Tërnac

Tërnac
Trimor, Tërrnafc, Tërnavc
Fshat
Popullsia
  Total
650 banorë
Targat02

Tërnac është një vendbanim në komunën e Skënderajt, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Trimor.

Gjeografia

Tërnaci është fshat që ndodhet në regjionin e Mitrovicës, përkatësisht në verilindje të komunës së Skenderajt, fare pranë magjistrales Mitrovicë–Pejë dhe është rrugë lidhëse gjithashtu në mes të Mitrovicës dhe Kosovës Qendrore (Skenderaj, Drenas, Klinë). Lartësia mbidetare në Tërnac varion nga 620 m deri në 827 m dhe ka një sipërfaqe prej 6,192,434.07 m².[1]

Kultura

Veçoritë gjeografike si relievi, përroskat, malet, fushat, rrugë lidhja në mes qyteteve (magjistralja Mitrovicë–Pejë), kompleksi memorial, hoteli dhe restoranti e bëjnë që të jetë një vend atraktiv për banorët dhe turistët.

Historia

Ky fshat mendohet të jetë i vjetër nga shekulli XIV, këtë e dëshmojnë sidomos vjetërsia e varrezave. Shumica e popullatës së këtij fshati kanë origjinë nga fisi “Berishë e Kuqe”, ashtu si edhe disa fshatra të tjera. Kuçi, së bashku me fisin Hoti dhe fisin Kelmendi, sipas të gjitha burimeve të shkruara ekzistuese, janë paraqitur qysh gjatë shekujve XIV–XV, dmth janë ndër fiset më të vjetra shqiptare.

Në Drenicë të këtij fisi janë edhe banorët e fshatrave: Abri, Prekaz, Klinë, Murgë, Galicë, Duboc. Lagjja Qarku në Rakinicë, lagjja Demaku në Tërstenik dhe lagjja Rubovci në Vasilevë. Një pjesë e Tërdecit (lagjja Halilaj me origjinë nga Abria e Epërme) dhe lagjja Curri, që janë po ashtu nga Abria e Epërme nga lagjja Deliu. Po ashtu, lagjja Ferizaj në Mikushnicë janë me origjinë nga fisi Kuçi, i cili edhe sot respektohet dhe nuk bëhen martesa brenda tij. Ky fis shquhet për trimëri dhe është njëri ndër fiset më të forta.

Origjina e këtij fisi është nga fisi Berishë (nëndegë e tij), ku janë shpërngulur në Malësinë e Mbishkodrës, tani në territorin malazez, por që dikur ishte e banuar me shqiptarë të cilët u shpërngulën në Kosovë, Kroaci dhe disa janë ende në Malin e Zi.

Shih dhe këtë

Burimet

  1. (Të dhëna nga Agjensioni Kadastral i Kosovës)

Lidhje të jashtme

  • Skenderaj