Sohodolli

Sohodolli
Noimage.png
Hyrja në Sohodoll nga rruga kombëtare "Peshkopi-Kukës"

Sohodolli është një fshat në komunën e Kastriotit rreth 6,2 km nga qyteti i Peshkopisë. Afërsia me qytetin dhe rruga e asfaltuar i kanë dhënë zhvillim fshatit dhe gjithë zonës. Me vënien në funksion të rrugës së Arbrit, e cila lidh Peshkopinë me Tiranën, fshati u bë i aksesueshëm edhe nga turistët vendas dhe të huaj.

Fshati ndahet ne dy njësi: Sohodoll i Madh dhe Sohodoll i Vogël.

Gjeografia

Jashtë zonave të banuara, ndërmjet Sohodollit dhe fshatit Brest i sipërm, gjendet Liqeni Artificial i Sohodollit.

Demografia

Me një popullsi prej rreth 900 banorësh Sohodolli është një ndër fshatrat më të mëdhenj të qarkut të Dibrës.

Ekonomia

Fshati ka infrastrukturë të mirë dhe ofron shumë facilitete të jetës së përditshme: një shkollë fillore, një qendër shëndetësore ambulante, dy dyqane ushqimore, një bar kafe, një qendër sportive, dhe dy bujtina.

Historia

Shkolla e Sohodollit u krijua ne vitin 1916. Arsimimi i mesëm mundësohet nga Gjimnazi "Gjergj Kastrioti" në fshatin Kastriot, njëkohësisht edhe qendër e komunës Kastriot.

Shih dhe këtë

Lidhje të jashtme


Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.