Vojsava Balshaj
| Vojsava Balshaj |
|---|
Vojsava Balshaj (serbisht: Воисава Балшић Voisava Balshiq) ishte një princeshë shqiptare dhe anëtare e derës së Balshajve, si dhe Princeshë e Arbërisë nëpërmjet bashkëshortit të saj, Karl Topisë .
Jeta
Vojsava ishte bija e vetme e Balshës I, sundimtar në Shqipërinë e Veriut dhe Malin e Zi, me titullin Princi i Zentës. Identiteti i nënës së saj mbetet i panjohur, dhe detajet rreth jetës së saj të hershme janë të pakta. Ajo kishte tre vëllezër, Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshën II. Rreth vitit 1370, ajo martoi Karl Topinë, Princin e Arbërisë.
Edhe pse ishte martuar me motrën e tyre, vëllezërit Balshaj e quanin Karl Topinë si kundërshtar të tyre, e kështu i shpallën luftë disa herë. Në mosmarrëveshjet midis Topiajve dhe Balshajve, bie në sy, si përleshja më e gjakshme Beteja e Savrës, ku Karli, me mbështetjen e forcave osmane të Sulltan Muratit I, mundi dhe vrau Balshën II.
Në vitin 1388, bashkëshorti i Vojsavës, Karl Topia, ndërroi jetë, dhe u varros në Manastirin e Gjon Vladimirit. Biri i tyre i vetëm, Gjergj Topia, u bë trashëgimtari i Karlit. Pas vetëm 4 vite në pushtet, Gjergji vdiq pa fëmijë, dhe zotërimet e Topiajve u përfshin nga lufta midis pasardhëses së zgjedhur të Gjergjit, motrës e tij Helena, dhe djalit jashtëmartesor të Karlit, Niketa Topia. Sa për Vojsavën, nuk dihet se kur ndërroi jetë.
Familja
Vojsava martoi Karl Topinë rreth vitit 1370, dhe çifti do të kishin tri fëmijë.
- Gjergj Topia (sundoi rreth 1388 - 1392), Princi i Arbërisë dhe Princi i Durrësit, martoi Teodora Brankoviqin.
- Helena Topia (sundoi rreth 1388 - 1403), Princesha e Krujës, martoi kontin venedikas Marko Barbarixhon, më pas martoi Kostandin Balshën, Princi i Krujës dhe kushëriri saj
- Vojsava Topia, martoi Isak Kursakion, patricien në Durrës, më pas martoi Progon Dukagjinin, Princi i Lezhës
Literatura
- Hopf, Karl (1873). Chroniques Gréco-Romaines inédites ou peu connues
- Elsie, Robert (2003). Early Albania A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries
- Rojas Molina, Grabiela (2022). Decoding Debate in the Venetian Senate Short Stories of Crisis and Response on Albania (1392-1402)
- Rudolf Künker, Fritz (2008). The De Wit Collection of Medieval Coins Künker Auktion 137 - The De Wit Collection of Medieval Coins, 1000 Years of European Coinage, Part III: England, Ireland, Scotland, Spain, Portugal, Italy, Balkan, the Middle East, Crusader States, Jetons und Weights.
- Stair Sainty, Guy (2018). The Constantinian Order of Saint George and the Angeli, Farnese and Bourbon families which governed it.
- E. Jacques, Edwin (2009). The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present - Volume 1
- Akademia e Shkencave e Shqipërisë; K. Prifti; Xh. Gjeçovi; M. Korkuti; G. Shpuza; S. Anamali; K. Biçoku; F. Duka; S. Islami; S. Naçi; F. Prendi; S. Pulaha; P. Xhufi (2002). Historia e Popullit Shqiptar