Sulmi i parë në Prekaz

Sulmi i Parë në Prekaz
Pjesë e Kryengritja në Kosovë (1995–1998)
Data22 janar – 23 janar 1998
Vendi
Prekaz, RF e Jugosllavisë
(Kosova e sotme)
Rezultati Fitore e UÇK-së
Ndërluftuesit
Federal Republic of Yugoslavia Jugosllavia Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Komandantët dhe udhëheqësit
  • Federal Republic of Yugoslavia I panjohun
Shaban Jashari
Hamëz Jashari
Ilaz Kodra
Njësitë e përfshira
Federal Republic of Yugoslavia Ushtria Jugosllave
Policia e Serbisë
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Fuqia
Federal Republic of Yugoslavia I panjohun 22 janar: Disa luftëtarë
23 janar: Disa luftëtarë e mijëra përkrahës të Adem Jasharit
Viktimat dhe humbjet
Të panjohur Asnji
Shqipëria Dy fëmijë të familjes Jashari të plagosun prej policisë serbe

Sulmi i Parë mbi Prekazin ndodhi më 22 e 23 janar 1998 gjatë kryengritjes në Kosovë, kur Ushtria Jugosllave dhe Policia e Serbisë sulmun kompleksin e familjes Jashari në Prekaz të Poshtëm, Kosovë. Qëllimi i sulmit ishte arrestimi i njanit prej themeluesve të UÇK-së, Adem Jasharit, mbas akuzimit të tij për terrorizëm në mungesë bashkë me disa persona tjerë, në një gjyq të kritikueshëm pse s’i përmbahej standardeve ndërkombtare.[1]

Adem Jashari s’ishte i pranishëm gjatë sulmit dhe policia u tërhoq mbas rezistencës së burrave brenda kompleksit më 22 janar. Nji ditë ma vonë, policia bani edhe një tentim tjetër, por u zmbraps prej mijëra përkrahësve të Adem Jasharit që zbritën në fshat.

Sulmi u pasu prej një sulmi ma të madh disa muaj ma vonë, më 5 mars 1998, ku u vranë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, dhe gati gjashtëdhjetë persona të tjerë, shumë prej tyne gra, fëmijë e të moshuem.

Sfondi

Adem e Hamëz Jashari ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një grup i armatosun i shqiptarëve të Kosovës që synonte pavarësinë e Kosovës prej Jugosllavisë. Adem Jashari ishte përgjegjës për organizimin e formacionit të parë të armatosun politik në Skenderaj, në 1991.[2]

Më 30 dhjetor 1991, gjatë asaj që sot quhet periudha paraluftarake, një konvoj i madh forcash jugosllave, me mjete të blindueme dhe helikopterë, rrethoi kompleksin e familjes Jashari në fshatin Prekaz. Mbas vrasjes së katër pjesëtarëve të autoriteteve jugosllave dhe ardhjes së një turme shqiptarësh të armatosun e të paarmatosun në fshat, forcat jugosllave u tërhoqën dhe shpallën zonën si zonë të ndalueme.[3][4][5]

Sulmi

Me qëllim që me arrestue komandantin e UÇK-së Adem Jasharin për vrasjen e një polici serb, forcat serbe sulmun kompleksin e Jasharëve në Prekaz të Poshtëm më 22 janar 1998 në ora 5:20 të mëngjesit.[6][7]

Të nesërmen, më 23 janar, policia dhe ushtria banë një tjetër tentim për me sulmue fshatin. Gjatë këtij sulmi të dytë, një turmë prej mijëra shqiptarësh që përkrahnin Adem Jasharin hynë në fshat në mbrojtje të kompleksit. Mas kësaj, forcat jugosllave u tërhoqën prej Prekazit të Poshtëm.[8]

Gjatë sulmit, Jasharëve iu dolën në ndihmë shokë e fqinjë që hynë në fshat prej pyjeve.[9] UÇK-ja dhe familja Jashari s’patën të vdekun, sepse shumë prej tyne ishin fshehë në pyje.[10][11]

Mbas sulmit, Ministria e Brendshme serbe deklaroi se sulmi kishte qenë nji përleshje me armë ndërmjet bandave lokale.[7]

Pasojat

Mbas dështimit të forcave jugosllave me kapë Adem Jasharin për herë të dytë, ato ndërmorën një sulm shumë ma të madh prej 5 deri më 7 mars, ku u vranë 59 persona, përfshi 28 gra e fëmijë, dhe të paktën tre vetë u ekzekutuen pa gjyq. Sulmi u kritikue ashpër prej organizatave të të drejtave të njeriut si përdorim i forcës së teprueme. Sipas Amnesty International, sulmi ishte i qëllimshëm për me i vra të gjithë të dyshuarit bashkë me familjet e tyne, në vend se me i arrestue apo neutralizue.[12]

Referime

  1. ↑ name=":0">"HUMANITARIAN LAW VIOLATIONS IN KOSOVO" (PDF). Human Rights Watch. 10 (9): 18. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ "ICTY/ LIMAJ, Fatmir/ Judgement, ICTY/ BALA, Haradin/ Judgement, ICTY/ MUSLIU, Isak/ Judgement". sim.law.uu.nl. 30 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ Bartrop, Paul R. (2016-01-18). Bosnian Genocide: The Essential Reference Guide (në anglisht). Bloomsbury Publishing USA. ISBN 978-1-4408-3869-9.
  4. ↑ Bartrop, Paul R.; Jacobs, Steven Leonard (2014-12-17). Modern Genocide: The Definitive Resource and Document Collection [4 volumes] (në anglisht). Bloomsbury Publishing USA. ISBN 979-8-216-11854-1.
  5. ↑ Mijajlovic, Mihajlo S.; Anicic, Djordje S. (2022-01-28). Shooting Down the Stealth Fighter: Eyewitness Accounts from Those Who Were There (në anglisht). Air World. ISBN 978-1-5267-8043-0.
  6. ↑ Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 142. ISBN 9780810874831. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura ":0"
  8. ↑ Bosnian Genocide: The Essential Reference Guide. ABC-CLIO. 2016. fq. 105. ISBN 9781440838699. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ↑ Krasniqi, Vjollca. "Between History and Memory: The Jashari Family Memorial in Prekaz (Kosovo)" (PDF). Cultures of History Forum. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ↑ Xharra, Jeta. "Witness to Violence: Photojournalist Recalls Decades of Documenting Kosovo's Turbulent Times". Balkan Insight. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ↑ Intercultural Education: Kosovo Stories of Struggle and Resilience. Vernon Art and Science Incorporated. 2020. fq. 47. ISBN 9781648890772. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ↑ Krieger, Heike (2001). The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974–1999. Cambridge University Press. fq. 96. ISBN 0-521-80071-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)