Stançiqi

Stançiq
Stanaj
Fshat

Stançiqi është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Stanaj.[1] Fshati është pranë burimit të Lumit të Karadakut. I themeluar 250 vjet më parë nga familja e Dabajve, ai është i shpërndarë në lagje sipas familjeve.

Historia

Etimologjia Toponimet

Stançiqi fshat i komunës së Gjilanit meriton të vihet në spikamë, sepse është topik toponim që për rrënjë ka fjalën shqipe stan dhe prapashtesat -(ç)iq. [2] Ai shtrihet në lindje të Moravës, 27 kilometra larg qytetit te Gjilanit, i banuar me popullatë etnike shqiptare. Fjala stan, që sipas disave ka prejardhje sllave, shënon objekte për kafshë, që ndërtohen kryesisht jashtë fshati. Serbet të shumtën i quajnë trla, kurse shqiptarët stane. Për këtë rrënjë fjale ka edhe dijetarë të tjerë që mendojnë ndryshe. Filologu serb Milivoj Pavloviç, duke bërë fjalë për vendbanimet Stan, Stance dhe Katun (fjalë Trako-Rumune) në Serbi jugore, thotë se janë emërtime të vjetra dhe i merr për ilire (Pavlović, 1968: 319). Ngjashëm me këtë shprehet historiani dhe gjuhëtari habsburg Konstandin Jireçek, i cili thotë se këto fjalë të fushës blegtorale të ruajtura deri sot janë fjalë të protoshqipes (iliro-shqipes) [3]. Toponimet: Arat te Stani, Arat e rrafshit, Tupani (ka të bëjë me pyellin), Arat e boshnjakut etj.


Shih dhe këtë

Personalitetet

  • Adem Stançiqi, tribun popullor, pjesëmarrës në lëvizjen kombëtare kundër pushtuesve të huaj, deputet i popullit
  • Mulla Hamid Imeri - 1880-1959, hoxha i parë i fshatit
  • Prof. Dr. Nazmi Maliqi - profesor universitar në Shkup
  • Haxhi Gani Arifi kontribues ne xhamin e stanqiqit (afarist) me vendbanim ne Shkup 1931-2017
  • Ajet Ajeti - kirurg
  • Naser Azemi- Deshmor i UCK-se[4]
  • Avdi Milazim Mustafa Stançiç-Haracine, Deshmor i UCK-se ne luften e 2001 ne Maqedoni
  • Rahim Azemi, prof.Sci.
  • Mehmetali Azemi, pediater - specialist Ismet Haziri boksier
  • Emin Azemi, botues i Gazetes Fakti, Shkup
  • Enver Stanqiqi-Toplan, Kampioni i xhudos
  • Imran Haziri, Asambleist i Kuvendit Komunal Gjilan.

Burimet

  1. Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 155. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  2. B.Kryeziu, fq. 528 AKTET, Vol. III, Nr 4
  3. (Konstandin Jireček, 1922: 195)
  4. Naser Azemi

Lidhje të jashtme