Udha e shkronjave

Udha e shkronjave
Arkivi i filmit
Titulli shqip Udha e shkronjave
Origjinali Udha e shkronjave
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1978
Gjuha origjinale Shqip
Për moshën ≥12
Ekipi realizues
Regjia Vladimir Prifti
Skenari Peçi Dado Vladimir Prifti
Autori Dhimitër Shuteriqi
Muzika e filmit Kujtim Laro
Kameramani Pali Kuke
Drejtori artistik Besnik Kaltanji
Prodhuesi i filmit:TVSH Televizioni Shqiptare
Aktorë kryesorë
Sandër Prosi
Bujar Lako
Ndrekë Luca

Udha e shkronjave është një film artistik televiziv shqiptar, prodhim i vitit 1978 i Radio Televizionit Shqiptar (RTVSH).

Regjisor i filmit është Vladimir Prifti, me skenar të Peçi Dados dhe Vladimir Priftit sipas tregimit të Dhimitër Shuteriqit, " Buka dhe thika" si dhe muzika nga Kujtim Laro.

Interpretojne:

Fabula

Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.