Universitetet e Moçme
Universitete të Moçme (en: ancient universities) është një cilësim për shtatë universitete të themeluara në mesjetë në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë.[1] Katër nga këto universitete janë të vendosura në Skoci, dy në Angli, dhe një në Irlandë. Universitetet e Moçme të Britanisë dhe Irlandës janë midis universiteteve më të vjetra në botë.
Universitetet
Lista e Universiteteve të Moçme të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, të renditura sipas datës së themelimit:
| Themeluar | Institucioni | Mbretëria | Vendndodhja | Shënim |
|---|---|---|---|---|
| 1096 | Universiteti i Oksfordit |
Mbretëria e Anglisë | Oksford, Angli | Mësimet e para në Oksford u dhanë qysh në vitin 1096, por Universiteti filloi të zhvillohej në mënyrë të vrullshme pas 1167-ës, kur mbreti Henry II i ndaloi studentët Anglez nga frekuentimi i Universitetit të Parisit.[2] |
| 1209 | Universiteti i Kembrixhit |
Mbretëria e Anglisë |
Kembrixh, Angli | Themeluar nga dijetarë të Universitetit të Oksfordit, që u larguan nga Oksfordi pas ekzekutimit të padrejtë të dy studentëve në 1209. |
| 1413 | Universiteti i Shën Andreut | Mbretëria e Skocisë | Shën Andre, Skoci | Themeluar me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1413. |
| 1451 | Universiteti i Glasgout | Mbretëria e Skocisë |
Glasgou, Skoci | Themeluar me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1451. |
| 1495 | Universiteti i Aberdinit | Mbretëria e Skocisë |
Aberdeen, Skoci | Kolegji Mbretëror u themelua me Urdhër të Papës së Romës në vitin 1495, ndërsa Kolegji Marischal në 1593; të dy kolegjet u bashkuan në 1860. |
| 1582 | Universiteti i Edinburgut | Mbretëria e Skocisë | Edinburg, Skoci | Themeluar me Dekret Mbretëror të Mbretit James VI të Skocisë; konsiderohet si Universiteti i parë me prejardhje civile. |
| 1592 | Universiteti i Dublinit | Mbretëria e Irlandës | Dublin, Irlandë | Themeluar me Dekret Mbretëror të Mbretëreshës Elizabeth I të Anglisë. |
Burim i të dhënave
- ↑ "Radcliffe dean to lead historic university in Scotland". Ukinusa.fco.gov.uk. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2020. Marrë më 2012-02-17.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ A brief history of the University of Oxford Arkivuar 11 prill 2008 tek Wayback Machine, Oxford University





