Xhamia e Fatihut

Xhamia e Fatihut
Xhamia e Fatihut (2015)
LlojiArkitekture
VendndodhjaDurrës, Durrës, Shqipëri
Koordinatat41°18′40″N 19°26′45″E / 41.311153°N 19.445794°E / 41.311153; 19.445794
NdërtuarShek. XVI
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar1886, 10.06.1973
Nr. i referencësDR028
TipologjiaXhami
Xhamia e Fatihut ndodhet në Shqipëria
Xhamia e Fatihut
Xhamia e Fatihut në hartë

Xhamia e Fatihut (turqisht: Fatih Camii), e njohur edhe si Xhamia e vogël ose Xhamia e vjetër është një xhami në qytetin bregdetar të Durrësit, Shqipëri.

Xhamia Fatih është ndërtuar mes viteve 1502–1503 dhe është emërtuar sipas pushtuesit të Konstandinopojës, sulltan Mehmet Fatihut. Sipas disa historive lokale greke mendohet se xhamia është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike. Shumë nga këto histori janë krijuar pas mbylles së ndërtesave të kultit në regjimin totalitar Komunist, në Shqipëri. Mungesa e studimeve të mirëfillta arkeologjike për të gjithë zonën ka lënë hapësirë interpretimeve të shumta.

Arkitektura e Xhamisë Fatih

Xhamia e Fatihut mori statusin monument i trashëgimisë kulturore në vitin 1973. Restaurimi i sotcem është bere pas vitëve 90. Ndërtesa është e orientuar nga Qabeja, dhe në strukturën e brëndshme ndërthuret me mure më të vjetra se vetë ndërtimi i Xhamisë. Disa nga këto mure ngjasojnë me fortikimin Bizantin të vonshëm, me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e kluasonazhit i takojnë shek. XIII- XIV. Çatia e Xhamisë, 16x25 metra, është një kryevepër e mjeshtërisë lokale, ndryshe nga shumë xhami të tjera të ndërtuara me kupola metalike të parafabrikuara. Dhoma e brëndshme ku ndodhet Mihrabi, Minberi, dhe këndi i leximit, mbulohet nga mure të vizatuara me tekste kuranore. E gjithë kjo hapësirë mbulohet nga çatia e cila qëndron mbi një kolonë të vetme qëndrore. Bashkimi i çatisë së gjërë, me dru, me këtë kolonë është vepër e përsosmërisë ndërtimore në Shqipërinë e peridhës Osmane. Studiuesi Aleksandër Meksi, do e konsiderojë këtë të vecantë të ndërtimit të kësaj Xhamie, për të shprehur se kjo ishte një ndër arsyet përse nuk u shemb tërësisht gjatë regjimit totalitar komunist.

Minarja e Xhamisë Vogël asnjëher nuk ka qenë origjinalja, sepse qe në 1501, deri vone, ne 1700, merrej shenjester nga anije venedikase kur tregtia nuk shkonte sic duhej.[1] Kulla prapa murit, Kulla Incirli (siç quhet në harta Osmane), ka pasur peme te medha fiku, qe te kamuflonte minaren në kohën osmane.

Administrimi

Xhamia e Fatihut është një nga xhamitë më të vjetra të vendit tonë, ndërsa sot shfrytëzohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSh). Në këtë xhami shërbyen persona të shumtë, ndër më të përmendurit është Myftiu i Durrësit gjatë Luftës Dytë Botërore, Mustafa Varoshi[2]. Sot, emrin e tij e mbart shkolla, medrese përkrah Xhamisë Fatihut.[3]

Shiko edhe

Lidhje të jashtëme

Referimet

  1. shih shenimet e Injac Zamputi. Dokumente të shek. XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë
  2. Mustafa Varoshi
  3. medrese