Sulejman Demollari
Sulejman Demollari lindi më 15 maj të vitit 1964, është futbollist shqiptar, figurë e shquar e sportit shqiptar, Mjeshtër i Merituar i Sportit.
Demollari ishte futbollisti më popullor në Shqipëri i dekadës së 1980-1990. Në moshën 19-vjeçare u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të vitit dhe iu dha titulli, “Mjeshtër Sporti”. Është fitues disa herë i anketës së “10 sportistëve më të mirë të vitit”. Ai është “ylli” i futbollit shqiptar, modeli i futbollistit dhe i sportistit, i cili radhitet krahas figurave të mëdha të futbollit shqiptar, si: Loro Boriçi, Zihni Gjinali, Refik Resmja, Qemal Vogli, Panajot Pano etj.
Kategoritë:
- Artikuj të cunguar
- Biografi
- Lindje 1964
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë nga Tirana
- Futbollistë shqiptarë
- Trajnerë të kombëtares së Shqipërisë
- Futbollistë në KS Dinamo Tirana
- Trajnerë shqiptarë futbolli
- Trajnerë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Superliga Greke