5.03%). Nga viti 1948 deri në vitin 2003, kur regjistrimet u organizuan nga RSF dhe RF e Jugosllavisë, u shtua dhe deklarimi i përkatësisë etnike.
Në vitin 1948 në Mal të Zi jetonin 19,425 shqiptarë (5.15% e popullsisë), 23,460 (5.58%) shqiptarë ishin në vitin 1953, 25,803 (5.47%) në vitin 1961, 35,671 (6.74%) në vitin 1971, 37,735 (6.46%) në vitin 1981, 40,415 (6.57%) në vitin 1991 dhe 31,163 (5.03%) në vitin 2003.[3] Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Mali i Zi në vitin 2011, numri i shqiptarëve ishte 30,439 (ose 4.91% e popullsisë).
Historia
.jpg)
.png)
Shqiptarët në Mal të Zi janë popullsi autoktone. Pas zgjerimit territorial të Malit të Zi drejt territoreve të banuara me shqiptarë në vitin 1878, shqiptarët për herë të parë bëhen shtetas të atij vendi. Shqiptarët që morën shtetësinë malazeze ishin myslimanë dhe katolikë, të cilët jetonin në qytetet e Tivarit të Vjetër dhe Ulqinit me rrethinat e tyre, në bregun e lumit Buna dhe të Liqenit të Shkodrës, si dhe në Triesh.[4]
Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi hynë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë fitoi një pjesë të Malësisë, gjegjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën. Në trevat e Plavës, Gucisë dhe Pejës, autoritetet vendore malazeze kryen në muajt e parë të vitit 1913 krime të rënda ndaj popullsisë shqiptare myslimane.[4]
Me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve pas Luftës së Parë Botërore, shqiptarët në Mal të Zi u diskriminuan dhe u privuan nga të drejtat e tyre. Pozita e shqiptarëve u përmirësua disi në Jugosllavinë e Titos. Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banuar rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre u rrit deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX, numri i shqiptarëve filloi të bjerë si pasojë e migrimeve.[4]
Gjeografia
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit. Komuna e Ulqinit, e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit, është e vetmja komunë ku shqiptarët janë shumicë (71% e popullsisë). Shqiptarët janë shumicë edhe në Malësi (ku bën pjesë Trieshi, Hoti, Gruda dhe Koja), sot pjesë e territorit të Komunës urbane të Tuzit, njësi e Komunës së Podgoricës, e cila vazhdimisht kërkon që të fitojë statusin e komunës, por pa sukses.[5] Gjithashtu, një numër i madh i shqiptarëve jeton në trevat: Plavë e Guci (Komuna e Plavës, 19%), Tivar e Krajë (Komuna e Tivarit, 6%) dhe Rozhajë (Komuna e Rozhajës, 5%).
Vendbanimi më i madh shqiptar është Ulqini, i ndjekur nga Tuzi.
Kultura

Kulturalisht, shqiptarët në Mal të Zi janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore dhe gjuha, janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe atyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Gjuha
Shqiptarët e Malit të Zi flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, gjegjësisht variantin veriperëndimor të tij. Sipas censusit të vitit 2011, në Mal të Zi jetojnë 32,671 folës amtarë të gjuhës shqipe (ose 5.27% e popullsisë).[6]
Sipas nenit 13 të Kushtetutës së Malit të Zi, gjuha shqipe (së bashku me gjuhët serbe, boshnjake dhe kroate) është gjuhë në përdorim zyrtar, e njohur zyrtarisht si gjuhë minoritare.[7]
Feja
Sipas përkatësisë fetare, shumica e shqiptarëve në Mal të Zi janë myslimanë (73.13%), ndërsa pjesa tjetër janë katolikë (26.13%).[6] Megjithëse janë të ndarë në dy besime fetare, rrallëherë ka pasur konkurrencë apo grindje ndërmjet shqiptarëve të Malit të Zi për këtë temë.
Shqiptarët myslimanë janë të përhapur në të gjitha territoret me popullsi shqiptare, kurse katolikët janë më shumë të përqendruar në Malësi, në Shestan dhe në fshatrat afër lumit Buna. Shqiptarët e Ulqinit, Tivarit, Plavës dhe Rozhajës janë kryesisht myslimanë, ndërsa shqiptarët e Podgoricës (gjegjësisht Malësisë) janë kryesisht katolikë.
Jeta fetare e shqiptarëve myslimanë organizohet nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, e cila përfshin të gjithë territorin e Malit të Zi. Aty, përveç shqiptarëve, bëjnë pjesë edhe pakicat e tjera myslimane.[8] Shqiptarët katolikë i përkasin Kryedioqezës së Tivarit, e cila përfshin të gjithë territorin e Malit të Zi përveç Bokës së Kotorit. Në këtë kryedioqezë, përveç shumicës së anëtarëve shqiptarë, përfshihet edhe një numër i vogël i sllavëve ortodoksë. Kryeipeshkvi aktual, Rrok Gjonlleshaj, është shqiptar etnik.[9]
| Komuna | Shqiptarë | ||
|---|---|---|---|
| Gjithsej | Myslimanë | Katolikë | |
| Ulqin | 14,076 | 12,313 | 1,704 |
| Podgoricë | 9,538 | 3,521 | 5,929 |
| Tivar | 2,515 | 2,451 | 46 |
| Plavë | 2,475 | 2,344 | 108 |
| Rozhajë | 1,158 | 1,157 | 1 |
Arsimi
Qeveria e Malit të Zi mundëson arsimimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa nga viti 2004 ekziston dhe dega e mësuesisë në gjuhën shqipe në Universitetin e Malit të Zi.[4]
Arsimi fillor në gjuhën shqipe realizohet në 12 shkolla fillore: nga 4 në Ulqin e Tuz, 2 në Plavë e nga 1 në Tivar e Rozhajë. Arsimi i mesëm në gjuhën shqipe realizohet në Gjimnazin e Tuzit, Shkollën e Mesme të Kombinuar "Beqo Bashiq" në Plavë, Shkollën e Mesme të Kombinuar "Vëllazërim-Bashkim" në Ulqin, si dhe në gjimnazin privat "Drita" në Ulqin.[10]
Ekonomia
Ekonomia e zonave të banuara me shqiptarë është kryesisht e pazhvilluar, me përjashtim të zonës së Ulqinit e cila ka si burim kryesor turizmin. Si pasojë e ngërçit ekonomik në këto zona (por edhe në shumicën e territorit të Malit të Zi), emigrimi shihet si mundësia e vetme për një jetë më të mirë. Mendohet se në SHBA jetojnë më shumë shqiptarë me origjinë nga Malësia sesa në vetë Malësi.[11]
Megjithatë, sipas raporteve të viteve 2011–2012, shqiptarët mbeten një nga pakicat që përballet me më shumë probleme social-ekonomike në Mal të Zi. Problemi më serioz në zonat e tyre mbetet papunësia e lartë (madje edhe në vendbanimet në afërsi të kryeqytetit, siç është Tuzi), e cila vjen si pasojë e diskriminimit në tregun e punës, veçanërisht në sektorin publik, ku vetëm 2.8% e të punësuarve janë shqiptarë.[9]
Politika
Shqiptarët në Mal të Zi vuajnë nga një fragmentim i theksuar politik, fakt që dëshmohet nga numri i madh i partive nacionale shqiptare krahasuar me madhësinë e popullsisë.[12] Partia e parë politike e krijuar nga shqiptarët e këtij vendi është Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e themeluar nga Mehmet Bardhi në vitin 1990.
Shumica e shqiptarëve mbështesin integrimin e vendit në BE dhe kanë pasur pikëpamje historike anti-jugosllave. Gjatë referendumit të vitit 2006 në Komunën e Ulqinit, ku shqiptarët në atë kohë përbënin mbi 72% të popullsisë, 88.50% e votuesve votuan pro pavarësisë së Malit të Zi. Në përgjithësi, ishte pikërisht vota e pakicës shqiptare dhe asaj boshnjake ajo që i dha vendit shkëputjen përfundimtare nga Jugosllavia.[9]
Nga viti 2008 vepron edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, institucioni më i lartë i vetëqeverisjes së shqiptarëve në këtë vend. Kryetari aktual i KKSH-së është Genci Nimanbegu.
Shqiptarë të famshëm nga Mali i Zi
- Ali Syla Perashi, i burgosur politik
- Mujo Ulqinaku
- Mehmet Beci, komandant i ushtrisë për mbrojtjen e Ulqinit
- Gjergj Stres Balsha
- Rexhep Qosja
- Cafo Beg Ulqini
- Adnan Çirgiq, linguist
- Senad Dresheviq, kompozitor
- Baca Kurti Gjokaj, nacionalist
- Enver Gjokaj, aktor amerikano-shqiptar
- Sherif Kajosheviq, partizan
- Qazim Lekiq, partizan
- Mahmut Lekiq, partizan
- Ded Gjo Luli, kryengritës
- Nikollë Nikprelaj, këngëtar
- Ardian Gjokaj, futbollist
- Hajro Ulqinaku, shkrimtar
- Genc Prelvukaj, këngëtar
- Mario Dedivanoviq, make-up artist
- Albert Stanaj, këngëtar
- Aferdita Dreshaj, modele
- Mark Gjonaj, politikan
- Naim Flamuri, historian
- Sami Flamuri, studiues
Shih edhe
Galeria
Vendbanimet me Shqiptarë, 1910.
Vendbanimet me Shqiptarë, 1953.
Vendbanimet me Shqiptarë, 1961.
Vendbanimet me Shqiptarë, 1971.
Vendbanimet me Shqiptarë, 1981.
Vendbanimet me Shqiptarë, 1991.
Vendbanimet me Shqiptarë, 2003.- Vendbanimet me Shqiptarë, 2011.
Zonat e banuara me Shqiptarë, 2011.
Referime
- ↑ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Mal të Zi 2023" (PDF). Monstat. Marrë më 15 tetor 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Stanovništvo Crne Gore prema nacionalnoj odnosno etničkoj pripadnosti, vjeri, maternjem jeziku i jeziku kojim se uobičajeno govori" [Popullsia e Malit të Zi sipas përkatësisë kombëtare ose etnike, fesë, gjuhës amtare dhe gjuhës që përdoret zakonisht] (PDF). Monstat (në serbisht). Podgoricë. 15 tetor 2024. Marrë më 10 prill 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Popisi stanovništva u Crnoj Gori (nacionalna pripadnost) Arkivuar 13 maj 2011 tek Wayback Machine – madeinmontenegro.com
- 1 2 3 4 Istorijski Leksikon Crne Gore, Grup autorësh, Daily press: Podgoricë, 2006 ISBN 86-7706-169-X
- ↑ Partitë Shqiptare Kërkojnë Referendum për Komunën e Tuzit Arkivuar 11 shtator 2013 tek Wayback Machine – gazetajnk.com
- 1 2 Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori – monstat.org
- ↑ KUSHETUTA E MALIT TË ZI Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine – minmanj.gov.me
- ↑ Bieber, Florian (2003). Montenegro in Transition – Problems of Identity and Statehood. Baden-Baden, Germany: Nomos Verlagsgesellschaft. ISBN 978-3-8329-0072-4.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 The Minority Report: Jobless Ethnic Albanians “Let Down by the State” :: Balkan Insight
- ↑ DRUGI IZVJEŠTAJ CRNE GORE O SPROVOĐENJU EVROPSKE POVELJE O REGIONALNIM I MANJINSKIM JEZICIMA Arkivuar 31 janar 2017 tek Wayback Machine – mmp.gov.me
- ↑ Plava dhe Ulqini prinë për nga numri i popullsisë jashta vendit – malesia.org
- ↑ Partitë shqiptare përçanë elektoratin – malesia.org

.svg.png)