Sqepuri
Sqepuri |
|---|
Sqepuri është një fshat në Rrethin e Beratit në Shqipëri.
Gjeografia
Sqepuri është një fshat i vogël që ndodhet në pjesën juglindore të komunës Kutalli. Ky fshat është kodrinor. Pranë këtij fshati kalon rruga Fier - Berat. Gjithashtu në këtë fshat ndodhet edhe një rezervuar i vogël i cili, si shumë rezervuarë të vegjël, deri disa vite më parë furnizohej nga rezervuari i Goriçanit.
Demografia
Përbëhet nga disa familje, që mund të jenë rreth 100 edhe prej një popullsi rreth 300 banorë.Shumica e tyre kanë migruar ose imigruar në vitet 90-të si shumica dërrmuese e popullsisë Shqiptare. Nje nga fshatrat e pakta me popullsi kryesisht arumune ne shqiperi.
Ekonomia
Ekonomia e fshatit bazohet kryesisht në bujqësi edhe veprimtari frutore, ku vend të rëndësishëm zë kultivimi i ullinjve. Një degë tjetër është edhe blegtoria.
Historia
Gjatë luftës antifashiste nacional-clirimtare shumë familje nga sqepuri moren pjesë me armë në dorë për clirimin e vendit ku gjatë luftimeve të përgjakshme dha jetën dhe dëshmori i fshatit Vasil Bixheku. Në fshatin Sqepur 98 perqind e popullsis janë vllehë (çoban) të cilet po kështu janë dhe te besimit të krishter orthodoks.
Arsimi
Fshati sqepur ka një shkollë fillore me vetëm dy klasa. Sqepuri nuk ka një shkollë të mesme. Nxënësit e këtij fshati e vazhdojnë atë në shkollën e mesme në Kutalli.
Referime
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |