Surja el-Imran

Për ta lexuar tërë suren shih Suretu Ali Imran në Wikibooks

Sureja Al Imran (arab. آل عمران‎, Sūratu Āli 'Imrān, "Familja e Imranit") është surja e tretë e radhitur në Kur'an dhe ka 200 ajete. Është pjesë e sureve medinase dhe merr emrin nga familja e Imranit, që përmendet në ajetin e 33.

Përbërja

Imrani në Islam çmohet si i ati i Merjemes. Kjo sure i kushtohet familjes së tij të përbërë nga vetë Imrani, Hannah, Merjemja dhe Isai.

Fillimi i ajetit të parë

Së bashku me Suretu el-Bekare, Suretu el-Ankebutë, Suretu er-Rrum, Suretu Llokman dhe Suretu es-Sexhde, kjo është një nga suret kuranore që fillojnë ajetin e parë vetëm me tri shkronja:

الم

(Elif Lam Mim), kuptimi i saktë i të cilave nuk dihet, por që komentuesit e shumtë të Kur'anit japin mendime të ndryshme ose të ngjashme.