Xhamia e Muradies
| Xhamia e Plumbit/Muradies | |
|---|---|
![]() | |
| Lloji | Arkitekturë |
| Vendndodhja | Vlorë, Shqipëri |
| Koordinatat | 40°29′11″N 19°29′29″E / 40.486423°N 19.491391°E |
| Ndërtuar | në shek XVI |
| Arkitekti | Arkitekt Sinani (nuk dihet) |
| Stili arkitekturor | Osman i hershëm |
| Organi drejtues | DRKK Vlorë |
| Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Kriteret | I |
| Nr. i referencës | VL109 |
| Tipologjia | Vendstrehim |
![]() Xhamia e Muradies në hartë | |
Xhamia e Plumbit, e cila nga fillimshekulli XX u njoh si Xhamia e Muradies ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, ne zonën arkeologjike A, pranë Sheshit te Flamurit.[1]
Historia
Xhamia e Muradies është e ndërtuar nga vitet '40 të shekullit XVI, për datën dhe emrin e themeluesit mund të bëhen vetëm hamendësime, meqenëse nuk ruhet asnjë mbishkrim i cilitdo lloji. Emri i ndërtesës dëshmon për një sulltan Murad. E ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt Sinanit në Stamboll.[2]
Arkitektura

Ndërtimi përbëhet nga një kubé shqueshëm të lartë, me përmasa prej 11,20m në të gjitha anët. Masoneria është ekzekutuar me një punim të hijshëm shtresash të ndërkëmbyera gurësh dhe tullash: dy shtresa tullash t (C) holla poshtë dhe lart secilës shtresë bloqesh guri gëlqeror të punuar me hijeshi, me një ngjyrë jeshile në gri. Qoshet e kësaj pjese të ndërtesës janë të frruara.[2]
Një tambur dymbëdhjetëfaqesh ngrihet prej kësaj pjese të ulët. Tambura ndahet nga trupi i xhamisë përmes një përvijimi kornishe. Dymbëdhjetëkëndëshi vijon mbi vetë tamburin dhe e fsheh pjesërisht përkuljen e kubesë. Një kornishë e dytë e ndaj prej pjesës së poshtme të strukturës. Kjo formohet prej gurësh të thyer, të cilët mbulohen me një shtresë suvaje për të përftuar një sipërfaqe të lëmuar. Trajtimi i zonës së ndërmjetme midis kubesë dhe katrorit është tipik për fazën e hershme të arkitekturës osmane.[2]
Secili prej mureve të xhamisë, përpos atij të hyrjes, përmban pesë dritare të vendosura sipas një rendi të caktuar. Dy dritaret e poshtme i kanë humbur kornizat origjinale dhe duken shpërpjestueshëm të mëdha. Dritaret e sipërme janë më të vogla dhe më në baraspeshë me përmasat e ndërtesës. Kubeja mbështetet në katër trompa parabolike në formë pjepri.[2]
Dikur ka pasur një hajat,[2] nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë.
_3.jpg)
Ajo përbëhet nga salla kubike, që është salla e faljeve, si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tri radhë për çdo faqe. Në pjesën jugore të sallës gjendet mihrabi. Kalimi në tamburin dymbëdhjetëfaqesh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe në qoshe. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tërë perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve në nivelin e fillimit të trompave të qosheve.
Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë të skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes së gurëve në muret e xhamisë.
Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla të vendosura në mënyrë të rregullt: dy rreshta gurësh të gdhendur që këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri, që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të, tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos iu përmbajtur formave të vjetra të saj.
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- 1 2 3 4 5 Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 416–421. ISBN 9789290632429.
_2.jpg)
