Skifteraj
Skifteraj është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë.[1] Para vitit 1999 fshati njihej edhe me emrin Gjylekar. Themelusi i fshatit eshte Qorr Osmani. Nga tregime të ndryshme të më të moshuarëve të këtij fshati, thuhet se origjina rrjedh nga fisi Gash i Gurit që ndodhet ne veri te Shqipërisë, me konkretisht në Tropojë. Banorët e këtij fshati janë të njohur si kultivues të bujqësisë ndër më të mëdhenjtë ne rajonin e Anamoravës.
Demografia
Në përgjithësi, banorët e fshatit merren me bujqësi, me theks të veçantë në kultivimin e shalqirit, i cili përbën një nga veprimtaritë kryesore ekonomike të zonës. Gjithashtu, funksionon ambulanca e fshatit me personel shëndetësor, duke ofruar shërbime bazë për banorët.
Pothuajse e gjithë popullsia e fshatit i përket besimit islam, ndërsa një numër i vogël familjesh janë të besimit katolik. Harmonia dhe respekti ndërmjet banorëve kanë qenë gjithmonë vlerë dalluese e këtij komuniteti.
Fshati karakterizohet edhe nga jeta e tij fetare dhe kulturore. Në të ndodhen dy xhami, të cilat ndër vite kanë qenë qendra të rëndësishme të edukimit, besimit dhe unitetit të banorëve. Një vend të veçantë zë Xhamia e Vjetër, e ndërtuar në vitin 1832, e cila vazhdon të jetë ekzistuese edhe sot. Kjo xhami ka qenë për gati dy shekuj në shërbim të popullit, duke ruajtur identitetin fetar dhe kombëtar të banorëve. Ajo nuk ka qenë vetëm vend adhurimi, por edhe vatër edukimi, ndërgjegjësimi dhe formimi të brezave të tërë, nga gjiri i së cilës kanë dalë trima, luftëtarë dhe burra që i kanë shërbyer vendit sa herë që e ka kërkuar nevoja.
Në aspektin arsimor, fshati ka shkollën e vet, Sh.F.M.U. “Kenan Halimi”, e cila përfshin arsimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe nivelin parashkollor. Shkolla numëron rreth 230 nxënës dhe luan rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Historia
Të parët e fshatarëve i përkasin fisit Gashi dhe fillimisht janë vendosur në Malësinë e Gjakovës. Konsullata austro-hungareze në Beograd raportoi se forcat serbe në shkurt 1913 masakruan pothuajse të gjithë banorët shqiptarë të fshatit.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, imam i kësaj xhamie ishte Hoxhë Jonuz Zejnullahu, i cili u rreshtua në mbrojtje të atdheut dhe e flijoi jetën për lirinë e vendit, duke rënë dëshmor. Emri dhe sakrifica e tij mbeten pjesë e historisë dhe krenarisë së fshatit, si shembull i lidhjes së ngushtë mes besimit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj popullit.
Shih dhe këtë
Burimet
Lidhje të jashtme
Ballanca | Begunca | Binça | Budrika e Epërme | Buzoviku | Çifllaku | Debelldehu | Devaja | Drobeshi | Gërmova | Godeni | Gushica | Skifteraj | Kabashi | Letnica | Lubishti | Mjaku | Novosella | Podgorca | Pozharani | Radivojca | Ramjani | Ramnishti | Remniku | Sadovina e Çerkezëve | Sadovina e Jerlive | Sllatina e Epërme | Sllatina e Poshtme | Smira | Stublla e Epërme | Stublla e Poshtme | Shasharja | Tërpeza | Tërsteniku | Vërbani | Vërnakolla | Vërnezi | Zhitia