Vrinë

Vrina

Vrina është një fshat në komunën Xarrë në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.

Gjeografia

Nga veriu fshati Vrinë kufizohet me Ksamilin, nga jugu me kufirin grek, nga lindja me fshatin Xarrën dhe nga perëndimi me Detin Jon.

Toponimet të fshatit Vrinë:[1]

  • Çipa – kodër, në J.
  • Kalvor/i – kodër, në J.
  • Kanal i Butrintit - kanal, në V.
  • Klish’ e Shënëllisë - në VL.
  • Kucura – ara, në JP.
  • Kukë/a - brinjë kodre.
  • Kulla e Alush Takës - kullë 2 katëshe, në qendër.
  • Lum i Pavlit - lum i vjetër, në J.
  • Llap/a - vurk (moçal), sot tokë buke, në VP.
  • Mali Horafe – mal, në J.
  • Mal i Shënkollit - rrëzë e malit Shënkollit, në J.
  • Mandillo/ua - kodër e lartë, në JP.
  • Mirë/a – burim, në J.
  • Pill i Kukos - pyll në Stillo me shqope, vidha etj., në J.
  • Pill i Shënëlliut - sot ara, në VL.
  • Plesha/t – ara, në JP.
  • Prroj i Kucurave – përrua, në J.
  • Prroj i Marajt - përrua në malin e Stillos, në JP.
  • Stillo/ua - mali dhe kepi i Stillos, në JP.
  • Shënëll/u - kodër me pyll, ara, në VL.
  • Udha e Kafshëve - udha ku kalojnë bagëtitë për kullotë.

Demografia

Familjet në fshatin Vrinë:[2]

Bibe, Birbili, Buqi, Dervishi, Hoxha, Korro, Rumani, Luli, Mara, Mata, Musai, Mustafai, Qejvani, Taka, Voca, Xhaferi, Zerva (Kristo Zerva, ardhur nga Lunxhëria), etj.

Shih edhe

Burimet

  1. ↑ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 138. Tregoi: Abaz Taka, 50 vjeç, nga Konispoli, me banim në Vrinë. 1970.
  2. ↑ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 138.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.