Sylejman Selimi

Sylejman Selimi (i lindur më 25 Shtator 1970)
ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Drenicës gjatë Luftës në Kosovës. Pas luftës, në vitin 2009 ai u emërua Gjeneral-Lejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), dhe në vitin 2011 u largua nga kjo pozitë. Selimi u dënua nga gjykatat e Kosovës për krime lufte, me akuzën e torturimit të burgosurve civil në kampin e UÇK-së në Likovc. Ai mori një dënim me 7 vite burg dhe u la i lirë me kusht në janar 2019.

Sylejman Selimi
Lindi25 Shtator 1970
Përkatësia Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) (1998–1999)

Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1999–2009)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) (2009–2011)
Vitet e shërbimit1991 – 2011
GradaKomandant i Përgjithshëm i UÇK-së (1998–1999)

Zëvendës Komandant i TMK-së (2000–2006)

Komandant në TMK (2006–2009)

Gjeneral-Lejtënant i FSK–së (2009–2011)
Betejat / luftëratLufta e Kosovës (1998–1999)

Jeta Personale

Sylejman Selimi lindi më 25 Shtator 1970 në fshatin Açarevë të Drenicës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e Klinës dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë në Mitrovicë të Kosovës.

Karriera Ushtarake

  • 1991 - 1997: Rekrutimi i qelizave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
  • 1998 : Komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës
  • 1998 - 1999: Komandant i përgjithshëm i UÇK-së
  • 1999 - 2000: Komandant i Gardës së Kosovës
  • 2000 - 2006: Zëvendës komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
  • 2006 - 2009: Komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
  • 2009 - 2011: Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Historia

Para Forcës së Sigurisë së Kosovës, Selimi ishte komandant i paraardhësit të saj, Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Më 19 dhjetor 2008, Selimi u emërua komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Gjatë Kryengritjes në Kosovë dhe Luftës së Kosovës, ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatës paraushtarake shqiptare që kërkoi ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) gjatë viteve 1990 dhe krijimin përfundimtar të një Shqipërie të Madhe.